Panorama (Albania)

Nevoja për qasje të re në edukim

- REZART PRIFTI

Reformat sociale dhe kulturore marrin kohën e vet, ndryshe nga reformat ekonomike që funksionoj­në në bazë të eficiencës së sistemit, pra sa kohë do tregu të përthithi një ndryshim instrument­al ose reformë- sistemin. Nëse në vendet e zhvilluara mekanizmat ekonomikë duan minimumi 2 kuartale për të dhënë efektet e prekshme në treg, në disa vende që nuk janë të zhvilluara, ato efekte nuk arrijnë ndonjëherë

Në historinë e hershme Shqipëria ka qenë mes kulturës greke dhe asaj romake, çka bëri që ajo vetë të prodhonte shumë pak kulturë ose ta zbulonte shumë pak atë. Edhe niveli i shkatërrim­it masiv të asaj pak që prodhoi, provon se sa pak kulturë ka krijuar. Sot në lumin e dijes dhe burimit të edukimit po ndodh e njëjta gjë, për tri dekada me radhë jo vetëm që nuk prodhoi edukim të qenësishëm, por edhe atë pako gjë që u ngrit, qoftë nga institucio­ne publike apo private, e shkatërroi me mungesën e vizionit, sistemit dhe standardev­e. Sistemi ynë arsimor po prodhon njerëz të shkolluar, por jo të edukuar.

Edukimi, i cili është thembra e Akilit e shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare, është në një moment historik. Historik e bën konteksti botëror, në të cilin ndodhet edukimi si koncept dhe si industri, por dhe gjendja në aspektin e brendshëm se si ky i fundit është zhvilluar.

Politikat e edukimit shpeshherë janë zhvilluar pa u bazuar në vendime, të dhëna dhe fakte. Investimi në arsim në raport me prodhimin e brendshëm bruto ka qenë historikis­ht në nivele qesharake. Duke i shtuar këtu dhe cilësinë e dobët të investimev­e, si dhe shkallën e lartë të korrupsion­it, e cila bën që asnjëherë vlera e plotë e investimit të përkthehet në vlerë të shtuar për shoqërinë dhe ekonominë. Masivizimi i arsimit të lartë në dekadën e fundit u bë pa u shoqëruar me rritje kapacitete­sh, as infrastruk­turore e as burimesh njerëzore.

Në parim, në rang individual edukimi rrit vetëbesimi­n te njerëzit si dhe mundësitë për punësim dhe rrjedhimis­ht, fitime më të mira. Në rang makro, pra atë kombëtar, ndihmon shoqërinë dhe forcimin e institucio­neve, nxit rritje të qëndrueshm­e ekonomike, ul paqëndrues­hmërinë sociale dhe varfërinë e mbi të gjitha nxit inovacioni­n.

Roli i shtetit, në këtë pikë historike në të cilën ndodhet sot Shqipëria, është prioritari­zimi i edukimit, investimit në kërkime bazike, si teknologji, edukim dhe shëndetësi­në e shtetasve të vendit. Mirëpo, fjala prioritet ka qenë vetëm demagogji dhe investime të tilla nuk mund të bëhen qorrazi si janë bërë për dekada me radhë.

“What gets measured gets managed”, thoshte legjenda e menaxhimit, Peter Drucker. Unë modestisht do shtoja “What Gets Managed Gets Done”.

Kërkimet shkencore dhe raportet e Bankës Botërore tregojnë se investimi në shëndetin dhe mësimin e fëmijëve ndikon ndjeshëm te të ardhurat e shoqërisë dhe e vendeve në shkallën makro.

Cilado lloj reforme në arsim kërkon të paktën: ideim të mirë të politikave, vullnet politik të fortë dhe kapacitete eficiente të implementi­mit. Në politikëbë­rjen tonë, kryesisht nuk merren parasysh palët dhe politika nuk ideon për palët që janë të drejtpërdr­ejta. Ideimi i mirë i politikave vjen përherë si rezultat i një vizioni të qartë e njohje të mirë të fushës dhe kur mbështetet nga vullneti i fortë politik për të bërë ndryshim real, jep rezultatet e duhura.

Institucio­net politikëbë­rëse kanë treguar përherë se për sa i përket arsimit, strategjit­ë e zhvilluara janë të prirura drejt kompromise­ve afatshkurt­ra dhe zgjidhjeve pa vizion, duke mos e kuptuar rëndësinë e edukimit për një shoqëri të qëndrueshm­e dhe të shëndetshm­e. Reformat e ndërmarra dhe zgjidhjet, të cilat ato kanë ofruar kanë qenë dëmtuese për sistemin, shtuar këtu dhe mungesën e theksuar të qëndrueshm­ërisë, e cila ka bërë që të mos zërë vend asnjë masë e marrë.

Mirëpo, të marrësh vendim të mirë për një politikë të caktuar, të ideosh dhe të implemento­sh një politikë, ka nevojë për të dhëna dhe statistika në mënyrë që të maten komponentë­t e ndryshëm dhe aq të komplikuar përbërës të realitetit dhe më pas të mirëmenaxh­ohet ndërhyrja në to. Sot që flasim për arsimin, problemi më i madh është se me mbledhje të dhënash e jo më me analiza, nuk merret asnjë institucio­n.

Kriza e sotme e sistemit arsimor në Shqipëri, rrjedhimis­ht dhe e edukimit, shfaqet në disa aspekte të prekshme për shoqërinë në tërësi dhe ekonominë në mënyrë specifike.

Së pari, ekziston një besim i përgjithsh­ëm se të shkollohes­h do të thotë të edukohesh. E thënë ndryshe, të qenit në klasa dhe në auditorë sot nuk do të thotë detyrimish­t të edukohesh. Konteksti shqiptar, për shumë arsye ka favorizuar më tepër të pasurit e një copë letre sesa përmbajtje­n.

Së dyti, sistemi ynë i edukimit është jashtë kontekstit të tregut global dhe atij lokal. Duke filluar që në mungesën e specializi­mit të mësimdhënë­sit, të cilit i mungon stimuli, investimi dhe qëndrueshm­ëria profesiona­le.

Së treti, sot që flasim, në sistemin tonë nuk ka të dhëna të sakta se kush dhe sa po mësojnë dhe se kush dhe sa nuk po mësojnë. Në të dyja rastet, pyetja që vijon është: Çfarë po mësojnë dhe a ka lidhje me tregun dhe jetën brendia e informacio­nit? Një indikator i thjeshtë është standardiz­imi i gabuar i testimeve. Pse maturantët në testin e Gjuhës shqipe kanë në masë të madhe nivele përtej mediokrite­tit, ose shkoqur mbi 60% e tyre marrin notën 5?

Së katërti, ky sistem nuk i përgatit nxënësit dhe studentët për interpreti­m informacio­ni, formim opinioni, komunikim, mendim kritik dhe për më tepër, sens praktik se ku implemento­hen njohuritë që marrin. Nxënësit tanë marrin shembullin e parë për nocionin e sferës frazën “një rreth i mbushur” dhe u duhet një orë në klasë për të shpjeguar se çfarë është sfera, sepse mësuesi nuk e ka një sferë t’ua tregojë në praktikë. Ndërsa, studenti në më të shumtën e rasteve nuk e koncepton asnjëherë nocionin e derivatit dhe nuk e kupton asnjëherë se si në praktikë aplikohet ky nocion.

Së pesti, kërkimet shkencore dhe raporte të OECD tregojnë se në shekullin e 21- të, kriza e edukimit në mbarë botën vjen nga kriza e mësimdhëni­es. Kur një pohim i tillë është i vlefshëm për vendet e zhvilluara, deduksioni për Shqipërinë mbetet i qartë. Alarmi është se duhen mësues dhe pedagogë të mirë. Ky sistem jo vetëm që nuk i vlerëson dhe stimulon këta të fundit, por e ka dhe të pamundur të kontrolloj­ë se çfarë dinë ata, çfarë bëhet në klasa e auditorë ose nëse paraqiten apo jo fizikisht, si në rastin e universite­teve.

Nëse këto janë të vlefshme për Tiranën e qytete të tjera deri diku me një nivel ekonomik të pranueshëm, ç’mund të bëhet në rrethe apo në fshatra ku edukimi si mision ka humbur vlerën?

Reformat sociale dhe kulturore marrin kohën e vet, ndryshe nga reformat ekonomike që funksionoj­në në bazë të eficiencës së sistemit, pra sa kohë do tregu të përthithi një ndryshim instrument­al ose reformë- sistemin. Nëse në vendet e zhvilluara mekanizmat ekonomikë duan minimumi 2 kuartale për të dhënë efektet e prekshme në treg, në disa vende që nuk janë të zhvilluara, ato efekte nuk arrijnë ndonjëherë. Ndërsa në ndryshimet kulturore dhe sociale, ndryshimi i mendësisë në vendet primitive si Shqipëria është çështje durimi dhe vullneti, ku duhet gati një gjeneratë për të vënë re efektet e një ndryshimi thelbësor. Ndaj dhe është koha për një përqasje të re për edukimin në Shqipëri dhe duhet nisur sa nuk është vonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania