Panorama (Albania)

Shpërndant­e drogë, "eksperti" arrestohet me 50 doza kokainë

-

ELBASAN - Shiste kokainë me doza, arrestohet në flagrancë 39- vjeçari. Policia e Elbasanit e mbante në vëzhgim prej disa ditësh, pas informacio­neve në rrugë operative se i riu merrej me shitje droge. Për këtë qëllim u organizua operacioni i koduar "Bradashesh­i", ku E. R., 39 vjeç, u vu në pranga në kushtet e flagrancës, i cili akuzohet si shpërndarë­s i lëndëve të forta narkotike. 39- vjeçari ka qenë duke udhëtuar me mjet nga fshati Hajdaran për në qytetin e Elbasanit në momentin e ndalimit. Ai është ndaluar nga Policia dhe ka lejuar këta të fundit, pa bërë rezistencë, për të kontrollua­r mjetin. Gjatë kontrollit, Policia i ka gjetur dhe sekuestrua­r 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 7 aparate celularë, automjeti me të cilin lëvizte, 20,000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Dyshohet se 39- vjeçari e ka kryer këtë aktivitet rishtas. Në mënyrë që Policia të mos e zbulonte përmes përgjimit, i riu ndërronte shpesh telefonat, për këtë arsye mbante me vete 7 aparate të ndryshëm. Pavarësish­t kësaj, arrestimi i 39- vjeçarit erdhi pas informacio­neve që Policia siguroi në rrugë operative. "Në afërsi të fshatit Hajdaran, Elbasan, gjatë kontrollit fizik në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi E. R., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë; 7 aparate celularë, automjeti me të cilin lëvizte; 20,000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike", bëhet e ditur nga Policia. Materialet hetimore i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e". m. s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania