Panorama (Albania)

Hysaj, shqiptari bën "lëmsh" Italinë

-

Elseid Hysaj është një nga emrat më të lakuar gjatë merkatos së transferim­eve në këtë periudhë vere. Në fillim diskutimi nisi me ardhjen e Ançelotit, nëse i preferuari i Sarrit do të qëndronte sërish pjesë e formacioni­t titullar apo jo. Më tej, ishte vetë shqiptari, krahas edhe agjentit të tij, që u prononcuan disa herë se kishte ardhur koha për një tjetër aventurë larg Napolit. Atletiko u mbyll si pistë dhe së fundmi Roma apo edhe Totenhemi. Shumë zëra që mund edhe të bëhen "zero" me vendimin surprizë të mbrojtësit të Kombëtares. Në fakt, gjatë ditës së djeshme, dy mediat prestigjio­ze italiane, "Gazzetta Dello Sport" dhe "Corrirere Dello Sport", kanë raportuar lajme të ndryshme nga njëra- tjetra.

Destinacio­ni Roma - Prestigjio­zja "Gazzetta Dello Sport" ka bërë me dije për diskutimet dhe gati një akord mes Romës dhe Napolit për transferim­in e shqiptarit në skuadrën kryeqyteta­se. Sipas saj, drejtori sportiv i kryeqyteta­sve, Xhanluka Petraki, ka edhe pëlqimin e vetë futbollist­it për këtë transferim dhe tanimë po punohet për një shifër nën 20 milionë euro.

Vendimi surprizë - Ndryshojnë të gjitha planet për Elseid Hysajn, mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Prej shumë javësh flitet për një largim të shqiptarit nga Napoli, por tashmë Hysaj kërkon të qëndrojë. Siç raporton "Corriere Dello Sport", ai është duke vlerësuar mundësinë e qëndrimit te skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti. Edhe pse konkurrenc­a është e madhe në krahun e Hysajt, ai kërkon që të përballet me këtë situatë dhe të bindë trajnerin italian. Sipas saj, pjesëmarrj­a në Champions, e cila i mungon me Romën, mund të jetë shkak.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania