Panorama (Albania)

Pas sherrit në Kuvend, Ulsi Manja dhe Bashkim Fino bëjnë paqe

-

Pak ditë më parë, në mbledhjen që u zhvillua në Komisionin e Ligjeve, deputeti Bashkim Fino iu drejtua avokatit të shtetit, Artur Metanit, me një pyetje përsa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgu­t mbi pallatin e familjarëv­e të Lulzim Bashës në Vlorë. Fino kërkoi informacio­ne mbi çështjen dhe për mënyrën sesi u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg. Në përgjigje të tij, Metani iu drejtua Finos duke i thënë: “I quajtur zoti deputet”. Por kjo ka nevrikosur Bashkim Finon, i cili tha se kishte 22 vite deputet. Ndërkohë që sherri ka vijuar mes Finos dhe Ulsi Manjës. “Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë”, tha Fino. Mirëpo, kryetari i Komisionit të Ligjeve i është përgjigjur keq Finos: “Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam shoku yt unë”. Por mesa duket ky sherr tashmë është hedhur mbrapa krahëve dhe paparazzi ynë i ka fotografua­r të dy duke bërë humor me njëri- tjetrin.

Siç e dini, këto ditë është bërë viral përdorimi i një programi, i cili quhet “Faceapp”. Programi ndër të tjera të sjell mbrapa ose para në kohë, duke të rinuar ose vjetëruar. Mirëpo, meqë komuniteti i përdoruesv­e të rrjeteve sociale është kryesisht në moshë të re, më së shumti ata kanë qenë kuriozë ta shohin veten se si do të duken kur të plaken. Vajzat e njohura nuk kanë guxuar të publikojnë foto të tilla, me ndonjë përjashtim. Ndërsa meshkujt Vip kanë qenë ata që e kanë përdorur këtë aplikacion. Ajo që vihet re është se pothuajse të gjithë meshkujt e plakur kanë mjekër të bardhë. Ky aplikacion na u kujtua teksa pamë ish- ministrin e Shëndetësi­së, Ilir Beqaj, i cili kishte lënë mjekër. Dukej tamam si çunat e “Instagram”it pas përdorimit të “Faceapp”. Mbase për Beqajn selia e PSsë është si shtëpia e tij dhe nuk e ka vrarë mendjen për të hequr mjekrën, ndërkohë që në Parlament pas dy ditësh është shfaqur pa të.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania