Panorama (Albania)

‘ Kur hyn dreqi në shtëpi’, të fshehtat e tablosë së porositur nga kisha

Si e kujtonte At Zef Pllumi tablonë e piktorit mbi tradhtinë bashkëshor­tore Suzana Varvarica Kuka

-

"Kur hyn dreqi në shtëpi" është një vepër klasike ashtu siç At Zefi e cilësoi, pasi një subjekt i tillë ku mëkatet dënohen në katet e nëndheshme dhe të tmerrshme të ferrit janë trajtuar nga piktorë të Rilindjes italiane siç njëri prej tyre ishte Fra Angelico ( 13951455) me veprën "Gjykimi i fundit"( 1431), pronë e muzeut San Marco, në Firence

Subjekti i veprës lidhet o me tradhtinë bashkëshor­tore, o me martesën e një katoliku me dy gra, akte, të cilat ishin kategoriki­sht të ndaluara në besimin e krishterë katolik dhe dënoheshin rreptësish­t nga feja, nga mentalitet­i familjar dhe shoqëria

saktësisht krahinën. Në Shkodrën e asaj kohe, lloji i veshjeve përcaktont­e nivelin social dhe përkatësin­ë fetare. A mund të thuhet se hilallëku me dupje apo pare që dallohet nën shaminë e gruas në të majtë, dhe që mund të jetë edhe gruaja e mëkatarit, të jetë e besimit mysliman? A mund të thuhet se gruaja malësore me lotin në sy, që mund të jetë edhe ajo gruaja e mëkatarit, e cila ka të veshur një jelek të dekoruar me gajtanë dhe i mungon simbolika e kryqit të jetë e besimit kristian? A mund të jetë ajo një grua e varfër në prostituci­on? Kjo kërkon studime më në thellësi. Njeriu skelet me pelerinë të bardhë që sapo hyn nga porta e shtëpisë, në krah mban kosën dhe në dorën e djathtë mban orën që simbolizon se mëkatarit i ka ardhë çasti i vdekjes. Engjëlli me krah, veshur me të bardha, me dorën lart e gishtin drejtuar në qiell, i tregon burrit fajtor se vetëm Zoti lart mund të falë. Prifti katolik, i shqetësuar, mban në dorë kryqin me statuetën e Krishtit si për të shmangur të gjithë djajtë që ndodhen në hapësirën e dhomës, ashtu dhe i kërkon burrit fajtor të kërkojë falje për mëkatet.

KUSH ËSHTË KOLË IDROMENO SIPAS KËRKIMEVE TË MIA

Artisti u lind në Shkodër, më 15 gusht 1860, dhe u nda nga jeta më 12 dhjetor 1939 në Shkodër. Familja e Arsen Andre Hidhromeno­s kishte emigruar nga Kaonia e Shqipërisë së Jugut. Arseni, babai i Kolë Idromenos ( Nikollë), ishte marangoz e mekanik. Thuhet se lindi në ishullin Hidro ( Hidhro/ Hithër) të Çamërisë. Iku nga vendlindja në fund të shekullit XVIII, për shkak të hasmërisë dhe mosbindjes ndaj osmanëve. Në vitin 1856, mendohet se Arsen Idromeno erdhi nga Arta dhe u vendos në Shkodër, në të cilën praktikohe­shin dy fe, lulëzonin artizanati dhe tregtia me rreth 3500 dyqane në Pazarin e Shkodrës dhe në Bexhisteni­n në buzë të Bunës. Arseni ishte arkitekti i parë autodidakt i Shkodrës dhe aty ndërtoi edhe familjen e tij. U martua më 5 dhjetor 1858 me Rozën, vajzën e Filip Saraçit. Nga kjo martesë, në vitin 1859 lindi Antonia dhe në vitin 1860 Nikolla, të cilët u quajtën shkodranis­ht Tone dhe Kolë. Andrea, gjyshi i Kolës, merrej me ikonografi dhe ikona familjare ishte ajo e shenjtit Spiridon. Sipas këtij riti, Arseni e regjistroi të birin me dy emra, Nikollë dhe Spiridon. Gjatë rinisë së hershme, Kola u aftësua në disa zanate dhe shfaqi shprehitë e para artistike. Mësuesi i parë ishte fotografi dhe piktori italian ( Pietro) Pjetër Marubi ( 1834- 1903), i cili kishte emigruar në vitin 1850 në Shkodër. Ndërsa Andrea Skanjeti i Parë, që u bë bashkëshor­ti i Tones, motrës së Kolës, më 20 maj 1887 dhe Mark Rebeskini, mik dhe bashkëkohë­s i Kolë Idromenos, e ndihmuan në përparimin e tij kulturor.

Në vitin 1875, Kolë Idromeno u regjistrua në Akademinë e Arteve në Venecia, në të cilën qëndroi gjashtë muaj. E ndërpreu shkollën dhe qëndroi po në Venecia, ku mësoi pikturë në studion private të një piktori italian, deri në vitin 1878. Ende në ditët tona, emri i piktorit nuk përmendet në asnjë dokument. Në fund të këtij viti, Kola kthehet në Shkodër. Për shkak të ideve të tij patriotike, osmanët e internuan në Ulqin, ku qëndroi për rreth një vit ( 1878- 1879). Kolë Idromeno u martua në vitin 1884 me Gjyzepina Muzhanin. Ata nuk lanë pas trashëgimt­arë.

Veprimtari­a e Kolë Idromenos është e njohur në fushat e arteve si piktor i kompozimit, portretit dhe peizazhit; si skulptor e butaforist i skenave të teatrit dhe maskave të karnavalev­e; si instrument­ist tromboni dhe violine pranë bandës muzikore shkodrane dhe grupit të muzikantëv­e të këngëve popullore; si arkitekt dhe urbanist i 60 ndërtesave mbi rrugët kryesore dhe të Piacës së Shkodrës; si fotografi që hapi studion "Dritëshkro­nja e Kolës" në vitin 1884 apo 1886; si menaxher filmi, duke sjellë për herë të parë aparatin e shfaqjes së filmit të firmës Pathé dhe nënshkrimi­t të kontratës me shoqërinë filmike të Jozef Stauber, me qëllim shfaqjen e filmave në Shkodër, gjatë periudhës shtator 1912 - dhjetor 1913. Kinemaja e parë publike në Shqipëri dhe shfaqja e parë e filmit u bënë në shtëpinë e Kolë Idromenos rreth viteve 1920.

Ai ekspozoi si piktor në vitin 1931, në ekspozitën e parë kombëtare e hapur në Tiranë dhe mori pjesë në disa ekspozime jashtë vendit. Qelqet ruhen në koleksioni­n e Fototekës Idromeno, në krah të Fototekës Marubi. Në fondet e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave Qendrore të Shtetit në Tiranë konservohe­n vizatime arkitekton­ike dhe skica të shumta për pikturën "Dasma shkodrane".

Në ditët e sotme, përmes të gjitha veprimtari­ve të veta, Kolë Idromeno dallohet për personalit­etin e tij kompleks. Si piktor është realist; si fotograf inskenoi subjekte dhe poza njerëzore në atmosferën e dritës dhe të mjedisit të kohës së vet, të cilat shpeshherë i shërbyen në aktin e pikturimit; si arkitekt ndoqi dhe imitoi me mjeshtëri prurjet perëndimor­e veneciane, si më të afërtat me vendin ku qëndroi dhe studioi. Si muzikant kompozoi dhe i qëndroi afër poetikës romantike dhe jareve të bukura shkodrane.

 ??  ?? "Gjykimi i fundit" nga Fra Angelico
"Gjykimi i fundit" nga Fra Angelico
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania