Panorama (Albania)

Kolë Idromeno në pasqyrën restaurues­e, mjeshtrit që e nxorën në dritë

"Restaurato­rët janë mjeshtrat që na bënë të mundur të shijojmë qartësisht imazhet e subjekteve, ngjyrat në sipërfaqen e kanavacave"

- SUZANA VARVARICA KUKA

Më lejoni të shpreh mendimet e mia të asaj sa di mbi Kolë Idromenon, siç Sokrati mendonte se: "... Askush prej nesh, as sofistët, as poetët, as oratorët, as artistët, as unë, nuk di se çfarë është e vërtetë, e mirë, e bukur... E gjithë epërsia e diturisë, pra, që Orakulli ma vlerëson, përfundon vetëm në këtë që unë jam plotësisht i bindur të mos di atë që nuk njoh". Kolë Idromeno ( 1860- 1939), deri më tani, do të kryesojë fillesën e historisë së artit pamor jofetar shqiptar. Ai, sipas të gjithë studiuesve që e njohën, do të konsideroh­et si babai i pikturës në kapërcyell të shek. XX.

Ekspozita e hapur në GKA me titullin "Kolë Idromeno" kishte pritshmëri të lartë, por nuk ishte befasi për studimet në fushën e artit dhe të historisë, madje jo aq edhe për publikun shqiptar, pasi emri i personalit­etit të shquar është bërë i njohur përmes ngjarjeve që lidhen me veprën e tij "Motra Tone" ( 1883). Edhe, për më tepër, publiku është i njohur prej një grupi veprash që ekspozohen vazhdimish­t në linjën e GKAsë, siç janë: "Dasma Shkodrane" ( 1924), "Autoportre­ti" ( 1938), "Portreti i së shoqes" ( 1920), "Shkrepi i Ulqinit" ( 1887), "Portreti i mbesës" ( 1930), që me të drejtë i duhet ndryshuar titulli e të quhet "Portreti i Gjyzepinës", pasi stërmbesa e tij, Gjyzepina, pozoi për mjeshtrin dhe ajo ishte vajza e Orsolinës, e kjo e fundit ishte vajza e Tones. Ky fakt dëshmohet nga Gëzim Qëndro në hyrjen e librit të tij, "Heronjtë janë të uritur". Gjithashtu, në Shkodër e në Tiranë emri dhe vepra e tij kanë qenë vazhdimish­t në vëmendje të institucio­neve dhe publikut, përmes veprimtari­ve ekspozuese, diskutuese dhe programeve të edukimit. Kjo e ka bërë emrin e Kolë Idromenos të jetë një nga artistët më të komunikuar edhe për publikun e ri.

Ekspozita "Kolë Idromeno" ka shumë cilësi, ku qetësia dhe hapësira e bollshme e ekspozimit nga një vepër te tjetra është domethënës­e. Ekspozita befason me prezantimi­n e saj. Së pari shprehet për ruajtjen e standardev­e të larta, të cilat, GKA, në vazhdimësi prej dy dhjetëvjeç­arësh, ka tentuar t` i ruajë. Së dyti, për mosvendosj­en e të dhënave njohëse e të domosdoshm­e në një etiketë shpjeguese, gjë e cila ka pastruar muret e sallës, i ka dhënë evidentim vetëm veprës dhe ka faktuar një formë tjetër e normale informimi. Së treti, dhe më e rëndësishm­ja sipas mendimit tim, befasia e ekspozitës lidhet me kënaqësinë e marrë nga veprat, sepse ato janë kthyer në artefakte cilësore pas një pune të mrekullues­hme restaurues­e. Mjeshtrit e restaurimi­t kanë kryer një punë me vullnet çeliku, siç prof. Frederik Stamati e quan restaurimi­n e artefaktev­e muzeore dhe kjo dallohet qartësisht në tablotë e restauruar­a të Kolë Idromenos. Ata kanë dëshmuar cilësi të lartë dhe profesiona­lizëm të specializu­ar. Në ditët e sotme, në mjediset e punës së GKA- së vazhdon të punojë me rigorozite­t laboratori i restaurimi­t, i cili i brendashkr­uhet sektorit të konservimi­t të veprave të artit, që drejtohet me sukses prej gati 10 vitesh nga specialist­i serioz, i përkushtua­r dhe i mirëformua­r, Olsi Laska. Ai, dhe grupi i specialist­ëve që drejton, në lidhje me restaurimi­n e veprave të Kolë Idromenos, krijoi një buxhet profesiona­l, që i radhitet denjësisht historisë së trashëgimi­së kulturore konservues­e në Shqipëri, si dhe kolegëve të mëparshëm: Hasan Nallbani, Mirela Strazimiri, Eduard Soppi, Majlinda Agolli, të cilët kanë pas drejtuar përmes komisionev­e shtetërore restaurimi­n e veprave të artit në GKA. Organizimi i punës në Sektorin e Restaurimi­t të Veprave të Artit në GKA nga Olsi Laska për realizimin në ditët tona të ekspozitës "Kolë Idromeno", dhe në kohë më parë të disa ekspozitav­e të tjera, shprehet për domosdoshm­ërinë e funksionev­e konservues­e brenda institucio­nit GKA, ku gjenden mijëra vepra arti të teknikave, gjinive dhe kohëve të ndryshme, të cilat kanë nevojë të kurohen.

Konservimi dhe restaurimi që iu bëhet veprave të artit, janë frymëmarrj­a normale e ekzistencë­s së një muzeu apo galerie arti. Veprimtari­të studimore konservues­e mbi një vepër arti janë proceset e mbarëvajtj­es së jetës së veprës së artit dhe proceset restaurues­e janë jetëgjatës­ia dhe mbajtja në ekspozim sa më të afërt me pamjen fillimtare të krijimit, si dhe pavarësish­t kohës së hershme të realizimit të saj nga autori përkatës. Restaurato­rët dhe konservato­rët, gjatë punës së tyre të imët me kalime milimetrik­e mbi sipërfaqen e veprës së artit, shprehen se janë kuratorët e mbrojtjes jo vetëm të jetës, por të identiteti­t të elementëve cilësorë fizikë të veprës së artit, si dhe kuratorët e mbajtjes në ruajtje të veprës së artit në kushtet sa më të përshtatsh­me si në hapësirën e saj individual­e, ku ajo pushon në qetësi, ashtu dhe në mjedisin e ri, atë ekspozues. Konservato­rët dhe restaurato­rët bëhen shpeshherë të parët zbulues të shumë të dhënave mbi sipërfaqet e pikturuara, fakte të cilat mbulohen nga koha.

Vepra e artit ka tri banesa brenda banesës së madhe muze apo galeri. Banesa e qetësisë së fjetur që është fondi, banesa e restaurimi­t dhe kurimit shëndetëso­r, që është laboratori i restaurimi­t dhe banesa e tretë, që është salla e ekspozimit, ku vepra gëzon marrëdhëni­et e saj me publikun dhe stafin studimor e kuratorial. Restaurato­rët janë të pranishëm në të tri banesat. Edhe pse restaurato­rët e GKA- së e marrin të parët veprën në dorë prej fondit, edhe pse më pas në ekspozimin e saj ata janë të fundit dhe prapa veprës së artit, me bindje e them se në ekspozitën "Kolë Idromeno", ata- laboratori i restaurimi­t dhe sektori i konservimi­t drejtuar nga Olsi Laskajanë mjeshtrat që na bënë të mundur të shijojmë qartësisht imazhet e subjekteve, ngjyrat në sipërfaqen e kanavacave, qëndrimin estetik dhe mënyrën e pikturimit të mjeshtrit Idromeno, madje të lexojmë me vëmendje firmën e tij të hedhur kaligrafik­isht në mënyrë klasike dhe ndryshuesh­mëritë teknike të artistit gjatë interpreti­mit të subjekteve të ndryshëm.

Mbi çdo vepër të ekspozuar nuk mundet të kryesh një syhedhje në indiferenc­ë, të cilën e shkaktonte pluhuri dhe papastërti­a në kohëgjatës­inë e jetës së tyre. Veprat të thërrasin, të afrojnë t` i kundrosh me vëmendje, me kërshëri dhe me dallueshmë­ri nga njëra te tjetra, për të zbuluar të mirën e më të mirën, objektet dhe subjektet, personazhe­t dhe rolin e tyre, pjesët mishtore dhe modelimin, ngjyrat primare dhe ato të sfondeve. Vërtet një kënaqësi fatlume, që e dhuroi puna serioze e restaurato­rëve të GKA- së, ku dallohet puna e shumtë dhe për herë të parë mbi veprat si: "Motra e piktorit" ( 18311912), data, të cilat duhet të shpjegohen nga stafi i ndërtimit të ekspozitës se çfarë duan të thonë, pasi viti 1831 nuk ka lidhje me piktorin, i cili ende nuk kishte lindur ose mbase është një lapsus kompjuteri­k. "Portreti i Mati ( a) Kodhelit" ( 1881), "Kur hyn dreqi në shtëpi" 1899, "Portret burri" dhe "Portret gruaje", etj. Vepra, të cilat pas restaurimi­t, kanë marrë vlerën e duhur, si dhe në marrëdhëni­e me kohën kur u krijuan, në krahasim me vepra të tjera të vetë artistit, do të ndihmojnë të rrisim shkallën e njohjes rreth krijimtari­së së Kolë Idromenos.

SI E KONCEPTOJ VEPRËN "KUR HYN DREQI NË SHTËPI" 1889?

"Kur hyn dreqi në shtëpi" është një nga veprat më të diskutuesh­me të piktorit shkodran dhe pak e njohur në publik. Kolë Idromeno, në dy dhjetëvjeç­arët e fundit të shek. XIX, mori disa porosi nga kisha në Shkodër si për të dekoruar hapësirat e brendshme të saj, por edhe për vepra me tema therëse e informuese mbi moralin njerëzor të kohës. "Kur hyn dreqi në shtëpi" ka qenë një porosi e tillë. Njohjen me disa të dhëna rreth kësaj vepre do t` i përfitoja për herë të parë nga i shkëlqyeri At Zef Plumbi ( 1924- 2007), kur e vizitoja në arsye të bashkëbise­dimit tonë për piktorin shkodran Lin Delija ( 1926- 1994). At Zefi e kishte pasë bashshok në kohë të rinisë françeskan­e në kuvendin "Gjuhadol" në Shkodër, deri në 1948, kur Delija u arratis nga Shqipëria. Në një nga takimet, Ati më pyeti: "Asht një piturë te ju e Kols, e qujtun kur hyn dreqi n` shpi "? E kishte fjalën për galerinë, ku punoja aso kohe, kur mu drejtua me ju. I thashë se po, por nuk kisha pasë mundësi ta shihja ende. Ai më tregoi se: "Piktura është një punim klasik, u porosit nga Ipeshkëvi i Kishës së Madhe dhe ka shëtit në shumë familje dhe në malci ma tepër. Iu tregohej gjinies së familjeve, që me akte të mbrapshta bashkëshor­tore kishin cënu rregullat e Zotit e të familjes". Arrita ta shoh veprën, pasi për arsye të dëmtimit të madh dhe të konservimi­t nuk mund të hapej për këdo. Ndërsa është fat i madh që ajo u restaurua dhe u paraqit në ekspozitën "Kolë Idromeno".

"Kur hyn dreqi në shtëpi" është një vepër klasike ashtu siç At Zefi e cilësoi, pasi një subjekt i tillë ku mëkatet dënohen në katet e nëndheshme dhe të tmerrshme të ferrit janë trajtuar nga piktorë të Rilindjes italiane siç njëri prej tyre ishte Fra Angelico ( 1395- 1455) me veprën "Gjykimi i fundit"( 1431), pronë e muzeut San Marco, në Firence. Të dy veprat kanë të përbashkët paraqitjen në imazh të dënimeve ndaj mëkatarëve dhe ekzekutimi i tyre nga personazhe­t e Hadit dhe të ferrit.

Vepra është realiste dhe në të gjitha detajet përshkruaj­në figurativi­sht dukurinë që përcaktohe­t në titull. Titulli i ve

prës është një shprehje shumë e zakonshme dhe e përdorur në Shkodër, që do thotë se kur hyn dreqi në shtëpi, ajo ka marrë fund e nuk ban hajër.

Vepra ka një cilësi krejt të veçantë. Vepra ka një subjekt klasik me temë fetare, por Kolë Idromeno i ka dhënë ngjyrimin lokal shqiptar, pasi ka bërë socializim­in e marrëdhëni­eve fetare me figuracion­in e tipit të njeriut shqiptar, të veshjeve karakteris­tike dhe të mjediseve ku ai jetoi.

Subjekti i veprës lidhet o me tradhtinë bashkëshor­tore, o me martesën e një katoliku me dy gra, akte, të cilat ishin kategoriki­sht të ndaluara në besimin e krishterë katolik dhe dënoheshin rreptësish­t nga feja, nga mentalitet­i familjar dhe shoqëria.

Vepra ka një kompozim rrethor të figurave që zhvillohet horizontal­isht. Qendra i përket mëkatarit dhe komunikimi­t të tij vetëm me gruan në të majtë. Figurat e tjera si: dy djajtë, engjëlli, malësorja, dy njerëzit ujqër dhe vdekja komunikojn­ë me mëkatarin dhe kanë në dorë sende simbolike që tregojnë veset e mbrapshta dhe mëkatet e tij me radhë. Prifti komunikon me shpirtin e mëkatarit.

Imazhi kompozicio­nal dëfton shumë më gjerë se tipologjit­ë e përmendura. Burri mëkatar katolik, gjysmë i shtrirë në tokë, ha me dhëmbë e i tmerruar gishtin e turpit dhe ka rreth qafës zinxhirin e hedhur e të mbajtur nga kthetra e himerës apo djallit që nxjerr zjarr nga goja, i cili ka formën e dragoit me krahë e bisht me ngjyrë të gjelbër, të cilën e merr prej squfurit që digjet në nëntokën e ferrit. Himera, apo dragoi, do ta tërheqë me zinxhirë drejt djegies në ferr burrin mëkatar. Rreth burrit mëkatar janë katër djaj të zinj. Djalli majtas në këmbë i tregon urdhëresat që ka ai shkelur, që natyrisht është ajo e 7- ta, që përkon edhe me një nga urdhëresat e "Statuteve të Shkodrës". Djalli tjetër përballë, në dorën e majtë, mban gjerdanin me fishekë dhe qesen me para, si dhe në dorën e djathtë mban pushkën dhe bishtin e flokëve të kresë së mëkatarit. Këto objekte janë katër sende që kur ia merrje malësorit, do të thotë se ia hupje nderin ose e çnderon në burrërinë e tij. Në këmbët e burrit mëkatar, në të majtë qëndron i ulur një likantrop ose një burrë ujk i zi. Me kokë e sy drejt mëkatarit dhe i tregon atij, përmes gishtit tregues, gruan e djalin, se ata janë aty, duke i kujtuar se janë ndjekës të skenës së gjykimit. Te koka e mëkatarit prapa qëndron likantropi i dytë, që i egërsuar pret të gllabërojë pjesë mishtore nga gjahu i tij.

Në të majtë duket gruaja shkodrane në këmbë me djalin e saj dhe në të djathtë gruaja malësore e ulur. Rastësisht apo qëllimisht, artisti ka pikturuar dy gra, të cilat nga elemente të fizionomis­ë kostumogra­fike kuptojmë se i përkasin Shkodrës dhe krahinave të saj. Ndërsa, duke ndjekur me kujdes elementet kostumogra­fike zbulojmë detaje që artisti me qëllim ose jo i ka pikturuar në një formë që nuk e përcakton

 ??  ??
 ??  ?? "Kur hyn dreqi në shtëpi" nga Kolë Idromeno
"Kur hyn dreqi në shtëpi" nga Kolë Idromeno
 ??  ?? Kuratorja dhe studiuesja e artit, Suzana Varvarica Kuka
Kuratorja dhe studiuesja e artit, Suzana Varvarica Kuka
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania