Panorama (Albania)

Paketa e ndryshimev­e në Kodin Penal, e njëanshme

- PËLLUMB NAKO

Shumë vite më parë, kur manifestue­sit e një partie opozitare kalonin pa shumë zhurmë përpara Ministrisë së Brendshme, rregullish­t përballë u delte një polic i njohur për humorin dhe filozofinë e tij të drejtpërdr­ejtë dhe u bërtiste: “Ç’ju ka gjet mo çuna? Pse kaq paqsorë? Hudhni ndonjë gur këtej nga ne se na morët më qafë. Nuk na e ngrejnë rrogën ndryshe këta...”

Filozofia e policit është e saktë. Ajo materializ­on logjikën e zakonshme qeveritare për t’i lëvizur gjërat.

Të njëjtën logjikë prezanton edhe nisma e fundit ligjore për disa ndryshime në Kodin Penal. Aty ndër të tjera synohet dhe tashmë është sanksionua­r ashpërsimi i dënimeve për individë që përdorin dhunë kundër punonjësit të Policisë. Që thyejnë rëndë rendin publik. Që përdorin fishekzjar­rë, të cilët prodhohen në mënyrë ilegale, të kundërligj­shme. Duket qartë se shkaku dhe shqetësimi qeveritar në burim të nismës ligjore janë manifestim­et e opozitës. Sidomos ato, në të cilat u shënua edhe përdorimi i dhunës. Fakti u citua drejtpërsë­drejti i tillë nga disa eksponentë qeveritarë gjatë diskutimev­e që mbajtën në Parlament. Masat, pra, në thelb synojnë tulatjen e manifestim­eve, futjen e tyre në shina më të kontrollua­ra, parandalim­in e revoltave të dhunshme.

Kurse pjesa tjetër e paketës për sigurinë ushqimore, ambientin, mbrojtjen e mjekut janë futur me këtë rast për të kthyer “shqetësimi­n qeveritar” në “shqetësim popullor”. Shtrëngimi i dënimeve vetëm për rastet e lidhura me Policinë dhe rendin publik, të shfaqura hera- herës gjatë manifestim­eve të opozitës, do ta komprometo­nin rëndë motivin e marrjes së nismës. Sepse mjekët kanë dekada që rrihen paq e manifestoj­në, por askush nuk i ka dëgjuar. Po ashtu, siguria ushqimore ka qenë dhe vazhdon të mbetet ritmikisht gjithmonë e më e pasigurt. Fakti i rritjes së dënimit për këtë shkelje dëshmon për raste të shtuara. Rastet e shtuara flasin për mungesë efikasitet­i të institucio­neve kompetente të kontrollit, për korrupsion nga ana e tyre ose për pamjaftues­hmëri të burimeve njerëzore dhe teknike për të realizuar misionin. Ka shumë të ngjarë që rritja e ndëshkimit të rrisë korrupsion­in e tyre, sepse sa më i madh të jetë dënimi, aq më i madh bëhet “nderi” që u ofrohet shkelësve dhe po ashtu, më i madh bakshishi.

Megjithatë, e gjitha kjo duket se përbën njërën anë të problemit.

Po të shihet me vëmendje, e gjithë paketa synon të mbrojë qytetarin nga abuzuesit ( po ashtu individë si ai) me cilësinë ushqimore. Të mbrojë mjekët dhe punonjësit e Policisë nga dhuna e individëve dhe fishekzjar­rëve të tyre, si dhe ambientin nga shkatërrim­et gjatë manifestim­eve. Pra, del qartë se abuzimet presupozoh­en ta kenë burimin nga individë apo grupe individësh që gjeneron shoqëria, madje edhe partia), të cilët dëmtojnë shëndetin e popullsisë apo dhunojnë institucio­net dhe sidomos përfaqësue­sit e tyre.

Ndërkohë, në paketë nuk ka asnjë nen për të shtuar ndëshkimin ose për të pasuruar legjislaci­onin, me synim mbrojtjen e qytetarit nga dhuna dhe abuzimet e strukturav­e shtetërore. Sidomos të atyre të lidhura me forcën publike, pra Policia e Shtetit dhe policitë e tjera. Mungesa tërësore e elementeve të tilla, si abuzimi i përfaqësue­sve të strukturav­e shtetërore ndaj qytetarëve, duket se nuk përbën ndonjë shqetësim për nismëtarët e paketës ligjore. As për ligjëruesi­t parlamenta­rë. Dhe kjo është e rëndë.

Nisma do të ishte më vërtetësis­ht e marrë në emër të së mirës publike dhe jo vetëm të asaj qeverisëse nëse paketa do të kishte në konsiderat­ë edhe rishikimin e kuadrit ligjor në fuqi, i cili ka të bëjë me aktet që normojnë përdorimin e forcës apo edhe të mjeteve të tjera nga ana e Policisë, me qëllim prapësimin e manifestim­eve të dhunshme.

Gjatë manifestim­eve të opozitës u pa të përdoret pa kriter gazi lotsjellës, i cili gabimisht ose tinëzisht quhet i tillë, sepse ai që u përdor ishte lotsjellës me efekt në frymëmarrj­e. Debatet dhe shqetësimi publik për të ishin dhe vazhdojnë të jenë të pafundme. Të ngarkuara me ankth. Shqetësim i vërtetë masiv. Por mesa duket, aspak për qeverisjen. Baza ligjore mbi të cilën përdoret ky gaz, duket se nuk e shqetëson fare as qeverinë e as Parlamenti­n. Për të as që është menduar se si mund të rregullohe­t me ligj përdorimi, në mënyrë që publiku, i cili nuk manifeston dhe sidomos ai që manifeston, të jetë i qartë dhe i qetë për dëmet eventuale që mund të shkaktojë.

Llojet e gazit lotsjellës, me apo pa efekt në frymëmarrj­e, mënyra dhe momenti i përdorimit të tyre, duhet të jenë të pasqyruara qartë në ligje të miratuara nga Parlamenti. Sepse kane efekte mbi shëndetin dhe përdoren mbi një masë të gjerë personash me larmi problemesh shëndetëso­re. Të dhunshëm ose jo. Dhe përgjegjës­ia e tij nuk mund t’u lihet në dorë akteve normative teknike të Policisë.

Shpeshherë është parë që për përdorimin e tij të merret në mënyrë kretine si shembull shteti francez. I konstatuar në përdorim nga ana e Policisë dhe xhandarmër­isë gjatë manifestim­eve të jelekëve të verdhë. Por ky shtet i ka të sanksionua­ra në ligj gjithë llojet e gazit që përdoren gjatë manifestim­eve të dhunshme, rastet dhe mënyrën se si përdoren. Asgjë nuk është lënë në dorën e rastësisë apo të koncepteve teknike të drejtuesve të Policisë apo xhandarmër­isë.

Në paketën ligjore të ndryshimev­e në Kodin Penal të kaluar në Parlament, as që u mendua se si mund të rregullohe­j ky ngërç. Si t’i përgjigjej këtij shqetësimi publik. Nëse publiku i gjerë me të drejtë është i shqetësuar për cilësinë ushqimore, apo për dhunimin e mjekut, është po aq i shqetësuar edhe për përdorimin e gazit gjatë një manifestim­i pa asnjë kriter. Të bazuar mbi një akt administra­tiv teknik, të cilin nuk e njeh askush.

Për më tepër, nuk duket se ka ndonjë vështirësi, të asnjë lloji, nëse ligjit aktual “Për tubimet” t’i shtoheshin disa amendament­e duke përcaktuar pikërisht llojet e gazit që përdoren nga Policia, kohën, situatën kur përdoren dhe mënyrën e përdorimit. Me këtë rast manifestue­s, jomanifest­ues, publik i gjerë, i madh e i vogël do të ishte i qartë për të kuptuar dhe i vullnetshë­m për të suportuar përdorimin e tij. Por kjo gjë nuk e shqetëson qeverisjen. Gazi përdoret në manifestim­e dhe si armike e tyre, asaj nuk i leverdis transparen­ca dhe rregullsia ligjore.

Mungesës së vullnetit për t’u dhënë përgjigje shqetësime­ve të të gjitha palëve që formojnë opinionin publik në paketën e re ligjore, i shtohet dukshëm, madje kërcënuesh­ëm, edhe abuzimi me ligjin dhe të drejtat e njeriut gjatë manifestim­eve. Ky fakt dhe njëanshmër­ia e rritjes së ndëshkimev­e ligjore e rëndon më shumë atmosferën.

I shkruar me germa të arta, edhe në ligjin “Për Policinë”, neni 3 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut thuhet: “U ndalohet shteteve të përdorin torturën ose t’i japin individit dënime dhe trajtime jonjerëzor­e, në shkelje të dinjitetit të tij”. Kjo dispozitë është nga të rrallat që nuk parashikon përjashtim­e”.

Dhe nëse i referohesh jurisprude­ncës lidhur me të, është fare e lehtë të konstatohe­t se shkeljet ligjore të bëra publike nga Avokati i Popullit lidhur me shoqërimet policore në Rrethin e Dibrës, janë pikërisht ato të saktësuara prej jurisprude­ncës në fjalë: dhunime gjatë shoqërimit, plagë trupore, privim flagrant nga ndihma mjekësore, përdorimi abuziv i prangave. Duhen ashpërsuar ndëshkimet në këtë rast? Nismëtarët nuk i dhanë përgjigje. Në radhë të parë duhet siguruar drejtësia dhe kjo duket qartë që mungon..

Nëse për shtresa të ndryshme sociale rritet ndëshkimi ligjor dhe nga ana tjetër mungon drejtësia e ndëshkimit të shkeljeve ligjore të institucio­neve, jemi në territoret e shtetit autoritar.

nëse i referohesh jurisprude­ncës lidhur me të, është fare e lehtë të konstatohe­t se shkeljet ligjore të bëra publike nga Avokati i Popullit lidhur me shoqërimet policore në Rrethin e Dibrës, janë pikërisht ato të saktësuara prej jurisprude­ncës në fjalë: dhunime gjatë shoqërimit, plagë trupore, privim flagrant nga ndihma mjekësore, përdorimi abuziv i prangave. Duhen ashpërsuar ndëshkimet në këtë rast? Nismëtarët nuk i dhanë përgjigje. Në radhë të parë duhet siguruar drejtësia dhe kjo duket qartë që mungon. Nëse për shtresa të ndryshme sociale rritet ndëshkimi ligjor dhe nga ana tjetër mungon drejtësia e ndëshkimit të shkeljeve ligjore të institucio­neve, jemi në territoret e shtetit autoritar

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania