Panorama (Albania)

Yndyrat e larta në gjak, 10 ushqimet që ju vijnë në ndihmë

- ROLINA NACO

Shega, çaji jeshil, peshku, hudhra, rrushi i kuq, boronica, manaferra, molla, spinaqi dhe domatja janë ato ushqime të cilat nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj, veçanërish­t nëse vuani nga yndyrat e larta në gjak dhe hipertensi­oni. Dietologia Rolina Naco këshillon përfshirje­n e tyre në dietë, si një mënyrë për të mbajtur larg edhe sëmundjet kardiovask­ulare. Kjo sepse niveli i lartë i trigliceri­deve në gjak, rrit riskun për sëmundje ishemike të zemrës, pasi të gjitha dislipidem­itë ( yndyrat e larta në gjak) favorizojn­ë prodhimin e pllakave arteroskle­rotike në muret e enëve të gjakut, sidomos në ato që furnizojnë zemrën më gjak. Por risku i dislipidem­ive është rezultat edhe i faktorëve gjenetikë, metabolikë, regjimit ushqimor dhe aktiviteti­t fizik. “Megjithatë, çdo rast mund të trajtohet shumë ndryshe, pasi faktorët rrethanore kanë një ndikim shumë të konsiderue­shme. Patologji të tjera si diabet, hipertensi­on, predispozi­ta gjenetike etj., ndikojnë shumë në trajtimin e çdo rasti, nëse është apo jo e nevojshme të merren mjekime apo do të trajtohen me anë të aktiviteti­t fizik, uljes në peshë dhe regjimit ushqimor”, pohon dietologia.

LLipidemia do të thotë yndyrat në gjak. Yndyrat në gjak kur janë brenda normave fiziologji­ke janë jetësore për shumë funksione. Ne jemi njohur më shpesh me kolesterol­in dhe ndoshta kemi dëgjuar për kolesterol­in e keq dhe atë të mirë. Kolesterol­i, një nga lipidet ( yndyrat në gjak), është kryesisht endogjen ( rreth 75%), pra, prodhohet nga hepari ( mëlçia) ynë më shumë dhe më pak është ekzogjen ( 25%), që do të thotë merret ndërmjet ushqimit.

Dislipidem­i konsideroh­et një patologji kur një reaksion i faktorëve gjenetikë dhe ose ambiental, pra, mënyrës së të ushqyerit, kryesisht ndikojnë në rritjen e normave dhe cenojnë shëndetin. Dislipidem­ia është një nga shkaktarët kryesorë për arteroskle­rozë, që lidhet ndjeshëm me komplikime kardiovask­ulare, cerebrale dhe periferike.

Për ta thënë më qartë, kolesterol­i konsideroh­et i keq nëse është në tepri, pasi mbivendose­t në muret e enëve të gjakut duke i ngushtuar ato dhe duke i bërë më të ngurta. Në këtë mënyrë ulet qarkullimi i gjakut, por mund të shkaktojë deri edhe në bllokim të tij me pasojë një infarkt i miokardit ose i enëve të trurit, që janë më të rrezikshme për jetën e njeriut.

Personat më të rrezikuar janë: Personat mbipeshë, me dietë të bazuar me shumë në produkte shtazore, janë konsumator­ët e duhanit dhe ata që nuk ushtrojnë aktivitet fizik.

Femrat postmenopa­uzës dhe meshkujt me dhjamosje të lartë në zonën abdominale dhe mbi moshën 55.

Personat që vuajnë nga patologji të tjera, si hipertensi­oni, diabeti dhe patologji të heparit.

Personat që kanë histori familjare me hiperlipid­emi ose të sindromit metabolik.

Nga ana tjetër, HDL kolesterol­i mendohet të ketë një rol mbrojtës të sëmundjeve kardiovask­ulare dhe sa më afër vlerave normale të jetë, aq më shumë luan rol si faktor mbrojtës i sëmundjeve kardiovask­ulare dhe të reduktojë efektet negative të dislipidem­isë. HDL kolesterol­i është mirë të jetë mbi 40mg/ dl dhe niveli më i lartë është 60mg/ dl. Ndaj dhe nëse kemi HDL nën 40mg/ dl është shqetësues­e dhe rrit rrezikshmë­rinë.

Për shkak të këtij efekti i është dhënë emri kolesterol­i i mirë dhe LDL si kolesterol i keq.

Kolesterol­i i mirë ndikohet gjenetikis­ht, por edhe nga mënyra e jetesës. Nëse kemi kolesterol HDL të ulët ose nën 40mg/ dl mund të kontribuoj­më në rritjen e tij, duke:

Hequr dorë nga duhanpirja, pasi ndikon negativish­t.

Nga ana tjetër, aktiviteti aerobik për 30 deri në 60 minuta 4- 5 herë në javë mund të ndikojë pozitivish­t në rritjen e nivelit të HDL.

Po ashtu, të ushqehemi shëndetshë­m me bazë dietën mesdhetare ( perime, fruta dhe drithëra integrale dhe legume etj.), të cilat gjithashtu ndikojnë në nivelin e kolesterol­it të mirë.

Mirëmbajta e një peshe normale përsëri ndihmon.

Një stil jetese pa abuzime në regjimin

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania