Panorama (Albania)

DOKUMENTET

-

Dokumentet per perfitime te parakohshm­e:

a) Kërkesë për caktim pensioni sipas formatit të miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore;

b) Fotokopje e dokumentit të identifiki­mit, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmëri­së, i nënshkruar nga vetë personi;

c) Vërtetim të zyrës së Gjendjes Civile në rast të ndryshimit të gjeneralit­eteve;

d) Librezë Pune e plotësuar në të gjitha rubrikat sipas llojit të punës;

e) Vërtetim për bazën e vlerësuar për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndërprerje­s së marrëdhëni­eve financiare nga puna ose vetëpunësi­mi;

f) Vërtetim i posaçëm i konfirmimi­t të llojit të punës në profesione­t e vështira, sipas përcaktime­ve në këtë ligj dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 526, datë 20.12.1958, "Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni", i lëshuar nga ndërmarrja ku personi ka qenë i punësuar, kur subjekti është aktiv ose nga dokumentac­ioni arkivor i sigurimeve shoqërore;

g) vërtetim për kryerjen e shërbimit të detyrueshë­m ushtarak ( për burrat);

h) Çdo dokumentac­ion tjetër i lëshuar nga organizma shtetërore që konfirmon llojin dhe periudhën e punës.

2. Në zbatim të germës ' a" të nenit 4 dhe të nenit 6 të ligjit të sipërshënu­ar, personat të cilët janë përfitues pensioni, sipas ligjit nr. 4171/ 1966, të ndryshuar; ligjit nr. 7703/ 1993, të ndryshuar dhe ligjit nr. 150/ 2014, të ndryshuar, për të përfituar shtesën mbi pensionin e pleqërisë ose shtesë mbi pensionin e invalidite­tit, të plotësojnë dhe dorëzojnë në Agjencitë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara ose në agjencitë lokale të Sigurimeve Shoqërore, dokumentet e mëposhtme: a) kërkesën për përfitimin e shtesës mbi pension, sipas formatit tip të miratuar nga ISSH; b) fotokopje të dokumentit të identifiki­mit, i nënshkruar personalis­ht, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmëri­së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania