Panorama (Albania)

Gjyqi shtyhet në vjeshtë, Tahiri: Kjo është jeta ime

Për një javë Prokuroria përktheu tri dëshmitë që kishin "humbur", kërkoi dy javë kohë për konkluzion­et përfundimt­are

-

ETLEVA DELIA

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi dje kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ishdrejtor­in e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Ndërsa vendosi që pretenca për Tahirin të jepet më 10 shtator në orën 09: 00. Shtyrja për herë të katërt e gjyqit, kësaj here erdhi jo për shkak të dokumentev­e që javën e kaluar i kishin "humbur" Prokuroris­ë, por pasi treshja e akuzës kërkoi minimalish­t dy javë kohë për konkluzion­et përfundimt­are. Tri dëshmitë e "humbura" nuk u gjetën, por ishin përkthyer rishtazi nga prokurorët e çështjes, fakt që e konfirmuan edhe kur avokati Maksim Haxhia këmbënguli gjatë seancës. "Janë gjetur dëshmitë që nuk ishin herën e kaluar, apo janë përkthyer rishtazi?", pyeti Haxhia. Ndërsa prokurorët konfirmuan që ishin përkthyer sërish. Pas këtij momenti, treshja gjykuese u tërhoq për të marrë vendimin dhe pas disa minutash konfirmoi se kërkesa e Tahirit për gjykim të shkurtuar ishte pranuar. Në këtë kohë, pala e akuzës, e përfaqësua­r nga Dritan Prençi, u shpreh se për të dhënë konkluzion­et përfundimt­are i duhej minimalish­t edhe dy javë kohë. Por ky afat korrespond­on me muajin gusht, kur gjykatat janë pushim dhe nuk u prit mirë nga mbrojtja dhe as nga vetë ish- ministri Saimir Tahiri. Fillimisht ishte Maksim Haxhia që i kërkoi Gjykatës një datë më të afërt për konkluzion­et. Më pas fjalën e mori vetë Tahiri, i cili me tone disi të larta, duke interpretu­ar Kodin e Procedurës Penale, tha se për afro dy vite Prokuroria ka pasur mjaftueshë­m kohë për të arritur në një përfundim. "Për ju mund të jetë procedurë, por për mua është jeta ime", u shpreh Tahiri. DOKUMENTET E HUMBURA Mungesa e dëshmive të përkthyera të anëtarëve të grupit "Habilaj" në dosjen ndaj Saimir Tahirit, bëri që Gjykata për Krime të Rënda të shtynte për të tretën herë gjyqin që u zhvillua më 17 korrik. Në atë seancë, ishministr­i kërkoi me tone të ngritura në Gjykatë që procesi të mos shtyhej për këtë shkak, ndërsa jashtë sallës nuk ngurroi ta konsideron­te situatën qesharake. Në atë seancë Gjykata bëri ndarjen e çështjes, duke pezulluar gjykimin për dy ish- funksionar­ët e Policisë së Shtetit, Sokol Boden dhe Gjergji Kohilën, për shkak të mungesës dhe të vazhdojë gjykimin për Saimir Tahirin dhe ish- drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Në momentin që Gjykata do të tërhiqej për të shqyrtuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish- ministrit Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelës, u vuri në dukje prokurorëv­e të çështjes se në dosjen që ata disponojnë mungon procesverb­ali i përkthimit të dëshmive të Moisi Habilajt, Nezar Seitit dhe Meridian Sulajt. Të tria këto dëshmi janë dorëzuar në gjuhën italiane, por mungon një kopje e përkthimit të tyre. Prokurori Vladimir Mara, pas tërheqjes për disa minuta për të bërë verifikimi­n, tha se këto dokumente ende nuk janë përkthyer dhe se ata kërkonin kohë. "Aktualisht, këto dokumente nuk janë përkthyer akoma, kërkojmë kohë", tha Mara. Kërkesa e prokurorit nuk kaloi pa u kundërshtu­ar nga avokati i Tahirit, Maksim Haxhia, duke thënë që dëshmitë janë të përkthyera dhe këtë e vërtetonte korrespond­enca me Ministrinë e Brendshme. "Këto dëshmi janë të përkthyera, pasi në dosje është korrespond­enca me Ministrinë e Drejtësisë për dhënien rrugë të këtyre letërporos­ive, ose kjo situatë është nga amullia e dosjeve që kanë këta prokurorë, ose është taktikë për shtyrjen e çështjes", tha Maksim Haxhia në seancën e javës së kaluar. Për kërkesën për shtyrje të bërë nga Mara foli edhe Saimir Tahiri, i cili tha se nëse duhet kohë, kjo të jetë brenda ditës, por jo në një datë tjetër.

 ??  ?? Saimir Tahiri, dje në gjyq
Saimir Tahiri, dje në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania