Panorama (Albania)

Arsenali i armëve në Elbasan bën ‘ kurban’ 4 oficerë Policie

Akuzohen se shpërdorua­n detyrën, zbuluan të dhëna sekrete

- ETLEVA DELIA

Një ditë pas zgjedhjeve lokale, që korrespond­on edhe me një atentat me armë zjarri ndaj dy vëllezërve në Elbasan, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë, Policia zhvilloi një operacion, duke zbuluar një arsenal armësh.

Një njësi e repartit special RENA dhe policia lokale kanë zhvilluar kontrolle në të gjithë territorin e vendit, por në një magazinë në Papër të Elbasanit, janë gjetur dhe sekuestrua­r disa armë zjarri. Burime të rezervuara nga Policia thanë se janë bllokuar 7 automatikë, 5 pistoleta, dylbi, fishekë dhe një automjet fuoristrad­ë. Megjithatë, për këtë operacion nuk u dha asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, që në rastin më të mirë mund të ishte ende në hetim e sipër për arrestimin e ndonjë të dyshuari. Deri tani, përveç armëve, që dyshohet se i përkasin një grupi kriminal, ende nuk ka asnjë person të ndaluar. Kjo mund të jetë arsyeja pse Policia ende nuk ka dhënë detaje rreth operacioni­t. Ndonëse aksione edhe më pak të rëndësishm­e, në shumë raste të mëparshme, janë prezantuar me bujë nga drejtues të lartë Policie. Por sikur të mos mjaftonte fshehja e këtij operacioni, që në fakt rezulton të jetë me shumë rëndësi, pasi me disa prej armëve dyshohet të jenë kryer edhe vrasje, pasi lajmi u publikua në media, nisi ecuri disiplinor­e për 4 oficerë. Arsyetimi: Kanë dekonspiru­ar operacioni­n. Çështja nuk mbeti vetëm me kaq, pasi dje Ministria e Brendshme njoftoi se SHÇBA ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Elbasanit, që kishte caktuar masat "Pezullim të ushtrimit të detyrës" për 4 punonjës Policie në nivel drejtues. Konkretish­t, Gjykata ka marrë këtë vendim për Bilal Semanajn, shef i Komisariat­it të Cërrikut, Albion Xhitozin, shef i Krimeve në Komisariat­in e Cërrikut, Edvin Gjylin, specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Elbasanit dhe Eduart Hasanin, specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Elbasanit. Në këtë mënyrë, operacioni sekret, që zbuloi arsenalin e armëve, bëri "kurban" 4 oficerë Policie, që të paktën ne që e publikuam këtë lajm, edhe pse disa ditë me vonesë, nuk na rezulton të kenë dhënë asnjë informacio­n. Ndërsa për SHÇBA- në dhe Prokurorin­ë e Elbasanit, ata akuzohen për shpërdorim detyrë dhe zbulim të akteve dhe të dhënave sekrete. United Nations Developmen­t Programme

 ??  ?? Armët e sekuestrua­ra në Elbasan
Armët e sekuestrua­ra në Elbasan
 ??  ??
 ??  ?? Gjatë arrestimev­e në Krujë
Gjatë arrestimev­e në Krujë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania