Panorama (Albania)

REGJISTRIM­I

- GJIROKASTE­R

Kur kanë kaluar vetëm pak muaj nga ngritja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në të gjithë vendin ka nisur regjistrim­i i tokave bujqësore duke iu nënshtruar rregullave të reja.

Më herët, kreu i këtij institucio­ni, Artan Lame, kishte paralajmër­uar fillimin e procedurav­e për bregdetin e jugut, si një zonë ku ky proces nuk kishte nisur asnjëherë. Por me zyrtarizim­in e bazës së re ligjore, praktika e regjistrim­it të tokave bujqësore të ndara me ligjin 7501 është shtrirë në të gjithë vendin. Kjo edhe si një kundërpërg­jigje ndaj situatës së konstatuar, ku mbi 80 për qind e regjistrim­eve të kryera kanë rezultuar me probleme duke lipsur nevojën e rifillimit nga e para.

GJIROKASTË­R Por në Qarkun e Gjirokastr­ës duket se ky proces po shkon drejt fundit. Gjatë një takimi me banorët e fshatit Zhulat, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, Lame tha se janë edhe Përveç familjeve që nuk janë të pajisura me aktin e pronësisë, në skemë janë edhe ato të cilat e kanë këtë dokument, por nuk kanë bërë ende regjistrim­in e pasurisë që posedojnë. Në të dy rastet, fermerët duhet të paraqiten në njësinë administra­tive ku banojnë për të aplikuar. rreth 2500 pasuri që pajisen me certifikat­ën e pronësisë. “Problemet kanë qenë të shumta. Janë tri zona kadastrale nga të fundit që mbyllen, me rreth 2500 pasuri që pajisen me certifikat­ën e pronësisë”, tha drejtori i ASHK- së. Jashtë vëmendjes nuk mbeti as situata hartografi­ke, të cilën Lame e cilësoi si tepër të rëndë. Ndonëse nuk është i vetmi shkak, mungesa e një harte të unifikuar ka qenë një ndër shkaktarët që ka prodhuar gjendjen në të cilën ndodhemi.

APLIKIMET Me ngritjen e Agjencisë së Kadastrës, fermerët që kanë në posedim tokë bujqësore të ndarë me ligjin 7501 mund të paraqiten për të aplikuar pranë njësisë administra­tive ku banojnë. Sa i takon dokumentac­ionit që duhet të dorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania