Panorama (Albania)

Rama, bizneseve: Zbatoni ligjin ose pasojat të rënda

Kryeminist­ri njofton zero tolerancë për abuzuesit me kuponin

- TIRANE

Këtë sezon veror, qeveria shqiptare është fokusuar në aksionin antiinform­alitet për evidentimi­n dhe gjobitjen e bizneseve, që nuk lëshojnë kupon tatimor.

Kryeminist­ri Edi Rama u bëri dje thirrje bizneseve të regjistroh­en për të ushtruar aktiviteti­n në mënyrë të ligjshme, duke shmangur pasojat e rënda ligjore. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka përsëritur thirrjen për të gjithë bizneset që të regjistroh­en dhe të lëshojnë kuponin tatimor. "Vijon në të gjithë territorin kontrolli dhe bllokimi i subjekteve abuzuese. Regjistroh­uni dhe lëshoni kuponin, sepse pasojat ligjore janë të rënda. Zero tolerancë", shkruan Edi Rama në "Facebook". Pak ditë më parë, Drejtoria e Tatimeve me mbështetje direkte të qeverisë nisi aksionin për kontrollin e bizneseve në vend. Ky aksion ka si qëllim sensibiliz­imin e bizneseve për të punuar brenda rregullave ligjore. Deri më tani është bërë bllokimi i dhjetëra bizneseve, kryesisht bare, restorante, hotele apo shtëpi pushimi në zonat bregdetare të vendit. Ky aksion i qeverisë ka nisur prej disa ditësh dhe pritet që të vijojë përgjatë gjithë sezonit turistik, pasi edhe fokusi i qeverisë është vendosur kryesisht në zonat bregdetare të vendit, ku edhe aktiviteti tregtar është më i lartë. Kjo lëvizje e qeverisë nuk ka kaluar edhe pa reagimet e opozitës, e cila i ka cilësuar si një masë represive ndaj bizneseve kontrollet e shpeshta të Tatimeve përgjatë këtij sezoni veror. Gjithsesi, efektet e këtij aksioni pritet të shihen në muajt e vjeshtës, kur të dali edhe raporti 3- mujor për rritjen ekonomike në vend, ku do të verifikohe­t nëse janë rritur të ardhurat nga tatim- taksat për shkak të lëshimit të kuponit tatimor. Kjo është e disata herë që qeveria shqiptare ndërmerr një masë të tillë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania