Panorama (Albania)

Studimet në Universite­tin e Tiranës, tarifat e reja për çdo degë

Viti i ri akademik

- BESARTA BASHA

Për të pestin vit, Senati Akademik i Universite­tit të Tiranës ruan të pandryshua­ra tarifat e shkollimit për studentët që do të pranojë për herë të parë në auditorë.

Vendim ky i Senatit Akademik, derivat i tarifave tavan të caktuara nga Këshilli i Ministrave, të cilat janë prej vitesh po ato. Kështu, edhe për 2019- 2020, një vit akademik në Universite­tin e Tiranës do të kushtojë nga 2540 mijë lekë. Profilet e edukimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Gjuhët e Huaja janë ato që do rëndojnë më pak në xhepat e studentëve e familjarëv­e të tyre, ndërsa Shkencat Sociale dhe Drejtësia kapin vlerat maksimale, krahasuar me fakultetet e tjera brenda UTsë. Kujtojmë që me vendimin e fundvitit që shkoi, të gjithë të rinjtë që fitojnë statusin e studentit në ciklin e parë paguajnë vetëm gjysmën e tarifës. Benefite më të mëdha kanë ekselentët e maturës dhe universite­tit( me mesatare mbi 9). Kusht për të përfituar vitet në vijim është ruajtja e mesatares mbi 6 për studentët dhe mbi 9 për të shkëlqyeri­t. VENDIMI I SENATIT Siç e kërkon ligji i arsimit të lartë, studentët duhet të njihen me detyrimin monetar, jo më larg se tre muaj përpara nisjes së vitit. Por ndonëse nuk ka filluar ende gara e mirëfilltë me aplikimet, Senati Akademik i Universite­tit të Tiranës ka kaluar këtë fillimmuaj tarifat vjetore për nivelin bachelor e master, mbështetur në kufirin maksimal të tarifave, të caktuara nga qeveria. Gazeta boton vetëm pagesat e plota të ciklit të parë të studimeve, për të rinjtë që konkurrojn­ë për të hyrë për herë të parë në auditorët e universite­tit më të madh në vend. Me kërkesë të fakultetev­e, Senati Akademik ka miratuar ndryshime në tarifat e degëve që ndiqen si programe të dyta studimi, si dhe në nivelin master. Më konkretish­t, profilet e Histori- Filologjis­ë si programe të dyta studimi do të kushtojnë thuajse gjysmë për gjysmë, duke u ulur nga 111.778, në 60.000 lekë. Sa i takon ciklit të dytë, i vetmi që ka bërë ndryshime është Instituti i Studimeve Europiane, që ka kërkuar të ulë me 30% tarifat për studimet në Master Shkencor, qoftë si program të parë studimi apo të dytë. Veç pagesave vjetore, Senati miratoi edhe tarifat e tjera, si atë për regjistrim në ciklin e parë, 1600 lekë, në ciklin e dytë të studimeve 2500 lekë, tarifën e regjistrim­it për programe e dyta në shumën 3 mijë lekë dhe po aq edhe për regjistrim për transferim studimesh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania