Panorama (Albania)

Vetingu në Polici, formular edhe për orenditë shtëpiake

U kërkohet të tregojnë nëse janë në shtëpi me qira, në proces legalizimi, në përdorim apo në pronësi

- TIRANE

Përveç 3 formularëv­e me dhjetëra dokumente plotësuese në funksion të procesit të vetëdeklar­imit, punonjësve të Policisë u është shpërndarë së fundmi edhe një formular i katërt, që duhet ta nisin në mënyrë elektronik­e.

Disa ditë më parë, të gjithë punonjësve të Policisë u është kërkuar që të deklarojnë detajet e jetës ekonomike në një tjetër formular të ri, para se t’i nënshtrohe­n procesit të vetingut. Ata duhet të përgjigjen edhe për pjesëtarët e familjes, stilin e jetesës, kushteve, pagave që marrin anëtarët e familjes etj.. Madje, duhet të deklarojnë edhe pajisjet elektrosht­ëpiake që kanë në shtëpi, si frigorifer, televizor, lavatriçe, bolier etj.. Po ashtu duhet të përshkruaj­në shtëpinë, sipërfaqen e saj dhe nëse banesa është e kënaqshme, e mjaftueshm­e apo e pamjaftues­hme për ta. Gjithashtu të deklarojnë një bilanc të të ardhurave mujore të anëtarëve të familjes. Burimet thanë se pasi të plotësohet ky formular, do të përcillet elektronik­isht pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit.

DOKUMENTET E MEPARSHME

Përveç dokumentev­e që u duheshin për të treguar trungun familjar, punonjësve të Policisë u ishin kërkuar edhe fotokopje hipotekore apo e ndonjë dokumenti të procesit të legalizimi­t. Gjithashtu, edhe llogaritë bankare, kredi ( shuma e marrë dhe shuma e mbetur), me vërtetim bankar për çdo person në certifikat­ë në rast se kishte. Nga viti 2005, kur paga e punonjësve filloi të merrej përmes bankave, ata duhej të merrnin një vërtetim për lëvizjet bankare të pagës, ndërsa para këtij viti dokumentin do e merrnin në Drejtorinë Vendore ku kanë punuar. Disa punonjës Policie, që gjatë karrierës së tyre kishin lëvizur në disa qytete, në pozicione të ndryshme, duhej të shkonin për ta marrë këtë vërtetim në çdo drejtori vendore ku ata kishin punuar. Për personat që jetojnë me qira kërkohej kontrata e qirasë, që të ishte e vlefshme dhe me akt noterial. Gjithashtu kërkoheshi­n transaksio­net bankare me vlerë mbi 1 milion lekë, si dhe deklarimi i gjendjes CASH jashtë sistemit bankar, jo më shumë se 1.5 milionë lekë të rinj. Për fëmijët pjesëtarë, studentë, kërkohej vërtetim nga shkolla aktuale dhe për shkollat private kërkohej vërtetim i pagesës së këstit vjetor. Po kështu, kërkohej dokument për të ardhurat nga qiratë e pronësive me kontratë dhe akt noterial, të ardhura nga shitblerja e pasurive të paluajtshm­e dhe të luajtshme, me akt noterial. Për personat që kishin përfitime ekonomiko- financiare me persona të tjerë jashtë certifikat­ës familjare ( brenda apo jashtë trungut familjar) duhej paraqitur kontrata e përfitimit dhe fotokopje e ID së personit që ka sjellë përfitime të dyanshme apo të njëanshme. Për personat që nuk kishin pasuri të paluajtshm­e apo të luajtshme, duhej vërtetim hipotekor që nuk disponon pasuri të paluajtshm­e dhe vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që nuk disponon veprimtari aktive biznesi.

 ??  ?? Formulari i fundit që iu shpërnda policëve
Formulari i fundit që iu shpërnda policëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania