Panorama (Albania)

"Bajerni me 14 lojtarë klasi, rivalët tanë për Champions"

-

Toni Kros i thur elozhe ishskuadrë­s së tij. Fitorja 3- 1 në miqësoren në Hjuston ndaj Realit ishte një sinjal i kampionëve të Gjermanisë, pavarësish­t se ishte thjesht një test. Ish- mesfushori gjerman i Bajernit, i cili pas Botërorit të Brazilit në 2014- ën vendosi që të transferoh­et në "Bernabeu", mbeti i befasuar nga ajo që pa në fushë: "Kam me të vërtetë shumë respekt për Bajernin", tha 29- vjeçari pas ndeshjes për klubin me të cilin fitoi Champions- in në 2013- ën, përpara se ta bënte edhe në Madrid në 2016- ën, 2017- ën dhe 2018- ën. I pyetur nga gazetarët gjermanë, nëse ai e shikon rivale të fortë të rekordmenë­ve europianë ish- skuadrën e tij këtë sezon, Kros tha: "Pa dyshim. Ata janë gjithnjë atje gjatë viteve të fundit, kur kemi luajtur përballë tyre. Tri vite më parë u ndeshëm në çerekfinal­e, për të cilën unë vazhdoj të mendoj se ne u kualifikua­m me meritë. Por ishte shumë e ngushtë. Dy vite më parë, në gjysmëfina­le, Bajerni ishte skuadra më e mirë dhe ishte pranë finales", shtoi Kros. "Mendoj se ata kanë 11, 12, 13, 14 lojtarë klasi. Sigurisht që gjatë një sezoni mund të humbasësh 3- 4 lojtarë si pasojë e dëmtimeve. Prandaj skuadra ka nevojë për më shumë kampionë që të jenë në gjendje të luajnë në nivelin e tyre. Çështja është se në çfarë niveli do të mbërrish në muajt vendimtarë, mars, prill, maj? Dëmtimet janë shumë të rëndësishm­e për ecurinë e një sezoni. Mbaj mend që kur kemi luajtur ndaj tyre gjatë dy apo tri viteve të fundit, më kujtohet se ata kanë pasur gjithnjë një, dy apo tre lojtarë të dëmtuar. Unë besoj se Bajerni do të arrijë të ndërtojë një skuadër të fortë për të arritur objektivat e saj, jo vetëm në Gjermani, por edhe në Europë. Besoj se do bëjnë një apo dy blerje të tjera".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania