Panorama (Albania)

DOKUMENTET E DOREZUARA

-

1. Certifikat­ë familjare;

2. Fotokopje të ( ID) për çdo pjesëtar, në raste të të miturve certifikat­ë personale;

3. Fotokopje hipotekore, procesi legalizimi, ndarje sipas ligjit 7501 të pasurive të paluajtshm­e;

4. Llogaritë bankare ( gjendje depozitë), kredi ( shuma e marrë dhe shuma e mbetur), me vërtetim nga bankat për çdo person në certifikat­ë në rast se ka;

5. Nga viti 2005 e në vijim, lëvizjet bankare të pagës;

6. Para vitit 2005, paga do të merret në Drejtorinë Vendore të Policisë, me kërkesë të ZSHQ;

7. CV në Drejtorinë Vendore të Policisë, te kartoteka e personelit;

8. Për personat që jetojnë me qira, kontrata e qirasë e vlefshme me akt noterial;

9. Transaksio­net bankare, transaksio­ne mbi 1 milion lekë, dokumente rehatuese;

10. Deklarim i gjendjes CASH jashtë sistemit bankar, jo më shumë se 1.5 milionë lekë të rinj;

11. Fotokopje të Bono- Thesarit;

12. Për fëmijët pjesëtarë, studentë, vërtetim nga shkolla aktuale;

13. Për shkollat private, vërtetim të pagesës së këstit vjetor;

14. Të ardhura nga qiratë e pronësive me kontratë, akt noterial;

15. Të ardhura nga shitblerja e pasurive të paluajtshm­e dhe të luajtshme, me akt noterial;

16. Deklarim i sendeve me vlerë mbi 300 mijë lekë të rinj;

17. Për personat që kanë përfitime ekonomiko- financiare me persona të tjerë jashtë certifikat­ës familjare ( brenda apo jashtë trungut familjar) duhen paraqitur kontratat e përfitimit dhe fotokopje të ID së personit që ka sjellë përfitime të dyanshme apo të njëanshme;

18. Për personat që nuk kanë pasuri të paluajtshm­e apo të luajtshme, vërtetim hipotekor që nuk disponon pasuri të paluajtshm­e dhe vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që nuk disponon veprimtari aktive biznesi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania