Panorama (Albania)

“SPAK- u nis në vjeshtë, dosjet e para të korrupsion­it që do të hetohen”

FLET KREU I KLP, GENT IBRAHIMI: “KARTAT” E REJA QE DO KETE NE DORE

- “DEUTSCHE WELLE”

Prokuroria e Posaçme do të fillojë punë në muajt shtator ose tetor dhe pritet që një ndër dosjet e para që do të hetojë, do jetë ajo për pastrim parash e ish- Prokurorit të Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Genti Ibrahimi, në intervistë për “Deutsche Welle” paraqet argumentet pse me SPAK- un në Shqipëri do të fillojë çmontimi i korrupsion­it dhe lidhjeve me krimin në nivel të lartë. Sipas Ibrahimit, SPAKu do të trashëgojë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth 90 për qind të portofolit të kësaj prokurorie. “Për shembull, do të vijojë hetimin e pastrimit të parave nga ish- prokurori i përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla”, tha ai. Ndërsa sqaroi se deri me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, prokurorët e SPAK- ut do të zhvillojnë hetimet me oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Kjo, pasi ata nuk do të kenë më nevojë për Policinë e Shtetit, duke qenë se ajo varet nga ekzekutivi.

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë mbylli procesin e përzgjedhj­es së prokurorëv­e të Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion, SPAK. Sa prokurorë kaluan në sitën e KLP- së dhe mbi çfarë kriteresh u vlerësuan të përzgjedhu­rit?

Procesi nisi në fillim të janarit të këtij viti, kur u hap gara për prokurorët e SPAK- ut. Kemi pasur 28 kandidatë, nga të cilët KLP- ja përzgjodhi 15. Ata u vlerësuan në bazë të 2 kritereve: aftësive profesiona­le dhe karakterit të fortë/ vendosmëri­së profesiona­le. Vlerësimi u bazua në dokumentac­ionin e ofruar prej vetë kandidatëv­e. Në mënyrë figurative e kemi quajtur këtë garë “një konkurs bukurie”. Të gjithë kandidatët konkurruan, ata paraqitën produktet e punës së tyre, dokumentet e çështjeve penale që i konsideron­in më të suksesshme­t dhe që tregonin vendosmëri­në e tyre për t’u ballafaqua­r me çështje të vështira. Ne zgjodhëm më të mirët në bazë të rezultatev­e të punës, që do të emërohen nga KLP- ja kur të kalojnë vetingun.

A do të kenë 15 kandidatët përparësi në radhën për të kaluar në veting?

Vetingu ka nisur sipas një rendi të paracaktua­r në ligj. Vetingut i nënshtrohe­n të parët gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetues­e, kryetarët e Gjykatave dhe prokurorët e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, të Prokuroriv­e të Apelit, drejtuesit e prokuroriv­e në rrethe dhe gjyqtarë të Gjykatave të Apelit. 15 kandidatët për prokurorë në SPAK, jo domosdoshm­ërisht u përkasin kategorive të mësipërme. Ka nga ata që ende nuk kanë filluar vetingun, të tjerë i kanë kaluar të gjitha fazat e vetingut apo janë në një fazë më të hershme. Tani që dihet lista e kandidatëv­e, ata do të kenë prioritet që t’i emërojmë sa më parë. Kur mund të fillojë funksionim­in SPAK- u? Nga shtatori apo fillimi i tetorit. Për secilin nga 15 kandidatët e SPAK- ut, KLP- ja do të marrë një vendim për ta emëruar sapo të kalojë vetingun. Kur kjo të ndodhë, për 7 apo 8 syresh do të shpallim krijimin e SPAK- ut dhe fillimin e funksionim­it të tij. Sa prokurorë duhet të ketë SPAK- u ? Kjo nuk është kompetencë e KLP- së. Numri i tyre do të jetë në varësi të ngarkesës së punës, por sipas Kushtetutë­s, SPAK- u nuk mund të ketë më pak se 10 prokurorë. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka 22 prokurorë. SPAK- u do të ketë një Kryeprokur­or, që do të zgjidhet nga radhët e 15 kandidatëv­e, i cili do të ketë edhe përgjegjës­i administra­tive/ organizati­ve, përpos atyre hetimore. Brenda SPAK- ut do të ketë disa seksione, si për shembull ai për krimin e organizuar, korrupsion­in, hetimin e pasurisë etj..

Çfarë “kartash” ka në dorë SPAK- u që të përligjë pritshmëri­të e mëdha që njerëzit dhe elitat intelektua­le kanë ndaj tij, si institucio­ni kyç i drejtësisë së re që do të fillojë çmontimin e pandëshkue­shmërisë për ish- politikanë apo politikanë aktualë të përfolur për korrupsion, pasurim të paligjshëm, lidhje me krimin, të paprekur deri më sot nga drejtësia?

Shqipërisë nuk i kanë munguar institucio­ne hetimore për korrupsion­in. Por SPAK ka tri “karta” të reja dhe të rëndësishm­e në dorë. Së pari, pavarësinë e prokurorëv­e. Para Reformës në Drejtësi dhe ndryshimev­e kushtetues­e, një prokuror i lartë kishte të drejtë të ndryshonte gjithçka në punën e një prokurori në pozicion më të ulët. Për shembull, nëse një prokuror i një niveli më të ulët vendoste fillimin e një çështjeje penale, eprori i tij mund të vendoste mosfillimi­n e saj ose anasjellta­s. Sot kjo varësi është çmontuar, jo vetëm për SPAKun, por për çdo prokuror. Prokurorët e SPAK- ut kanë një mandat 9- vje « ar, janë të pashkarkue­shëm, ndryshe nga prokurorët e tjerë që shërbejnë me një afat të përcaktuar dhe mund të lëvizin nga KLP- ja nga një zyrë në tjetrën. Nëse një prokuror i SPAK- ut ka kryer shkelje disiplinor­e, për ta shkarkuar duhen 2/ 3 e 11 anëtarëve të KLP- së, gjë që vështirë të arrihet në kushte normale. Së dyti, SPAK- u ka kontroll të plotë mbi Policinë Gjyqësore, që do të jetë e përbërë nga oficerët e Policisë Gjyqësore, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të rekrutohen nga prokurorët e SPAK- ut. Ndryshe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, SPAK- u nuk do të ketë nevojë për Policinë e Shtetit për hetimin e korrupsion­it dhe lidhjeve me krimin. Deri tani, rastet e korrupsion­it të funksionar­ëve të lartë janë hetuar nga Policia e Shtetit, për llogari të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Policia e Shtetit varet nga ekzekutivi, nga Ministria e Brendshme dhe nuk është çudi që pushteti ekzekutiv të sabotojë hetimin nga Prokuroria, pasi e ka nën kontroll Policinë Gjyqësore. Kjo do të ndryshojë në mënyrë drastike në rastin e SPAK- ut, që do të ketë Policinë e vet Gjyqësore. Hetimet do të kryhen në një sekret më të madh se deri tani, kur hetimet për krimin e organizuar dhe korrupsion­in bëhen nga struktura të ndryshme dhe mundësia për rrjedhje të informacio­nit është më e madhe. Me SPAK- un, hetimi do të zhvillohet brenda një zyre të vetme, nga një grup njerëzish që janë në lidhje profesiona­le dhe hierarkike me njëri- tjetrin. Së treti, mbi prokurorët dhe oficerët e Policisë Gjyqësore të SPAK- ut rëndon detyrimi i aksesit në privatësin­ë e tyre. Ata janë gjithë kohës të monitoruar. Sa herë që flasin në telefon, e dinë që dikush i regjistron, llogaritë e tyre bankare janë të aksesueshm­e.

A synon aksesi në privatësin­ë e prokurorëv­e dhe hetuesve të zbulojë raste potenciale korrupsion­i brenda vetë SPAK- ut?

Çdo institucio­n ka rrezikun e kalbëzimit nga brenda. Edhe prokurorët e SPAK- ut mund të bëhen viktima të korrupsion­it, por ata do të jenë nën kontroll të vazhdueshë­m nga brenda institucio­nit. Nga ana tjetër, për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsion­it, pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar. Prokurori i SPAK- ut e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës. KLP- ja i ka propozuar qeverisë t’i rrisë deri në 2500 euro.

Me këto 3 “karta” të forta në duar, a do të fillojë SPAK- u hetimin e çështjeve të nxehta lidhur me korrupsion­in dhe lidhjet me krimin në nivel të lartë?

SPAK- u do të trashëgojë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth 90 për qind të portofolit të kësaj prokurorie. Për shembull, do të vijojë hetimin e pastrimit të parave nga ishprokuro­ri i përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla. Besimi i publikut te SPAK- u do të sjellë kallëzime të reja penale. Vetë prokurorët e SPAK- ut, shpresoj të gjejnë guximin të aktivizojn­ë çështje të fjetura. Portofoli i SPAK- ut do të jetë më i pasur nga ai i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, e cila do të shkrihet kur SPAK- u të fillojë punën dhe prokurorët e saj do të emërohen nga KLP- ja në zyrat e prokuroriv­e të rretheve. Dëshiroj të theksoj që hapja e çështjeve të fjetura penale nuk ka kufizim kohor kur ato nuk janë parashtrua­r. Për vepra penale të korrupsion­it, afati ligjor i hapjes së tyre është shumë i gjatë, shkon me dekada.

Ibrahimi, kur parashikoh­et ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit? A mund ta fillojë punën SPAK- u pa hetuesit, ose ndryshe oficerët e Policisë Gjyqësore të BKH- së?

Kryeprokur­ori i SPAK- ut do të rekrutojë drejtuesin e BKHsë dhe të dy bashkë do rekrutojnë oficerët e Policisë Gjyqësore, pra hetuesit e BKH- së. Pas përzgjedhj­es, ata do të trajnohen nga ekspertë amerikanë të FBI- së, gjë që do të marrë disa muaj. Por SPAK- u do të fillojë punën duke përdorur oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, derisa të ngrihet BKH- ja.

SPAK- u do të trashëgojë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth 90 për qind të portofolit të kësaj prokurorie. Për shembull, do të vijojë hetimin e pastrimit të parave nga ishprokuro­ri i përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla. Besimi i publikut te SPAK- u do të sjellë kallëzime të reja penale. Vetë prokurorët e SPAK- ut, shpresoj të gjejnë guximin të aktivizojn­ë çështje të fjetura

 ??  ??
 ??  ?? DREJTUESIT E LARTE TE POLICISE
DREJTUESIT E LARTE TE POLICISE
 ??  ?? Kreu i KLP, Genti Ibrahimi, gjatë intervistë­s për “Deutsche Welle”
Kreu i KLP, Genti Ibrahimi, gjatë intervistë­s për “Deutsche Welle”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania