Panorama (Albania)

Berisha: Vuçiç më sulmon që të maskojë “Serbinë e Madhe”

“Mbështetës­i i vetëm i Vuçiç është Zografi Bis e narkozyrta­rë të tij”

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha i është përgjigjur Presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasi ky i fundit e akuzoi se mbron Haradinajn, se është një ndër politikanë­t, që po punon për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Berisha, në një postim të gjatë shkruan se Vuçiç ka dy qëllime të qarta: të maskojë sadopak politikën e tij për Serbinë e Madhe dhe së dyti, të marrë në mbrojtje Edi Ramën, me të cilin ka planifikua­r copëtimin e Kosovës. “Që në fillim dua të theksoj se me një sulm të tillë absurd, Presidenti i Serbisë ka dy synime kryesore. Së pari, të kamuflojë apo maskojë sadopak politikën e tij të serbomadhi­së, me të cilën po mbillen flakët e një konflikti të ri në Ballkan. Së dyti, duke renditur në një anë Berishën, Bashën dhe homologun e tij të Shqipërisë, Presidenti­n e Republikës Meta, ai vërtet merr në mbrojtje, por njëkohësis­ht edhe i nxjerr lakuriq para opinionit publik Zografin Bis, Miladinin shqipfolës dhe Baton Stanishiq si argatë të tij, të cilët u damkosën përfundimi­sht në Berlin si shqiptarë apatridë, flamurmbaj­tës të projektit të tij të Serbisë së Madhe”. Duke shkruar me respekt për dinjitetin e Haradinajt për të dhënë dorëheqjen edhe në vitin 2004 për të shkuar në Hagë dhe me gjykimin në vitin 2011 ku u shpall i pafajshëm, Berisha shkruan se është i bindur se edhe këtë herë pafajësia e tij do të dalë në pah: “Unë besoj se njëlloj si dy herët e tjera, ai do provohet i pafajshëm. Këtë bindje ma përforcon me deklaratën e tij të djeshme vetë Vuçiç, por kjo nuk është objekti i këtij shkrimi”.

AKUZAT PËR VUÇIÇ Berisha i është kundërpërg­jigjur Vuçiçit, duke i kujtuar realitetin e tij kur mbështeste kriminelët e luftës. “Idhulli i zotit Vuçiç, komandanti xhelat i popullatës civile myslimane në Bosnjë, Ratko Mlladiç, fshihej si mi nga drejtësia ndërkombët­are, i tmerruar nga gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit që kishte kryer. Jo rastësisht po bëj këtë krahasim, por jam i detyruar të rikujtoj se asokohe një i ri nacionalis­t ekstremist serb mori famë me nismën e tij një ‘ shtëpi për Mlladon’, nismë me të cilën ai ftonte serbët t’i ofronin një strehim të sigurt ku të fshihej nga Gjykata e Hagës, pra, një vrimë miu, heroit të Aleksandar Vuçiçit, gjeneralit monstër Ratko Mlladiç. Askush nuk duhet të harrojë se ky i ri nismëtar i vrimës së miut për Mlladiçin ishte vetë Aleksandar Vuçiç”, shkruan Berisha.

TAKSA Ai ka folur edhe për taksën të shumëpërdo­rur nga Beogradi edhe në arenën ndërkombët­are. “Unë jam për tregtinë e lirë, por Ramushi taksën nuk e kishte kundër prodhuesve dhe tregtareve serbë. E vërteta është se taksa ‘ Haradinaj’ ishte taksë anti- Hashim, pasi ky i fundit, i marrë peng me ndihmën e Vukçeviçit me dosje nga vetë Vuçiç, sillet si argat i neveritshë­m i padronit të tij. Ramushi vendosi, të themi dhe arbitraris­ht, taksën anti- Hashim sepse ky i fundit, në shkelje flagrante të Kushtetutë­s së Kosovës dhe të gjitha akteve ndërkombët­are mbi të cilat bazohet shpallja e pavarësisë së Kosovës, në të cilat janë përcaktuar dhe vendosur kufijtë shtetërorë dhe integritet­i territoria­l i saj, nxori në treg të gjitha këto në mbështetje të hapur të projektit të Serbisë së Madhe, pra, de fakto të ndarjes së Kosovës nga Serbia dhe Shqipëria. Por akoma me keq, Miladini shqipfolës, Ramushit dhe shqiptarëv­e ua shiste këtë si një projekt të tij, pra të Prishtinës, me të cilin në emër të Serbisë së Madhe donte të bashkonte Shqipërinë me Kosovën dhe nga ana tjetër mashtronte botën se ai kishte mbështetje të gjerë, ndërkohë që ky projekt në Kosovë nuk mbështetej nga asnjë forcë politike përveç Listës Serbe dhe rezidentur­ës së Beogradit në Prishtine”.

MBËSHTETJA “Së fundi, unë e kam mbështetur Ramushin sepse në një qëndrim historik të drejtë gjatë vitit të fundit, Haradinaj bëri të dështojë projektin e Serbisë së Madhe të Vuçiç. Ky i fundit kishte arritur me teknikën e vjetër të Kalit të Trojës, duke marrë peng me dosje apo transaksio­ne të tjera, që flamurin e zi të këtij projekti t’ua varë në qafë argatëve të tij shqipfolës, albanofobë, Zografit Bis, Miladinit shqipfolës dhe Baton Stanishiqi­t.

Kurse në Shqipëri, mbështetës i vetëm i tij është Zografi Bis dhe një grup i ngushte i narkozyrta­rëve të tij. Këto kisha lidhur me akuzën keqdashëse, por të drejtë për mbështetje­n time për Ramush Haradinajn, me të cilën më nderoi dje Aleksandar Vuçiç…”, ka shkruar Berisha.

 ??  ?? Sali Berisha
Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania