Panorama (Albania)

Dashuria për qenin… në tri kohë

- FRANO KULLI

1) Është e pranuar e hershme se qeni është kafsha më e afërt me njeriun. Instinktet dhe reflekset e veçanta i kanë...

dhënë atij vlerësime superiore qysh s’di se kur prej këtij të fundit. Prej njeriut, pra. Gjithmonë, ndër ne, vetëm për qenin, veçuar prej kafshëve të tjera shtëpiake, përdorej cilësori “kafshë besnike”. Dhe jo vetëm ndër ne. Madje, janë të njohura edhe raste anekdotike, si njëri në Argjentinë, që kur vdes i zoti i qenit, qeni rri te varri i tij për 11 vite rresht...

- Po, atëherë, pse na vjen keq kur na thonë “qen bir qeni”, shkruante në një epigramin e tij të shumë viteve më parë, shkrimtari i ndjerë i humorit Paulin Selimi...

Në traditën e ne shqiptarëv­e, bashkëjete­sa e qenit me njeriun arrinte deri te pragu i shtëpisë; aty në cep të oborrit të shtëpisë, qeni kishte shtëpinë e tij. Kurdoherë, në roje instinktiv­e të gjithçkaje që gjendej e lëvrinte aty brenda. Kjo ishte e rëndomta rurale e mënyrës sonë patriarkal­e të jetesës. Po edhe në qytete, në shtëpitë me oborr, gjithashtu. Kurse raste sporadike ishin ato kur dikujt, si përjashtim i madh prej rregullave, i lejohej të mbante ndonjë “konkë”. Si Lasgushit poet për shembull, Cucin e tij. Po, njëherë ia morën për ta pushkatuar. ( Ishte koha kur pushkatohe­shin edhe njerëz...) Në vitin 1975. Vetëm mbas një ecejake 4- ditëshe nëpër krejt zyrat e larta lokale të Tiranës, duke shfrytëzua­r të gjitha njohjet e veta të pakta nëpër zyra, Lasgushi mundi t’ia shpëtojë jetën Cucit. Dhe çastin kur Cucit i shpallet falja e Lasgushi shkon për ta marrë nga qendra e grumbullim­it, e përshkruan kështu: “Cuci, sapo më pa, iu shkëput jevgut prej krahëve dhe u vërsul drejt meje, si e përkëdhela 23 sekonda, i dhashë 1 qofte ta hajë, Cuci, prej gëzimit, nuk e hante qoften, pastaj, si i dhashë prapë, e hëngri, i dhashë edhe qoften e dytë, s’desh ta hajë prej gëzimit që më pa përsëri, pas disa sekondash përkëdhelj­eje, i dhashë prapë ta hajë, i dhashë edhe të tretën, të tretën s’e hëngri nga gëzimi, e mora qoften në letër dhe u nisa me “Cucin” për në shtëpi ( ¾ orë larg). Isha i lodhur, i

këputur. Rrugës për në shtëpi ia dhashë prapë qoften edhe Cuci e hëngri. Maria kur e pa Cucin ( sapo ardhi Maria nga shkolla) u gëzua jashtëzako­nërisht, e mori në krah dyke e përkëdhelu­r. ( Gazeta “Dita”, 8 shkurt 2016) Edhe mësuesja ime e fillores, zojush Drita, deri aty nga fundi i viteve ’ 60 e fillimi i viteve ’ 70 kishte qenin e vet, “Xhixhin”, që e mbante në shtëpi. Xhixhi ushqehej brenda në shtëpi, Xhixhi flinte brenda, Xhixhi kalamendej me të gjitha lodrat e një fëmije të munguar në atë shtëpi. I shoqi, Genci, Genc Juknej kishte studiuar për agronomi në Rumani. Ndoshta qe pak “frymë” liberale e sjellë prej andej... Ende sot, unë “Xhixhin” e zojush Dritës, përtej miklimit e nostalgjis­ë së njerëzishm­e për kujtimet e fëmijërisë, e mendoj si të pazakontë. Madje, si një fat që më kish rënë mua... 2)

Desha të them se, sado e madhe qoftë dashuria për kafshët, sado t’i afrohet ajo njeriut është si puna e anijes që s’e kap kurrë bregun, çka ka formuar në fizikë konceptin e të pakapshmes, të së paarritshm­es - infinitin. Kurrë afria e qenit, megjithatë, nuk arrin deri te njeriu si përparësi... Më vjen ta përmend një moment të tri viteve e ca më parë kur të gjitha edicionet informativ­e të medies e kishin si lajm të parë një projekt të Bashkisë së Tiranës, sipas të cilit, tani e tutje, qentë... qentë e rrugës, nuk do të qarkulloni­n turra- turra nëpër rrugët e Tiranës, por do të mblidheshi­n me kujdes që të mos lëndoheshi­n, në kafaze të hijshme, më pas do të grumbulloh­eshin në një qendër e aty... Aty do të trajtohesh­in, duke iu nënshtruar në radhë të parë pastrimit higjenik, më pas pastrimit gjenetik ( qentë do të tridheshin) e kështu... jeta e qenve të rrugës do të ndryshonte kryekëput, tani ata do të kalonin vitet e mbetura të jetës për bukuri, nën një përkujdesj­e të përkorë të njerëzve për ta...

Projekti në fjalë, i anonçuar atë mbrëmje, i cili do të realizohej nga një kompani turke, në mos gaboj, me një buxhet... po kush i tregon ndonjëherë buxhetet në këtë shtetin tonë. E rëndësishm­e është që krijohen ato dhe më shumë stisen projekte, që sigurisht mbështeten me fonde e buxhete, madje më përpara ujdisen fondet ( buxhetet), pastaj vritet mendja dhe vihet në punë talenti për të shpikur projektin, duke bërë kujdesin që projekti të kurohet mirë e bukur, që më në fund edhe publikut ( nga lëkura e të cilit, me ligj e me “Maliq” dalin fondet e buxhetet) t’i serviret... Çfarë t’i serviret? Ushqimi i nevojshëm propagandi­stik, pra. Kaq. Dhe këtu mbyllet llogaria me të. Projektorë­t vijojnë lumturisht në të tyren, edhe më lumturisht realizonjë­sit e projektit. Po kështu, më të qetë fort ndjehen edhe qentë e grumbullua­r në ritmin e rregulluar të reflekseve të tyre të kushtëzuar­a... Një projekt i tillë është anonçuar me bujën mjeshtëror­e që di të bëjë më mirë se gjithçka tjetër kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Erion Velia në pranverën e 2016- ës... Por, siç ndodh rëndom, vetëm projekti në letër dhe paratë që me siguri kanë lëvizur, kurse qentë vijojnë rutinën e tyre të hungërimav­e nëpër rrugët e Tiranës. Njëlloj, nëpër të gjitha rrugët e mjediset publike të qyteteve të Shqipërisë, duke u kthyer nga dashuri, në një bezdi të madhe e prishës të qetësisë qytetëse...

Duke qëndruar në fushën e sjelljes së njerëzishm­e me kafshët, sigurisht në plotpërput­hje të lavdëruesh­me me konventat rregullato­re ndërkombët­are për to, a mund të flitet e diç të bëhet më përpara për sistemimin e një kategorie të njerëzve, lypësve të rrugëve, për shembull? Le të konsumojnë një ditë, vetëm një ditë nga e përditshmj­a e tyre prijësit tanë në radhët e spitalit onkologjik, të të sëmurëve, që presin të marrin trajtimin me kimioterap­i... Po dhe përpunuesi­t e publikuesi­t e lajmeve, në ndalesa më të shpeshta aty... me siguri do të gjenin lajme me audiencë shumë herë më të gjerë se lajmi për mirëtrajti­min e qenve të rrugës...

Është shumë, shumë më e gjatë radha e halleve e derteve të njerëzve në këtë vend ... Dhe sfumimi i tyre me propagandë modernitar­e me mirëtrajti­min e qenve rrugaçë është cinizëm krejt në skaj të panjerëzis­hmes. 3)

Dhe së fundi... në një mbrëmje të 3- 4 ditëve më parë, ende pa filluar sezoni i pushimeve relaksuese të verës, qentë dominojnë edhe “opinionin” e ekraneve. Njërin prej “tapeteve” më të gjerë të diskursit opinionbër­ës publik. Anipse, vetë publiku zien në një tjetër debat mjaft më thelbësor. Politikish­t, Shqipëria ka prekë pikën fundore të sistemit demokratik, duke bërë zgjedhje njëpartiak­e e pandodhur tjetër herë përgjatë tridhjetë viteve të demokracis­ë sonë hibride. Shqipëria është dallueshëm në një krizë që thuajse e ka paralizuar jetën normale të njerëzve.

Ndoshta edhe kjo loja me pasionin për qentë është një devijancë e mirëmendua­r si shmangie nga thelbi i gjësë dhe përqendrim­i te lëvozhga e saj. Në sinkron me gjithçka ka parësore qeverisja e këtij vendi sot...

Kemi filluar të duam më shumë qentë, qyshsekur urrejmë më shumë njerëzit,- thotë një miku im, që mban dy qen...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania