Panorama (Albania)

Tregtari shkodran e një grua kapen duke vjedhur rroba

Veshjet i vidhnin në qendra të ndryshme tregtare në Tiranë

-

Një tregtar nga Shkodra dhe një grua nga Kamza janë arrestuar dje nga shërbimet e Komisariat­it nr. 2, pasi dyshohet se vidhnin veshje të ndryshme në dyqane të qendrave tregtare në Tiranë.

Pasi i përvetëson­in rrobat në mënyra nga më të ndryshmet, i shisnin ato në dyqanin që ka në Shkodër, 34vjeçari Fadil Tuzi, i cili ka qenë i proceduar edhe më parë për vjedhje. Pas arrestimit të tyre, Policia tha se janë dokumentua­r edhe disa raste të tjera vjedhjesh që ata kanë kryer në dyqanet e qendrave tregtare të kryeqyteti­t. Ndërsa disa prej rrobave të vjedhura janë gjetur e sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale. Identifiki­mi i dy të dyshuarve është bërë pas denoncimit që ka bërë pronari i një dyqani që ndodhet në një qendër tregtare në Tiranë. Ky i fundit i ka vënë në dispozicio­n Policisë edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Nëpërmjet verifikimi­t të pamjeve filmike është bërë i mundur identifiki­mi e më pas edhe arrestimi i autorëve të ngjarjes, që rezultuan të kishin kryer edhe disa vjedhje të tjera. "Vidhnin rroba në dyqane dhe qendra tregtare në Tiranë, vihen në pranga nga shërbimet e Komisariat­it të Policisë nr. 2, autorët e vjedhjeve. Zbardhen dhe disa vjedhje të tjera, ku dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Sekuestroh­en në cilësinë e provës materiale rrobat e vjedhura", tha zyrtarisht Policia.

ARRESTIMET Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë nr. 2, pas njoftimit të marrë se dy persona kishin vjedhur disa rroba në një qendër tregtare në Tiranë, kanë organizuar punën për arrestimin e tyre. Pas analizimit të pamjeve filmike dhe kontrollev­e të shpejta të ushtruara në ambientet e qendrës tregtare kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestin në flagrancë të shtetasve Fadil Tuzi, 34 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe Fatbardha Gjera, 41 vjeçe, banuese në Kamzë. Në momentin e arrestimit, këtyre shtetasve, Policia u gjeti dhe sekuestroi edhe rrobat e vjedhura në njërin nga dyqanet e qendrës tregtare. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialist­ët për Hetimin e Krimit u bë e mundur dokumentim­i i një sërë vjedhjesh të kryera nga këta persona në dyqane, qendra tregtare dhe tregje të shumicës, të cilët pasi i vidhnin rrobat, i shisnin në dyqanin e shtetasit Fadil Tuzi në Shkodër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania