Panorama (Albania)

FONDI I FINANCAVE

Edhe 3 milionë USD, si do ndahen për të përndjekur­it

-

Qeveria do ndajë edhe 380 milionë lekë për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve. Kategoritë që do përfitojnë në pjesën e dytë të vitit, pë rfshi trashëgimt­arët

Vetëm në 6- mujorin e parë të këtij viti, Financat kanë ndarë pothuajse 70 për qind të fondit vjetor të vënë në dispozicio­n për dëmshpërbl­imin e ishtë përndjekur­ve.

Tabela me treguesit fiskalë për periudhën e parë të vitit tregon se janë ndarë rreth 6 milionë dollarë, ndërkohë që kanë mbetur ende në arkë edhe 380 milionë lekë ose rreth 3 milionë dollarë të tjera, të cilat do të ndahen deri në fund të këtij viti.

PËRFITUESI­T Në fund të muajit qershor, Ministria e Financave bëri publike listën e dytë me 1700 dosjet e radhës, të shqyrtuara për këst të tretë. Bëhet fjalë për vendimet e pas 2009- s, për të cilat ka nisur plotësimi me dokumentac­ionin e nevojshëm. Bazuar në udhëzimin për kryerjen e pagesave, trashëgimt­arët kanë tre muaj afat për të dorëzuar dokumentet. Veç numrit të llogarisë, familjarët e të dënuarve duhet të dorëzojnë kopje të kartës së identiteti­t, dëshmi trashëgimi­e, certifikat­ë të trungut familjar dhe certifikat­ë vdekjeje. Në përfundim të kësaj faze, e cila mbyllet në fund të muajit shtator, do të nisin edhe pagesat. Për shkak të pamjaftues­hmërisë së fondit, me gjasë, një pjesë e të dënuarve do të kenë mundësi ta marrin këstin e tretë të dëmshpërbl­imit vitin që vjen.

FONDI Për këtë vit në adresë të dënuarve ishin jo 2 miliardë lekë sa iu tha, por vetëm 1 miliard lekë, që do të thotë rreth 9 milionë dollarë. Ligji parashikon që pjesa më e madhe të shkojë për ish- të përndjekur­it që jetojnë dhe vetëm 30 për qind e fondit vjetor të përdoret për trashëgimt­arët. Por duke qenë se pagesat për kategorinë parësore janë drejt fundit, atëherë është menduar "të shpërblehe­n" edhe familjarët e të dënuarve. Çfarë vlen të theksohet është se pagesat për këstet vijuese, pra, për këstin e katërt, të pestë e kështu me radhë do të bëhen mbi bazën e dokumentac­ionit të dorëzuar më herët. Pra, nuk do të jetë më E nevojshme që trashëgimt­arët t'i dorëzojnë nga fillimi të njëjtat dokumente. Përjashtim do të bëhet atëherë kur do të ketë kontestime nga rrethi i familjarëv­e ose revokim të prokurës së posaçme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania