Panorama (Albania)

Presidenti Meta shkon në Prishtinë të takojë Haradinajn

-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qëndruar gjatë ditës së diel në Prishtinë, bashkë me vajzën e tij, Bora, ku është pritur nga Kryeminist­ri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj. Presidenti Meta është ndër njerëzit që e kanë mbështetur politikish­t mënyrën e qeverisjes së Haradinajt dhe kreu i shtetit tregoi se mbështetje­n për Kryeminist­rin në largim të Kosovës do të vazhdojë ta mbajë edhe pas dorëheqjes së tij. Gjatë takimit të së dielës, Haradinaj tha se në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar. “Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidenti­n e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën, Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitet­it politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, ka shkruar Haradinaj të dielën në mbrëmje në profilin tij në “Facebook”. Ndërsa Presidenti i Shqipërisë, Meta, duket se ka hedhur një hap më shumë se një deklaratë zyrtare për të treguar mbështetje­n dhe vlerësimin për Haradinajn, duke shkuar në Prishtinë për ta takuar personalis­ht. Ditën që dha dorëheqjen Kryeminist­ri i Kosovës, Haradinaj, Presidenti Meta u shpreh publikisht se është i bindur në pafajësinë e tij. “Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot, të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohe­mi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, ka deklaruar Meta.

 ??  ?? Meta dhe Haradinaj, të dielën në Prishtinë
Meta dhe Haradinaj, të dielën në Prishtinë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania