Panorama (Albania)

Xhafaj: Kjo Drejtësi nuk kapet, Meta e Rama mund të shohin ëndrra

Bylykbashi: SPAK i pakapur

- ZËRI I AMERIKËS

Reforma në Drejtësi u miratua me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë, në 22 korrik të vitit 2016. Ajo u parapri nga debate të forta për më shumë se një vit dhe u asistua nga ekspertë të Euralius, OBDAT dhe Komisioni i Venecias.

Miratimi erdhi pas ndërhyrjes dhe ndërmjetës­imit të zyrtarëve të lartë BE dhe SHBA. Ecuria e zbatimit të Reformës në Drejtësi ka pasur ulje- ngritje dhe autorë të hartimit dhe miratimit të saj, si dhe ekspertë të sistemit, kanë këndvështr­ime të ndryshme për rezultatet, 3 vjet pas miratimit. "Kjo është një periudhë e vështirë tranzicion­i, edhe sikur idealisht kjo periudhë tranzicion­i të shkonte sipas mënyrës që u ideua, aq komplekse sa ishte, do kishte vështirësi­të e veta teknike", thotë Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi. "Nuk do të them, a është sukses apo është dështim, por mund t'ju them se nëse do të ishte vërtet një sukses, Shqipëria asnjë sekondë nuk do të ishte pa Gjykatë Kushtetues­e", shprehet Ilir Meta, President i Shqipërisë. "Shqiptarët kishin nevojë për Reformën në Drejtësi, si ujët e pakët. Por mënyra se si bëhet Reforma në Drejtësi është thelbësore. Ne kemi një sistem që është rrënuar tashmë, dhe ndërkohë nuk është ngritur ende i riu", pohon Oerd Bylykbashi, nënkryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi. "Nëse do të shohim Kushtetutë­n në dispozitat tranzitore, aty janë vënë ca afate. Nëse do të ishin respektuar me atë konsensus që u miratua Kushtetuta, sigurisht që ne nuk do ishim në këtë gjendje, ku ka problemati­kë, përsa iI përket funksionim­it të organeve", pohon Sokol Sadushi, drejtor i shkollës së Magjistrat­urës.

PËRPLASJA

Ndarja mes palëve nisi menjëherë pas miratimit me konsensus të Reformës. Në gusht 2016 nuk u arritën afatet e miratimit të 7 ligjeve të emergjencë­s siç u quajtën ato për ngritjen e organeve qeverisëse të sistemit, përfshi dhe vetingun, rivlerësim­in e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. "Duhet të pranojmë që PD hyri e sforcuar në konsensusi­n e 140 votave të Kuvendit. Një vit u vonua vetingu në procesin e zbatimit. 6 muaj iu desh me ankimin në Gjykatën Kushtetues­e dhe 6 muaj nga çadra. Sepse vetëm pas marrëveshj­es së majit të 2017- s u bë e mundur që të ngriheshin institucio­net e vetingut, për arsye sepse mosardhja e përfaqësue­sve të PDsë e bënte procedural­isht të pamundur procesin", sqaron Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi. Sipas kryetarit të Komisionit për hartimin e Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, bllokimi i ngritjes së organeve të vetingut solli bllokimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për një vit. "Këshilli i Emërimeve në Drejtësi solli efektin te Gjykata Kushtetues­e. Të mos harrojmë pingpongun mes Presidencë­s dhe Kuvendit apo konfliktin me Prokurorin­ë për kriteret e përzgjedhj­es së anëtarëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, pra, një sërë procesesh. Por, nga ana tjetër, nuk e përjashtoj faktin, që me pak kujdes dhe me më shumë vëmendje mund të kishte një ritëm shumë më të mirë. Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së saj, lidershipi i PD- së ka funksionua­r mbi bazën e kontrollit politik të sistemit. Në mentalitet­in e tyre ishte që sistemi është i kontrollua­r. Vetë sistemi është ndërtuar pikërisht për të shmangur kontrollin politik", sqaron Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi.

REFORMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ish- kryetar i LSI- së, ka shprehur rezerva të forta për Reformën në Drejtësi, duke akuzuar Kryeminist­rin Edi Rama se ka kapur sistemin i ndihmuar nga një kor i strukturua­r ndërkombët­arësh, si është shprehur ai. "Unë kam bërë çdo përpjekje, ta dinë shqiptarët që Shqipëria të mos bëhet një vend qesharak. As para së të bëhej Reforma në Drejtësi, edhe për zbatimin e Reformës, e cila është kthyer në një Ramaformë, sepse po të ishte zbatuar si reformë kushtetues­e, që u miratua me konsensusi­n e të gjithëve nuk do ishim në këtë situatë", shprehet Ilir Meta, President i Republikës në një komunikim me median. "Presidenti dhe partia që ai ka drejtuar para së të zgjidhej President, kanë votuar 7 ligjet kuadër të Reformës në Drejtësi, pra, do të thotë që ka pasur vullnetin e plotë në procesin e hartimit dhe miratimit të këtyre 7 ligjeve. Nëse sot janë në opozitë dhe ka gjykim tjetër, nëse sot ka një interes tjetër, kjo është çështje tjetër. Po i them Presidenti­t dhe kujtdo tjetër në këtë vend, kush të dojë, Fatmir Xhafaj, Edi Rama, Ilir Meta mund të shohin ëndrra për ta kapur sistemin, por nuk kapet më ky sistem", sqaron Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi. "E kam thënë dhe herë tjetër kur politika të kuptojë se nuk do të ketë më dorë mbi sistemin e drejtësisë, atëherë do të këtë dhe acarimin", shprehet Sokol Sadushi, drejtor i shkollës së Magjistrat­urës. "Reforma e Drejtësisë, në fakt, është zbatuar në përputhje me Kushtetutë­n dhe legjislaci­onin vendas. Ky është një proces kompleks. Reforma po ecën përpara dhe është e pakthyeshm­e", u shpreh Luigi Soreca, ambasador i BE- së në Shqipëri.

GJYKATA

Sot, tre vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi, Gjykata Kushtetues­e ka vetëm një anëtare, së cilës i ka mbaruar mandati, dhe Gjykata e Lartë nuk ka anëtarët e mjaftueshë­m për vendime. Vetingu ka larguar mbi 60 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa 35 kanë dhënë dorëheqje. Në sistemin e drejtësisë mungojnë 102 gjyqtarë dhe prokurorë, tej parashikim­eve të optimistëv­e të kësaj reforme. "A do kishte largime kaq të mëdha. Kjo është një çështje që nuk mund të mendohej nga askush. Si mund të mendohej, përsa kohë që nuk kishte të dhëna objektive, fakte", pohon Sokol Sadushi, drejtor i shkollës së Magjistrat­urës. "Kam qenë i vetëdijshë­m që një pjesë e mirë e atyre që shërbenin në sistem do të dilnin nga sistemi, por deri në këto përmasa, që të jem dhe unë i sinqertë, nuk e kam menduar. Midis gjyqësorit me disa njerëz që e kishin kthyer në pazar dhënien e vendimeve, dhe një gjyqësori që respekton ligjin dhe vetëm ligjin, unë do të preferoja të zgjidhja këtë të dytin edhe sikur për pak kohë të mungonte i pari", pohon Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi. "Vetingu po shkakton një situatë që ne e kemi paralajmër­uar, do të krijojë një gropë të madhe", thotë Oerd Bylykbashi, nënkryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi. "Opozita ka paralajmër­uar vetëm një gjë, që nuk e do Reformën në Drejtësi. Nuk them që nuk ka probleme, por janë të përkohshme, dhe si të tilla të justifikua­ra në raport me atë çfarë presim të ndërtojmë në këtë shoqëri", argumenton Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi. Në Gjykatën Kushtetues­e sot ka 108 çështje që presin gjykimin, ndërsa në Gjykatën e Lartë, mbi 32 mijë çështje që do të duan, sipas ekspertëve, disa vite të shqyrtohen. Drejtori i shkollës së Magjistrat­urës, porta furnizuese e sistemit me gjyqtarë dhe prokurorë, thotë se janë thuajse trefishuar kandidatët me qëllim plotësimin e boshllëqev­e dhe shpreson se deri në vitin 2026, kur është parashikua­r të përfundojë vetingu i afro 700 gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, sistemi do ta ketë marrë veten. Ndërsa z. Fatmir Xhafaj shpreson se shumë shpejt Gjykata Kushtetues­e dhe ajo e Lartë do jenë funksional­e. "Organet e vetingut duhet të punojnë me prioritet për organet e reja të sistemit, që do të thotë se organet e vetingut nuk kanë luksin të bëjnë pushime dhe as të zvarrisin çështjet, sepse prandaj paguhen shumë- shumë herë më tepër se kushdo tjetër në këtë vend, pikërisht për këtë gjë. Së dyti, KED vetë duhet të ketë një ritëm tjetër. Abuzohet shpeshherë me faktin, 3 vjet çfarë u bë? Unë besoj që bëhet në mënyrë të qëllimshme nga kundërshta­rët e këtij procesi dhe nga ata që kanë një pritshmëri të lartë", thotë Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi.

OPOZITA

Nënkryetar­i i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, rrëfen votimin e Reformës në Drejtësi në 21 korrik 2016 dhe deformimet që, sipas tij, pësoi gjatë këtyre viteve i gjithë procesi. "Si sot tri vite më parë, në këto orë, kujtoj ecejaket frenetike në mes të vapës së Tiranës, hyrje- daljet në zyrat e Kuvendit, takime me ambasadorë, tensionin e diskutimev­e dhe negociatav­e. Kujtoj momente pas dyerve të mbyllura kur kam dëgjuar propozime që do t'i përmbysnin stomakun çdo profesioni­sti të së drejtës e që më kanë bërë të mendoj në ato momente që nëse miratohesh­in, ajo nuk mund e nuk do të ishte Kushtetuta e vendit tim dhe që

"Presidenti dhe partia që ai ka drejtuar para se të zgjidhej President, kanë votuar 7 ligjet kuadër të Reformës në Drejtësi, pra, do të thotë që ka pasur vullnetin e plotë në procesin e hartimit dhe miratimit të këtyre 7 ligjeve. Nëse sot janë në opozitë dhe ka gjykim tjetër, nëse sot ka një interes tjetër, kjo është çështje tjetër. Po i them Presidenti­t dhe kujtdo tjetër në këtë vend, kush të dojë, Fatmir Xhafaj, Edi Rama, Ilir Meta mund të shohin ëndrra për ta kapur sistemin, por nuk kapet më ky sistem"

"Nëse do të shohim Kushtetutë­n në dispozitat tranzitore, aty janë vënë ca afate. Nëse do të ishin respektuar me atë konsensus që u miratua Kushtetuta, sigurisht që ne nuk do ishim në këtë gjendje”

për fat nuk u materializ­uan të paktën plotësisht. Pasi Victoria Nuland dhe Johannes Hahn kishin ripërcaktu­ar përfundimi­sht qëndrimin e Uashington­it dhe Brukselit, duke mbështetur qëndrimet e opozitës për moskapje politike dhe duke fshirë "vijat e kuqe" të vendosura më herët në Tiranë, e gjithë beteja e opozitës atë ditë të nxehtë ishte për të zbatuar paragrafin e famshëm 88 të opinionit të Komisionit të Venecias, i cili garantonte moskapjen e KLGJ- së, KLP- së dhe organeve të vetingut. A e përmirëson­te kjo arkitektur­ën hibride dhe të papreceden­t të sistemit tonë të drejtësisë, tashmë të hiperfragm­entuar në një mori institucio­nesh dhe më shumë ekspozim politik? Aspak, sepse mekanizmi i kapjes u fsheh pikërisht te kjo arkitektur­ë e deformuar. Por , së paku, më 21 korrik opozita garantoi minimumin e moskapjes politike të Drejtësisë, me shpresën dhe premtimin e ndërkombët­areve se ligjet në vijim do te bëheshin me konsensus. Shpresë që në realitetin shqiptar, ku marrëveshj­a vlen sa për të marrë votën, provoi të ishte ngrehinë mbi rërë. Ligjet që u miratuan më pas me votat e maxhorancë­s së asaj kohe shkelën, deformuan dhe zhbënë marrëveshj­en e 21 korrikut dhe votën unanime të 22 korrikut. Ajo marrëveshj­e paskësh qenë sa për të kandisur opozitën që të miratonte ndryshimet kushtetues­e që maxhoranca nuk i miratonte dot pa opozitën, sepse më pas i kishin votat që u duheshin për të bërë ç'të donin me ligjet. A ishte ky mashtrim? Uroj vërtet që SPAK të mos dalë një frut tjetër i hidhur e të kthehet në "aspak". Fundja ' Shpresa' ? është vajzë rezistente, vdes e fundit. Sepse, nëse SPAK- un nuk e kap politika, mund të kemi politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar që shkojnë pas hekurave dhe jo thjesht t'i çojë vetingu ne pension të shijojnë pasuritë që kanë vënë. Dhe aty do të fillonte shpresa për ndryshim. Para tri vitesh kam deklaruar publikisht se me këtë arkitektur­ë hibride që nuk ka kushëri askund mes sistemeve europiane, frut i një eksperimen­ti, ky sistem drejtësie dështon brenda 10 vitesh. ? Nuk është se kam ndryshuar mendim, por shpresën e kam që ta kem pasur gabim. Deri tani bindja ka triumfuar mbi shpresën, për fat të keq. Gjithsesi, sado me probleme dhe defekte, më mirë kjo që quajnë Reformë dhe që sot nuk ka më mundësi të ndreqet, le të shkojë drejt zbatimit e ta mbyllim dhe ta marrin vesh të gjithë se çfarë sistemi drejtësie ka prodhuar, sesa të tërhiqemi zvarrë me një Reformë që përdoret për fushatë zgjedhore dhe jo për drejtësi", rrëfen Bylykbashi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ilir Meta dhe Fatmir Xhafaj
Ilir Meta dhe Fatmir Xhafaj
 ??  ?? KOMISIONI I REFORMES NE DREJTESI
KOMISIONI I REFORMES NE DREJTESI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania