Panorama (Albania)

“Strakosha prototip perfekt”, trajneri i zbulon sekretet

Përgatitës­i historik i portierëve, Grixhoni: Thomas do bëjë karrierë të rëndësishm­e

- Marko Alias

Shqiptarët janë shtuar shumë së fundmi te Lacio dhe vit pas viti, drejtori Igli Tare merr elozhe për përzgjedhj­et që ka bërë në rolin e drejtorit sportiv.

Një prej goditjeve që ai ka bërë dhe që deri më tani rezulton sukses për bardhekalt­rit, është portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Së fundmi, elozhet për gardianin kuqezi vijnë nga njeri simbol i Lacios, Adalberto Grixhoni. Përgatitës­i historik i portierëve të ekipit kryeqyteta­s ka komentuar Marko Alian, portierin e Kombëtares U- 19 të Shqipërisë, por edhe gardianin titullar të Lacios, Thomas Strakoshën.

MARKO ALIA Në ditët e para të fazës përgatitor­e të Lacios, Thomas Strakosha mungoi për shkak të dëmtimit në tendinën e Akilit. Për këtë, trajneri Inzagi i dha mundësinë Marko Alias, portierit të ekipit të të rinjve të Lacios, që të përgatitej me skuadrën A. Grixhoni ka shpjeguar rreth situatës së portierit 19- vjeçar. "Alia është më i riu dhe impenjohet. Do ta shohim se si do të vazhdojë karriera e tij. Ka potencial për të bërë mirë", ka thënë ai rreth shqiptarit. THOMAS STRAKOSHA

Prej pak ditësh, Strakosha është bashkuar me ekipin e parë të Lacios, ndërkohë që gjatë verës ka pasur një program special rikuperimi nga përgatitës­i Grixhoni. Ky i fundit, në analizën që i bën portierit të Kombëtares shqiptare, ka vlerësuar cilësitë e tij. MILIONE EURO vlerësohet kartoni i portierit të Kombëtares nga "transferma­rkt". Thomas Strakosha është transferua­r te Lacio për një shumë prej vetëm 75 mijë eurosh, ndërsa për të kërkohen 50 milionë euro nga presidenti Lotito për ta lënë të lirë. "Strakosha përmirësoh­et ditë pas dite. Fizikisht është prototipi perfekt i portierit", tregon fillimisht rreth shqiptarit. Më tej, përgatitës­i prej vitesh i gardianëve në skuadrën bardhekalt­ër ka treguar edhe cilësitë që i duhet të përmirësoj­ë portieri kuqezi. "I duhet që të jetë më shumë padron i ajrit. Gjithashtu, të marrë më shumë pjesë në lojë. Sipas meje, mund të bëjë një karrierë të rëndësishm­e, pasi është gjithmonë i vëmendshëm dhe shumë i gatshëm", ka deklaruar Adalberto Grixhoni rreth Strakoshës.

PORTIERËT Më tej, ai ka vijuar edhe me disa teknika të nevojshme për çdo portier, duke treguar sekretet bazë të zhvillimit të futbollit apo edhe të rregullore­ve të saj. "Me rregullat e reja, portieri duhet të ketë më shumë cilësi tekniko- taktike, si dhe të marrë më shumë pjesë në lojë. Nevojitet që të ketë shumë siguri dhe përqendrim maksimal, edhe për të ndërmarrë ndonjë rrezik më shumë. Dihet që portieri është pjesë e rëndësishm­e e skuadrës dhe nevojitet të ketë aftësi të mëdha për të lexuar lojën dhe të jetë shumë aktiv gjatë saj", ka deklaruar për "Lazio Style Channel", Adalberto Grixhoni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania