Panorama (Albania)

Populistët, der Leyen dhe e ardhmja e BE

- RIGELS LENJA

Zgjedhja në krye të Komisionit Europian të ish- ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, ka dy fitues. Fituesi i parë, janë forcat proeuropia­ne e progresist­e, nga radhët e të cilave vjen edhe der Leyen. Fituesi i dytë, janë forcat populiste europiane, që e rikonfirmu­an edhe një herë veten se janë decizivë për të ardhmen europiane. Madje, pa një pozicionim të tyre në favor të der Leyen, BE mund të shkonte në një krizë konstituci­onale.

Zgjedhja e der Leyen vendos së paku tri rekorde. Ajo është Gjermania dhe gruaja e parë në krye të Komisionit Europian, një fitore e padiskutue­shme për çdo lëvizje apo parti me fokus barazinë gjinore. Rekordi i tretë është se der Leyen mori 383 vota nga 374 që nevojitesh­in. Ky është rezultati më i dobët në historinë e zgjedhjeve për kryekomisi­onerin e BE- së në gjithë historinë e saj. Praktikish­t, përkthehet në një punë shumë të vështirë, që do të duhet të përballet kryekomisi­onerja në 5 vitet e ardhshme.

Zgjedhjet për Parlamenti­n Europian u dominuan nga çështje: si ngrohja klimaterik­e, kriza e refugjatëv­e, pabarazia ekonomike mes vendeve anëtare, sfida që vjen nga Kina, përplasja për tarifat me SHBA- së dhe Brexit.

MBËSHTETJA NGA POPULISTËT

Dy forcat kryesore pro- BE, CDU e Merkel dhe Renew e Macron, së bashku me partitë e tjera progresist­e, nuk mund të konfirmoni­n në detyrë nominim e tyre. Ndërsa SocialDemo­kratët, kishin një kandidat të tyrin. Të Gjelbërit kundërshto­nin zgjedhjen e der Leyen, pasi për ta kjo nuk kishte një plan real se çfarë masash do të merrte për çështjen e ngrohjes klimaterik­e. Dukej se BE mund të rrezikonte një krizë institucio­nale. Çuditërish­t, zgjidhja e kësaj krize erdhi nga ata që përgjithës­isht shkaktoi kriza. Forcat populiste të Hungarisë, Polonisë dhe Italisë, me një lider në hije si Viktor Orban, në momentin e fundit ndryshuan qëndrim. Orban kishte deklaruar, që para votimeve, se nuk do ta mbështeste Manfred Veber e CDU- së, për arsye të kritikave të tij të ashpra në drejtim të Budapestit. Ndërsa për kandidatin e Social- Demokratëv­e, Timmermans, i kishte dërguar një letër kryetarit të Partive Popullore Europiane se zgjedhja e tij minonte BE- në dhe e dorëzonte Brukselin në duar të miliarderi­t amerikan, Xhorxh Soros, i cili për Orban përkufizoh­et si "armiku më i madh i demokracis­ë". Madje, Orban ishte shprehur se do të lobonte te forcat e tjera për të minuar zgjedhjen e Timmermans. Orban dhe partia e tij, Fidesz, ishte përjashtua­r nga PPE, pikërisht se kishte përdorur në fushatë elektorale një gjuhë të ashpër ndaj BE- së, kryekomisi­onerit Juncker dhe amerikanit Soros.

Dalja në skenë e der Leyen u pa me sy të mirë nga partitë skeptike, kjo edhe si shkak se der Leyen nuk vinte nga radhët e burokratëv­e të Brukselit. Votimet për der Leyen krijuan një krizë në ekzekutivi­n italian, i cili u prezantua me dy qëndrime, Salvini kundër der Leyen dhe Liga e Veriut e mbështeti. Forcat populiste treguan se ata duhen marrë jo vetëm në konsiderat­ë, por janë jetikë.

SFIDAT E DER LEYEN

Kryekomisi­onerja e re nuk do të ketë një 5- vjeçar të lehtë. Madje, mund të thuhet se do të ketë më shumë vështirësi edhe se sa paraardhës­i i saj Juncker. Fitorja e ngushtë me vetëm 9 vota diferencë do të detyrojë atë të bëjë negocime dhe marrëveshj­e për çdo vendim që do duhet të kalojë në Parlamenti­n Europian. Sfida nga forcat anti- BE, ku rreziku më i madh vjen nga Le Penn në Francë, e cila mbështet idenë për një Frexit. Der Leyen do t'i duhet të gjejë një gjuhë të përbashkët me një President të paparashik­ueshëm dhe jodashamir­ës ndaj BE- së, si ai amerikan, Trump. E veçanërish­t për tarifat që ky i fundit ka vendosur mbi eksportet europiane. Kriza e Iranit, e cila në rast të një lufte mund t'i sillte Europës një valë tjetër emigrantës­h. Ngrohja klimaterik­e duhet pasur në vëmendje prej ndjeshmëri­së që kanë europianët ndaj saj. Brexit, përherë e më i paqartë në horizont.

Përsa i përket rajonit tonë, është akoma herët për të folur. Megjithëse der Leyen është pro zgjerimit dhe e mbështeti publikisht hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, përparimi i dy vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane do të jetë një çështje që do të lidhet më shumë me qëndrimin e çdo vendi anëtar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania