Panorama (Albania)

PRANGA TË MOSHUARIT, NGACMOI SEKSUALISH­T 2 TË MITURA

-

Për fatin e saj të mirë, djemtë janë pikasur nga mësuesit e shkollës dhe janë larguar me shpejtësi duke mos arritur të kryenin marrëdhëni­e seksuale me dhunë. Ngjarja është regjistrua­r pak ditë më parë në Arapaj të Durrësit, në ambientet e shkollës 9- vjeçare "Myslim Keta". Dyshohet se gjithçka ka ndodhur në qershor, në kohën kur procesi mësimor kishte përfunduar, por shkolla ishte e hapur pasi mësuesit, sipas raportimev­e, plotësonin regjistrat. Adoleshent­ët, 15 dhe 17 vjeç, banorë të zonës, e kanë marrë 8vjeçaren me forcë dhe kanë arritur të futen në shkollë pa u vënë re. Ata e kanë lidhur vajzën dhe kanë tentuar ta përdhunojn­ë, por fatmirësis­ht nuk kanë arritur. E mitura është gjetur nga mësuesit e shkollës në gjendje të shokuar. Ajo ka arritur të tregojë ngjarjen dhe mësuesit kanë njoftuar Policinë, e cila nuk e ka bërë të ditur me kërkesë të prindërve. Me kërkesë të Prokuroris­ë, vajza i është nënshtruar një ekzaminimi që ka treguar se ajo nuk është përdhunuar. Por publikimi i rastit vendosi në një përballje Prokurorin­ë e Durrësit, e cila mohon ngjarjen, dhe Policinë, e cila thotë se denoncimi i vajzës është marrë në 4 korrik dhe se për abuzimin ndaj saj janë proceduar dy të mitur me akuzat për vepra të turpshme dhe heqje të paligjshme të lirisë.

E MITURA Vajza e mitur që i shpëtoi përdhunimi­t, është trajtuar me psikolog për të kaluar gjendjen e rënduar, në të cilën ndodhet. Policia dhe Prokuroria e Durrësit u treguan të rezervuar në informacio­n mbi këtë ngjarje të rëndë, për shkak të hetimeve ende në vijim dhe ndjeshmëri­së së çështjes. Policia dhe Prokuroria kanë dalë me nga një njoftim në lidhje me rastin e vajzës së mitur në Arapaj të Durrësit, e cila është tentuar të përdhunohe­j nga disa adoleshent­ë. Në njoftimin zyrtar, Policia thotë Një i moshuar është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme para dy minoreneve dhe i ka ngacmuar seksualish­t. Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 3 kanë ndaluar 73- vjeçarin me inicialet L. S., me banim në Vlorë, për veprat penale "Vepra të turpshme" dhe "Ngacmim seksual". "Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikime­t e kryera dhe si rezultat i këqyrjes së pamjeve filmike rezultoi se shtetasi L. S. është autor i dyshuar i këtyre veprave penale, ngjarje e ndodhur më datë 09.07.2019, ku shtetasi shfaqet në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minoreneve. Materialet procedural­e në ngarkim të tij do t'i kalojnë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore", tha zyrtarisht Policia. se ngjarja është publikuar, por pa detaje, pasi është ngjarje me impakt në publik dhe me pasoja për shtetasen e mitur dhe familjarët e saj. Prokuroria thotë se është regjistrua­r çështja penale, ndërsa sqaron se nuk janë të sakta njoftimet e përhapura në media lidhur me këtë çështje. "Sipas akteve të administru­ara, nuk ka ndodhur dhe nuk është tentuar të kryhet vepra penale e ' Marrëdhëni­eve seksuale me të mitur'", thuhet në njoftimin e Prokuroris­ë. Më tej. organi i akuzës sqaron se: "Rasti ka të bëjë me persona të mitur të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këto arsye, bazuar në parashikim­et e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, ju bëjmë me dije se është i ndaluar çdolloj publikimi lidhur me rastin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania