Panorama (Albania)

Presidentj­a e re e KE, pro hapjes së negociatav­e

-

Komisioni Europian nuk ka ndryshuar qëndrim për sa i përket hapjes së negociatav­e për anëtarësim ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ndonëse tanimë ka ndryshuar drejtimi i Komisionit Europian dhe në krye është vendosur gjermania Ursula von der Leyen, shefja e re e KE- së ka vijuar me mbajtjen e të njëjtit qëndrim të paraardhës­it të saj, Junker. Duke folur për gazetën gjermane “Der Spiegel”, Presidentj­a e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është shprehur pro hapjes së negociatav­e për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se BE- ja duhet t’i japë dorën Shqipërisë pasi nëse mbyllen dyert, dëmtohet vetë Europa. “Jam në favor të hapjes së negociatav­e. Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me vendet sapo Këshilli Europian të arrijë në përfundimi­n se kriteret janë përmbushur. Ne duhet t’i japim dorën Shqipërisë. Duhet të shtrëngojm­ë dorën tonë ndaj këtyre shteteve, ne ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, ne jemi fqinjë dhe nëse e mbyllim derën për këtë rajon, dëmtojmë veten”, ka deklaruar Presidentj­a e KE- së, Von der Leyen. Sipas gazetës gjermane “Der Spiegel”, BE- ja u ka ofruar disa vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektiv­at e pranimit për vitin 2025, por ka shtyrë kohët e fundit fillimin e negociatav­e për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ursula von der Leyen, përpara se të zgjidhej si Presidente e Komisionit Europian ka mbajtur detyrën e ministres së Mbrojtjes të Gjermanisë. Ajo do të nisë detyrën si pasuese e Jean- Claude Juncker në krye të Komisionit më 1 nëntor dhe do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë ekzekutivi­n europian. Von der Leyen është gjermania e parë që do të drejtojë ekzekutivi­n e BE- së që nga modernizim­i i Bashkimit Europian. Gjatë votimit në Parlamenti­n Europian, Von der Leyen mori 383 nga 747 vota të mundshme, vetëm nëntë më shumë se minimumi për zgjedhjen e saj. 327 ligjvënës votuan kundër saj dhe 22 abstenuan. Pasi u komunikua votimi përfundimt­ar, ajo tha se qëllimi i saj është një Europë e fortë dhe e bashkuar. Ky qëndrim i saj pritet nëse do të ketë efekt në vendimin që do të marrë Këshilli i Ministrave i Bashkimit Europian për hapjen e negociatav­e për anëtarësim me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë e Veriut. Konkretish­t, në datat 17 dhe 18 tetor pritet të mblidhet Këshilli i Ministrave të BE- së, ku në përbërje janë të gjithë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare, të cilët do të duhet të vendosin unanimisht për hapjen e negociatav­e për Shqipërisë dhe për Maqedoninë e Veriut. Në votimin e parë që u bë në qershor u vendos shtyrja e saj për disa muaj deri të tetor, për shkak të zgjedhjeve europiane.

 ??  ?? Ursula von der Leyen
Ursula von der Leyen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania