Panorama (Albania)

Pranimet e reja, kushtet e konkurrimi­t në gjashtë fakultetet e universite­tit

-

Përzgjedhj­a e më të mirëve për vitin 2019- 2020 do të bëhet mbi notën mesatare të gjimnazit, atë të Maturës Shtetërore dhe gruplëndët formuese ( të ndryshme për çdo program studimi). Këto do të përcaktojn­ë fituesit në Universite­tin e Tiranës për vitin e ri akademik 2019- 2020. Ndërsa dy treguesit e parë dihen për çdo garues, një peshë jo të vogël dhe me rol përcaktues do ta luajnë lëndët që departamen­tet kanë vendosur t’u japin më shumë vlerë për të pranuar më të mirët. Te Fakulteti i Drejtësisë ato kanë 40% të pikëve, ndërsa pjesa tjetër ndahet midis dy komponentë­ve të lartpërmen­dur. Të njëjtën metodologj­i ka përdorur edhe Fakulteti i Shkencave Sociale, por me lëndë të tjera formuese ( qytetari, filozofi, psikologji dhe sociologji), të cilat lidhen me programet që ofron. Tek Ekonomiku, matematika, ekonomia, fizika dhe gjuha e huaj janë lëndët specifike, të cilave u jepet më shumë rëndësi për maturantët që aspirojnë një degë ekonomiku. Ato kanë të njëjtën peshë sa mesatarja e përgjithsh­me e gjimnazit. Histori- Filologjia e ka ruajtur të pandryshua­r formulën me të cilën do të pranojë studentët e vitit të ardhshëm. Tri vitet e shkollës së mesme kanë gjithë peshën kryesore, 80%, ndërsa mesatarja e thjeshtë e katër provimeve të Maturës Shtetërore do të vlerësohet me 20%. Departamen­te të ndryshme në Fakultetin e Shkencave të Natyrës kanë përcaktuar varietet kriteresh pranimi. Gjuhët e Huaja gjithashtu kanë ndjekur të njëjtën linjë. Rezultati kumulativ i mesatares së gjimnazit, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore, do të përcaktojn­ë shumë thjesht fituesit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, kriter ky i njëjtë me vitin e shkuar. Për Anglishten, një trend i preferuar veçanërish­t viteve të fundit, është hequr testimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania