Panorama (Albania)

Kultivonin kanabis në fshatrat e Krujës, arrestohen 7 persona

-

Policia ka finalizuar dje një tjetër operacion antikanabi­s, të koduar "Ndëshkimi 2", duke vënë në pranga 7 persona për "Kultivim të bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit". Operacioni është zhvilluar në disa zona të Krujës dhe përveç asgjësimit të disa bimëve kanabis sativa, është sekuestrua­r edhe një pistoletë pa leje. Aksioni është zhvilluar nga shërbimet e Komisariat­it të Policisë Krujë, në bashkëpuni­m me Shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit, si dhe Forcën e Posaçme Operaciona­le, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krujës. Operacioni i djeshëm është vazhdim i atij të disa ditëve më parë që u kodua "Ndëshkimi", si rezultat i të cilit u arrestuan dhe ndaluan 9 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër. Pas një hetimi 2- mujor me metoda speciale hetimi, Komisariat­i i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokuroris­ë, në funksion të procedimit penal, prill 2019 bënë të mundur ekzekutimi­n e masave të sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpuni­m dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" për 6 persona, si dhe një tjetër u ndalua po për të njëjtën vepër penale. Personat, ndaj të cilëve ishte caktuar masë sigurimi në mungesë nga Gjykata e Krujës, janë shtetasit me iniciale: T. K., 27 vjeç, I. D., 27 vjeç, S. D., 28 vjeç, E. D., 23 vjeç, B. D., 38 vjeç dhe A. D., 17 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barkanesh të rrethit Krujë. Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit B. D., 19 vjeç, me banim në Krujë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". Ndërsa për një shtetase, Gjykata vendosi masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje". Këta persona dyshohet se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në territorin e fshatit Barkanesh, Zgerdhesh, Kurçaj, të rrethit Krujë, ku në peri

PERSONA

u arrestuan dje për kultivim kanabisi në Krujë gjatë operacioni­t të koduar "Ndëshkimi 2", pasi dyshohet se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në territorin e fshatit Barkanesh, Zgerdhesh, Kurçaj, të Krujës, ku në periudha të ndryshme janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë udha të ndryshme janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara bimë narkotike, kanabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit T. K., Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania