Panorama (Albania)

Vritet “Presidenti” i Çamërisë, shkak dyshohen borxhet

Trupi i tij u gjet anë një rruge në Nijmegen, i qëlluar me armë

-

Gjendet i ekzekutuar në Holandë Presidenti i vetëshpall­ur i Çamërisë. Festim Lato, 43 vjeç, nga Vlora, është gjetur i vrarë në Nijmegen në rrethana ende të panjohura.

Lato jetonte prej kohësh në Holandë, ndërsa vdekja konfirmohe­t nga dy miqtë e tij. 43vjeçari, përveç angazhimit në politikë, ishte dhe biznesmen. Por më 24 prill të këtij viti, ai kishte shpallur falimentin. Nuk dihet nëse vrasje tij lidhet me këtë çështje. Policia pas identifiki­mit të viktimës ka njoftuar për ngjarjen dhe familjarët e tij në Vlorë. Prej disa ditësh, Lato ishte person i humbur, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së shtunës. Shumë prej mediave në Holandë raportojnë se me shumë gjasa ngjarja mund të ketë lidhje me borxhet e 43vjeçarit, pasi ka informacio­ne se ka marrë shuma të mëdha borxh, që nuk i ka kthyer kurrë. Familjarët e kishin deklaruar në Polici javën e fundit si person të zhdukur. Pas kërkimeve, trupi i tij u gjet në anë të rrugës në Nijmegen. Mediat në Holandë raportojnë se Lato merrej me tregtinë e naftës, ndërsa kohët e fundit ishte vendosur në një shtëpi në Afferden. Jashtë banesës së tij valëvitesh­in flamujt e Holandës, SHBA- ve dhe flamuri i Shqipërisë me shkrimin Çamëria. Një mik i 43- vjeçarit duke folur për mediat lokale ka treguar se, kohët e fundit Festimi nuk kishte shprehur asnjë shqetësim dhe çdo gjë dukej mirë.

Lato e kishte shpallur veten dhe President të Çamërisë dhe prej vitesh luftonte për pavarësinë e territorit që sot është brenda kufirit të Greqisë. 43- vjeçari nga Vlora jetonte prej të paktën 25 vitesh në Holandë. Kohët e fundit, Lato mësohet se kishte probleme me biznesin e tij, pasi kishte borxhe në kompani dhe individë të ndryshëm në zonën ku ai jetonte në Holandë. Shuma e borxheve të tij dyshohet se arrin në miliona euro. Kohët e fundit, si Presidenti i Çamërisë, Festim Lato ishte shfaqur dhe në Parlamenti­n Europian në Bruksel, duke drejtuar një demonstrat­ë për njohjen e pavarësisë së Çamërisë. Përveçse president, Lato ishte dhe trajneri i Kombëtares së Çamërisë.

Nga dyshimet e para, thuhet se Lato është telefonuar nga një person joshqiptar. Pasi kanë lënë vendtakimi­n, 43- vjeçari është qëlluar për vdekje.

Ali Aliu, i vetëshpall­ur Kryeminist­ër i Çamërisë, në një reagim të tij në rrjetet sociale shprehet i tronditur nga vdekja e Latos. Ai e cilëson ngjarjen me motive politike. “Festim Lato është martiri i parë i Republikës së Çamërisë”, shkruan Aliu.

Ndërkohë, një diplomat holandez, Jeroen Zandberg, që merret me një organizatë për vendet e papërfaqës­uara, thotë se Lato ishte i shqetësuar kohët e fundit për çështje që nuk i njihte. “Ishte një burrë karizmatik, i cili fliste butësisht. Por gjithmonë pas tij ishin borxhlinjt­ë. Ai merrte shpesh mesazhe nga persona që e cilësonin mashtrues”, shprehet Zandberg, i cili është dhe një nga personat e fundit që e ka takuar Laton. Diplomati holandez ka dhënë një dëshmi në Polici lidhur me informacio­net që ai kishte mbi aktiviteti­n e 43- vjeçarit shqiptar.

 ??  ?? Vendi ku u gjet trupi i 43- vjeçarit
Vendi ku u gjet trupi i 43- vjeçarit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania