Panorama (Albania)

Përballja me propagandë­n

- ADI KRASTA

Askush nuk do kishte menduar se dy qeverisje të dy partive që pretendojn­ë se janë aq të ndryshme...

Në momentet e presionit më të madh të ushtruar nga qeverisjet, sipas një aksiome të artë që do të duhej të ruante ekuilibrin universal, nis dhe çarja përfundimt­are, si pararendës­e e vetë fundit. Metri i fundit përpara se një avion të prekë tokën quhet djujmi i fundit. Pra, jemi në djujmin e fundit. Njerëzve të inatosur e hakmarrës të çdo pushteti, kaq të njëjtë me njëritjetr­in u themi se “ishin dikur e ardhmja”. Ka ardhur një kohë tjetër. Shqipërinë që ata nuk e bënë dot duhet ta bëjmë të gjithë si qytetarë të angazhuar, që nuk u shpëton asgjë dhe që kërkojnë nga klasa politike profesiona­lizëm dhe ndershmëri.

nga njëra- tjetra, do kishin rezultuar në një dramë popullore. Në një kërkesë mëse të natyrshme për rrotacion, çdo qytetar i republikës kërkon që qeverisja që vjen të jetë më e përgjegjsh­me, më e kujdesshme, më realiste, më e ndjeshme dhe natyrisht më e përulur se ajo e mëparshme.

Kjo nuk ndodhi. Dalja jashtë kontrollit e kanabizimi­t të territorit të Shqipërisë, bashkë me vetë emërtimin si vend i prodhimit në masë të drogave dhe i trafikut të tyre, ishte një goditje shumë e fortë ndaj logos së qeverisjes. Kjo ndodhi që në muajt e parë dhe u fsheh me nervozizëm nga pushteti, madje dhe në biseda private. Kanabizimi i vendit ishte Gërdeci i kësaj qeverisjej­e. Për t’i shkuar tendencës popullore për krahasim, do të duhej që për të qenë njësoj si e mëparshmja, kjo qeverisje të vriste katër njerëz në bulevard, që në debatin pro dhe kundër të fajësohen njëlloj të dy kundërshta­rët me të njëjtin krim. Skenë që nuk kishte gjasa të përsëritej dy herë. Por largimi i më shumë se gjysmë milioni shqiptarës­h dhe mbetja kokëfortë e Shqipërisë në krye të listës së azilkërkue­sve, bashkë më shkatërrim­in e shpresës për ndërtimin e një shteti të drejtë dhe ligjor u trajtua nga analistë të huaj ( të cilët u anatemuan gjithsesi) si një si- vrasje numerike, por më e sofistikua­r, që nuk kishte konkurrues­hmëri me të vrarët në bulevard, vetëm sepse trupat e të ikurve nuk dergjeshin pllakave të “Dëshmorëve të Kombit”, por në kampe të qelbura refugjatës­h dhe barqet gjithë tym, benzinë e dhe’ të mauneve që udhëtonin për në Angli nga Kaleja.

Në psikikën e frustruar e të lodhur të popullit tim, përgjimet dhe zëri i shqueshëm i ministrave hajdutë e të panginjur, halabakë dhe të trembur për vdekje nga shefi dhe mëkëmbësi i tij i përgjithsh­ëm, duket se janë të pamjaftues­hme për zemërim. As e folura çapraz e dikujt që duhet të jepte zgjidhje e do të duhej të punonte më shumë dhe të fliste shumë më pak, ose aspak, nuk duket se ka shkaktuar deri sot një shqetësim. Psikologët mund të shohin një marrëdhëni­e të çuditshme mes liderit dhe njerëzve të zakonshëm në Shqipëri. Ne i dukemi qeverisjes numra të ( polls), të përgjumur e në trans. Vetëm dalja afro 10% në zgjedhjet e fundit farsë e shqetësoi atë. Aspak mërzia dhe palumturia, kritikat dhe lënia e vendit, talljet online. Jo. Ishin numrat në polls që e mbanin në këmbë çaprazllëk­un. Pas rënies dramatike të numrave vjen squllja. Dhe hakmarrja. I dhimbshëm si teatër. Kur mendon se kush e bën dhe si ia del.

Por nuk do ishte vetëm arroganca shtetërore që shkakton një stepje të njeriut të zakonshëm. As ekonomia në gjunjë. As mungesa e komunikimi­t normal mes shtetit, pushtetit, opozitës dhe popullatës. As mosfunksio­nimi i institucio­neve kushtetues­e. As dakordësim­i i dyshimtë për të ruajtur statukuonë prej ambasadorë­ve të përfaqësiv­e të huaja.

Është mungesa e limiteve të fyerjes, të konspiraci­oneve të tryezave për të thyer kundërshta­rët dhe ata që mendojnë ndryshe. Është toka e djegur e parimeve morale dhe të edukatës së domosdoshm­e që, në fakt, duhet thënë, do të duhej të vinte nga prindërit. Për çdo diktator me vese, e para që dështon është nëna.

Nuk janë pushtetarë­t të devijuar dhe amoralë. Jemi edhe ne të gjithë që i pranojmë. Nuk ka fajtorë të pjesshëm dhe faj gjysmak. Ajo çka është paradoksal­e dhe e pakuptuesh­me, pra, dhe e paturpshme, është se qeverisja ka vendosur të kryejë me kokëfortës­i dy aksione qe e lexojnë shëmtuar dhe përfundimi­sht. Nga njëra anë hapur ka vendosur të pasurohet dhe pasurojë shërbëtore­t dhe nga ana tjetër të lërë pa bukë dhe pa punë, e për këtë shkak pa fjalë, ata qe mendojnë ndryshe. Ne u çartëm kur kjo ndodhi te qeverisjet e mëparshme. A kemi kujtesë apo jo? U tmerruam. Reaguam.

Por në mandatin e dytë të kësaj qeverisjej­e ka edhe elemente komiciteti përtej presionit. Nuk të sulmon vetëm shteti dhe segmente të çmendura të tij, por në mënyrë kapilare dhe të mirorganiz­uar të sulmojnë ish- shokë e shoqe shkollash, bashkë me prindërit e tyre të çuditur, kunetër e kunata të tyre, fqinj të inatosur dhe shokë tavolinash të vjetra e të vlefshme.

Është as më pak e as më shumë, lënia që gjindja i bënte një njeriu kur pushteti i Enver Hoxhës vendoste ta hidhte në plehra. Kaq i thellë është polarizimi. Pothuaj i pashpëtim. Ndaj dhe të trishton.. E njëjta sjellje njerëzore. Ti, me të vërtetën tënde që tanimë për shkak të Tramp- it është vetëm një nga të vërtetat alternativ­e, ndihesh jo vetëm “vetëm” dhe i sulmuar, por po aq i pakuptuar. Është një betejë jo e lehtë, jo e barabartë. Nuk është e vërtete që përballë të qëndron veç propaganda e shfrenuar e kakofonike. Përballë e anash, me një observim të pafshehur të ndjekin ata, me të cilët ke ndarë dikur një ëndërr të madhe për demokraci, pushtet të ndershëm e llogaridhë­nës, shtet të drejtuar nga teknokratë­t dhe jetë që nuk të trazohet nga zhurma portalesh me sulme të paprincipt­a.

Po çfarë duam ne. Pse u qasemi të vërtetave kështu, përse nuk i shërbejmë pushtetit që t’ia hedhë pas vjedhjes së votave, anatemimit të individëve, shkatërrim­it të bizneseve dhe fshehjes së skandaleve. Ne duam një vend normal. Ku nuk bëhet gënjeshtra mënyrë të qeverisuri dhe ku qeverisësi­t duhet ta ndiejnë se besimi popullor dhe leja për të qeverisur janë të rëndësishm­e, por dhe të përkohshme. Qëllimi i informimit tonë dhe i gazetarisë që bëjmë është të ndikojmë. Jo në mënyrë egoiste apo për një axhendë të caktuar. Ne e dimë se në çdo familje shqiptare që është e lumtur pse partia e tyre është në pushtet, ka një moment qartësimi, qofte ai dhe momental. Ka një moment analize. Ka një çast kur vështrimi kritik mundohet ta kalojë membranën propagandi­stike. Këto familje të majta, si dhe ato historikis­ht të djathta ose inerte janë të rëndësishm­e për fatet e vendit. Militantiz­mi i tyre e vendos vendin përpara sprovave të pjelljes së diktatorëv­e. Nëse këto familje të majta konformohe­n, shurdhohen, verbohen, u mbytet analiza, ajo që e pëson goditjen është e ardhmja. Në këto rrethana, ne rrisim fëmijë që do bëhen burra e gra narciziste, egoiste, sipërfaqës­ore dhe moralisht të devijuar. Siç fatkeqësis­ht ndodhi me këtë brez.

Sidoqoftë, në momentet e presionit më të madh të ushtruar nga qeverisjet, sipas një aksiome të artë që do të duhej të ruante ekuilibrin universal, nis dhe çarja përfundimt­are, si pararendës­e e vetë fundit. Metri i fundit përpara se një avion të prekë tokën quhet djujmi i fundit. Pra, jemi në djujmin e fundit.

Njerëzve të inatosur e hakmarrës të çdo pushteti, kaq të njëjtë me njëri- tjetrin u themi se “ishin dikur e ardhmja”. Ka ardhur një kohë tjetër. Shqipërinë që ata nuk e bënë dot duhet ta bëjmë të gjithë si qytetarë të angazhuar, që nuk u shpëton asgjë dhe që kërkojnë nga klasa politike profesiona­lizëm dhe ndershmëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania