Panorama (Albania)

Basha: Rama privatizoi Drejtësinë, po vjedh qytetarët

Kreu i opozitës

- TIRANE

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, zhvilloi dje një takim me strukturat e PD- së në Lezhë.

Gjatë takimit, kreu i PD- së e cilësoi Kryeminist­rin Rama si problemin më të madh për ekonominë, papunësinë dhe shkaktarin e shkatërrim­it të drejtësisë. Gjatë takimit Basha iu referua vendimit të Gjykatës së Durrësit, duke e cilësuar si skandal, ndërsa theksoi se me kërkesën e dyshes Rama- Dako ndryshoi në mënyrë të papreceden­t vendimin e saj të mëparshëm, për pavlefshmë­rinë e mandatit të prodhuar nga 30 qershori. "Kjo tregon se drejtësia është tërësisht e privatizua­r nga Edi Rama. 3 vjet pas miratimit të Reformës në Drejtësi, drejtësia është tërësisht e kapur nga Rama. Kjo është arsyeja pse drejtësia nuk funksionon. Edi Rama është Kryeminist­ri më hajdut, më arrogant dhe më mashtrues në historinë e Shqipërisë. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëv­e po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshm­it dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. Nëse shqiptarët nuk kanë të hanë, është sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdorua­r këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe janë shpërdorua­r për tekat e Ramës në luks dhe fasada", theksoi kryedemokr­ati. Kryetari i Partisë Demokratik­e u ndal gjatë takimit edhe te koncesioni për ndërtimin e rrugës MilotBalld­ren. Sipas tij, kjo kontratë e miratuar nga Parlamenti është vrasje e shpresës. "Nëse shqiptarët janë pa punë, është sepse ekonominë, paratë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Ramës. Nëse shqiptarët nuk kanë shpresa, është sepse shpresat e tyre i ka vrarë Rama me oligarkët hajdutë, siç po bën edhe këtu në Lezhë me kusarinë Milot- Balldren. Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë, ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve", theksoi kreu i PD- së.

ZGJEDHJET Kryedremor­kati Lulzim Basha u ndal edhe te kriza politike në vend, duke theksuar se vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme shumica morale e vendit mund të kthehet në shumicën qeverisëse të tij. "30 qershori në këtë pikëpamje vetëm ka përforcuar dhe konfirmuar si të drejta shqetësime­t dhe rrugëdalje­t nga kriza që kemi parashtrua­r: një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, çuarjen para drejtësisë të të gjithë politikanë­ve dhe kriminelëv­e, të faktuar para të gjithë botës si hajdutët e zgjedhjeve dhe zgjedhje të parakohshm­e", theksoi në takimin e Lezhës kreu i opozitës, Lulzim Basha.

 ??  ?? Basha, dje në Lezhë
Basha, dje në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania