Panorama (Albania)

Kthehem në Shqipëri për projektin e veçantë, jeta ime në Itali mes famës së vajzës dhe planit për fëmijë tjetër

-

Pas gati një dekade që balerini me karrierë të spikatur në Itali, Ilir Shaqiri, fluturonte çdo javë drejt Tiranës për të kryesuar jurinë e “Dancing with the stars”, ai do të rikthehet në shtator për një workshop të kualitetit të lartë. Për projektin e veçantë, famën e vajzës Emily Shaqiri dhe planit për të zgjeruar familjen me aktoren italiane Emanuela Marini, Iliri flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Në shtator do të kthehesh në Tiranë për një workshop kërcimi. Çfarë është ky projekt që të bën të vish në vendin e lindjes pas "Dancing with the stars”?

Angazhimi im, përveç organizimi­t, është ai i formimit të një klase workshop- i nga datat 2 deri në 8 shtator, me një koreografi firmata Ilir, që pjesëmarrë­sit do kërcejnë në natën finale, e cila do të mbahet tek Amfiteatri i Liqenit me shumë numra të tjerë baleti. Jam i lumtur që kthehem me një projekt të tillë në Tiranë, pikërisht aty ku jam formuar si balerin.

Ndërkohë të shohim shumë aktiv në turet me vajzën tuaj, Emily. Si është marrëdhëni­a juaj dhe si e menaxhon ajo famën që ka arritur si adoleshent­e në Itali?

Suksesi i Emily është frut i pasionit, punës dhe sakrificës. Ajo i dedikon shumë kohë baletit, recitimit dhe këngës, përndryshe nuk do të kishte fituar një provim të tillë për serial siç është “Miracle Tunes”, një produkt televiziv botëror, i nisur në Japoni me shumë sukses dhe tani Europian që transmetoh­et njëkohësis­ht në Itali, Gjermani, Angli, Spanjë, Francë e së shpejti në Greqi. Do jem shumë i lumtur kur një ditë të jetë dhe në një TV shqiptar. Emily është për momentin në tour në Itali me “Miracle Tunes”, ku qindra e mijëra fansa e lakmojnë dhe e ndjekin në “Facebook” tek Emily Shaqiri Ufficiale dhe këto janë frytet e një pune konstante. Vetëm duke punuar mundet që një ditë të realizosh ëndrrat. Përndryshe do të mbeten vetëm të tilla.

Je babai liberal apo ai fanatik për të? Dhe, duke qenë se e njeh botën e televizion­it italian, ka diçka që të tremb në të ardhmen e saj si star në Itali?

Jam baba liberal albanez. ( Qesh) Sigurisht që Emily ka lirinë e saj, por kjo ndodh brenda kufijve të mi.

Në planet e martesës suaj me aktoren italiane Emanuela Morini, a është dhe një fëmijë i dytë?

Një djalë Shaqiri do të ishte perfekt. Jemi në përgatitje e sipër të diskutimev­e dhe pas fjalëve do fillojnë punimet.

Një familje artistesh si ju, me çfarë vështirësi­sh përballet në jetën e përditshme?

Vështirësi­të në jetë i ka si artisti, ashtu dhe muratori. Rëndësi ka që ta duash punën që bën dhe të jesh artist në shpirt. Atëherë çdo gjë të duket më e lehtë dhe e bukur kur e realizon. Sekreti i suksesit është të mos dorëzohesh kurrë, sidomos kur jeton në një botë pa frena siç është ajo jashtë Shqipërisë.

Më cilët balerinë shqiptarë në Itali ke miqësi dhe si mund ta përshkruas­h shoqërinë e hershme me Kledi Kadiun?

Shoqëria ime me kolegët është vërtet unike. Kemi shumë konfidencë dhe feeling sa herë takohemi apo dëgjohemi, si për botën e baletit dhe për temat e ditës. Jo për gjë kemi krijuar grupin në “WhatsApp”, ku zihemi e kritikojmë njëri- tjetrin pa doreza çdo ditë. Jemi vërtet grup i fortë balerinësh në botë dhe çdo ditë përpiqemi të kemi kokën lart për punën që bëjmë. Me Kledin, sigurisht në të kaluarën më ka lidhur shumë puna dhe akoma kemi raste që kërcejmë bashkë. Herën e fundit në qershor, në Maddalena Sardenja, për një show ku na thërrasin çdo vit. Çunat e baletit shqiptar janë talente botërorë si: Hektor Budlla, Dorian Grori, Bernard Shehu, Gentian Doda, Olti Shaqiri, Rezart Stafa, Brigel Gjoka, Marlon Dino etj.. Të gjithë balerinë me bagazh të veçantë artistik dhe supermodes­të.

Nëse do ta lije Italinë për të nisur jetë të re në Shqipëri, nga do ta filloje?

Jeta ime tashmë është në Itali, ndonëse e kam dhe e ndjek me zemër Shqipërinë në çdo hap të saj. Më vjen shumë keq kur pamjet e asaj që kisha ëndërruar të shikoja një ditë janë akoma shumë larg prej asaj që duhet të ishin mbas 30 vitesh demokraci. Por një gjë dua ta them: sikur shqiptarët që jetuan në Shqipëri këto 30 vitet e fundit të kishin bërë dhe menduar për të siç bënë gjithë ata shqiptarë që morën rrugët e botës dhe u përpoqën për të nga larg, gjërat sot do të ishin ndryshe.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania