Panorama (Albania)

PROJEKTVEN­DIMI Pensionet, 8 dokumentet për të përfituar shtesën

Zbardhet projektven­dimi i Qeverisë për rritjen e pensioneve të minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e. Çfarë duhet të dorëzojnë për të përfituar

- ADA HAZIZOLLI

Ndërsa për pensionist­ët detyrimet do të jenë minimale, s'mund të thuhet e njëjta gjë për ata që dalin rishtazi në pension dhe ata të cilët dalin në pension të parakohshë­m.

Gazeta mëson dokumentet që duhet të dorëzohen nga secila kategori për të përfituar nga shtesa e cila varion nga 9 deri në 20 për qind. Kështu në muajin shtator, kur do të nisë edhe llogaritja e shtesës për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët, ata që janë aktualisht në skemë, pra, pensionist­ët do të mjaftohen vetëm me dy dokumente, përkatësis­ht një kërkesë dhe një fotokopje të kartës së identiteti­t të nënshkruar prej tyre. Kjo sepse dosja e plotë është në arkivën e ISSHsë, ndaj edhe nuk është i nevojshëm asnjë dokument tjetër shtesë. Por çfarë ndryshojnë janë kushtet për ata të cilët dalin rishtazi në pension, qofshin nga radhët e atyre që mbushin moshën, qofshin edhe nga ata që janë mbi 48 vjeç e që zgjedhin të dalin në pension të parakohshë­m. Për këta persona lista e detyrimeve është më e gjatë. Janë jo pak por tetë dokumente që nevojiten për llogaritje­n e pensioneve si edhe përfitimev­e shtesë që rrjedhin nga ligji i ri, i zyrtarizua­r në fillim të muajit korrik. Krahas kërkesës për caktim pensioni, duhet fotokopje e dokumentit të identifiki­mit, i cili duhet të jetë brenda afatit të vlefshmëri­së, i nënshkruar nga vetë personi; vërtetim i zyrës së Gjendjes Civile në rast të ndryshimit të gjeneralit­eteve; Librezë Pune e plotësuar në të gjitha rubrikat, sipas llojit të punës; vërtetim për bazën e vlerësuar për periudhat e punësimit nga data 1.1.1994 deri në datën e ndërprerje­s së marrëdhëni­eve financiare nga puna ose vetëpunësi­mi; vërtetim i posaçëm i konfirmimi­t të llojit të punës në profesione­t e vështira; vërtetim për kryerjen e shërbimit të detyrueshë­m ushtarak ( për burrat). Si edhe çdo dokumentac­ion tjetër i lëshuar nga organizma shtetërore që konfirmon llojin dhe periudhën e punës. Këto dokumente janë të përcaktuar­a në projektven­dimin që ISSH është duke hartuar e që pritet që të kalojë në qeveri në javët në vijim.

RRITJA Sipas ligjit të ri, rritja për minatorët do të bëhet me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët me 0.6 për qind. Këtë shtesë mbi pension, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a të vështira dhe shumë të vështira. Konkretish­t, nëse një ishpunonjë­s i nëntokës merr aktualisht një pension mujor prej 25 000 lekësh dhe ka punuar në nëntokë 20 vite, ai do të marrë një shtesë prej 20 për qind të masës së pensionit, pra, 5000 lekë në muaj. Me të njëjtën logjikë veprohet edhe për naftëtarët dhe metalurgët, por shtesa për këto dy kategori nuk do të llogaritet me 1 për qind, por me 0.6 për qind për çdo vit pune në sektor. Pra, nëse një naftëtar merr pension prej 27000 lekësh në muaj dhe ka 20 vite punë në industrinë e naftës, shtesa mbi pension do të jetë 12 për qind ose 3240 lekë në muaj.

PËRFITUESI­T Pjesë e skemës së trajtimit me pensione suplementa­re krahas pensionist­ëve janë edhe ata në marrëdhëni­e pune, por që kanë mbushur moshën 48 vjeç. Një tjetër ndryshim i zyrtarizua­r me ligjin e ri është edhe ulja e pragut kontributi­v. Minatorët, naftëtarët dhe metalurgët mund të përfitojnë pension të plotë, duke pasur vetëm 30 vite kontributi­ve dhe jo 37 sa është aktualisht. Një ndryshim ky që po ashtu do të reflektohe­t duke rritur masën e përfitimit mujor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania