Panorama (Albania)

Çfarë fshihet pas pushimeve të mia prej milionerej­e në çdo cep të botës dhe miqësisë speciale me Philipp Plein

-

Rovena Domi, Miss- i që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri, me përfaqësim­in e vendit në “Queen of the World 2010”, që u mbajt në Nurburgrin­g të Gjermanisë para disa vitesh, po çudit rrjetet sociale me pushimet e luksit që bën. Modelja që shëtit botën, pasi ka marrë ofertë për të luajtur si aktore në kinema, tregon për miqësitë e rangut të lartë, ku veçohet ajo me stilistin me famë botërore Philipp Plein dhe të dashurën e tij. Për pushimet e fundit në Santorini, jetën prej milionerej­e ku s’ka lënë vend të hartës pa shkelur dhe dashurinë stabël, edhe pse jeta e saj është në lëvizje, i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Të shohim që poston foto të bukura nga ishujt e Greqisë. Pse zgjodhe këtë destinacio­n, duke qenë se shpesh të shohim që shëtit Italinë?

Këtë verë zgjodha një nga ishujt e Greqisë, Santorinin, pasi vendet e tjera i kisha vizituar dhe doja të shijoja bukuritë e këtij ishulli.

Një ish- Miss që vetëm udhëton dhe lundron në luks. Si arrite ta bësh realitet jetën e ëndërruar të argëtimit?

Faleminder­it për vlerësimin. ( qesh) Sikurse e kam cituar dhe herë të tjera, është niveli i jetesës që kam pasur gjithnjë. E jetoj në mënyrën që e shoh më të përshtatsh­me për veten.

Shpesh të kemi parë të shoqërohes­h me stilistin e famshëm Philipp Plein, dhe të dashurën e tij. Çfarë ju lidh bashkë dhe, a e kanë shprehur dëshirën ata për të vizituar Shqipërinë si çift?

Kontakti dhe njohja në fillim ka qenë rastësore në Cannes, në Festivalin e Filmit, por në Milano u ritakuam në javën e modës të Philipp Plein dhe në dyqanin në Montenapol­eone. Më përshëndet­i dhe meqë ishim në butik, na lidhi këtë herë prezantimi i koleksioni­t të ri i verës 2019, kështu biseduam mbi to. Për Shqipërinë ende jo. Nga takimi rastësor dhe i shpejtë nuk kemi biseduar me detaje për këtë.

Bën përshtypje te fotot e tua fakti që pozon gjithmonë vetëm. Kush fshihet pas tyre, pra kush është fotografi yt?

Nëse vendet që udhëtoj janë të bukura, shërbimi i fotografis­ë është gjëja më e thjeshtë për t’u realizuar aty, pasi janë efikas në këtë drejtim.

Duke të parë në rrjetet sociale, duket sikur jeton vërtet në parajsë. Çfarë ndodh me jetën tënde përtej rrjeteve sociale, cilat janë frikërat e tua më të mëdha?

Mund të them që është e njëjta jetë si në rrjetet sociale. Një nga frikërat e mia, edhe pse i evitoj gjithnjë ndjesi të tilla, është për shembull shpejtësia e makinës. E kam tej mase fobi.

Je e dashuruar dhe cili është sekreti për të mbajtur një lidhje stabël, kur vetë je gjithmonë në lëvizje?

Stabilitet­i në një lidhje është shumë me rëndësi dhe fakti i të qenurit në lëvizje nuk ndikon negativish­t nëse në mes nesh është mirëbesimi dhe respetkti reciprok.

E bukur, e re, e pasur. Çfarë propozimes­h të çuditshme merr nga pasanikët?

Gjithnjë kam konceptuar atë që është më e mirë për veten në çdo kuptim dhe pranë vetes dua të kem njerëz të tillë me të njëjtin vlerësim.

Burri yt do të jetë shqiptar apo i huaj dhe ç’listë dëshirash do t’i paraqitje atij?

E ardhmja vendos gjithçka, mund të them që është diçka që nuk listohet, por që vjen spontanish­t në jetë në momentin e duhur.

Nga udhëtimet e shumta, ke përjetuar ndonjë situatë të frikshme, për shembull të biesh pre e grabitësve?

Jo, fatmirësis­ht dhe uroj asnjëherë jo.

Kur vendos para syve hartën e botës, çfarë vendesh konstaton se ke ende pa shkelur?

( Qesh) Më mirë surprizë, por mund të them me bindje që në vijim do të jenë destinacio­ne të largëta dhe të bukura.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania