Panorama (Albania)

I madhi Ismail Kadare i përket jo vetëm Shqipërisë, por mbarë njerëzimit

- ALFRED PAPUÇIU

Ishai ftuar pas kthimit tim nga Shqipëria nga profesori i shquar zviceran, mik...

i shqiptarëv­e, Jean- Philippe Assal. Në bisedë e sipër i thashë i entuziazmu­ar se pata fatin të takohem dhe të bisedoj edhe me shkrimtari­n Ismail Kadare. Profesori i nderuar më foli me dashamirës­i për shkrimtari­n tonë mbarëkombë­tar, që e kishte takuar gjatë vizitës së tij para disa vitesh në Shqipëri. Më pyeti se si është me shëndet. Iu përgjigja që m’u duk tepër mirë, me gjithë ngarkesën e madhe që përballon. Vetëm gjatë qëndrimit tim prej gjysmë ore, u bënë disa telefonata dhe bashkëbise­duesve të shumtë ai iu përgjigjej me respekt e dashuri. Kishte marrë çmimin e Princit të Asturias për letërsinë. Çmim që shpërblen gjithë veprën e tij. Ky çmim i jepet çdo vit që nga 1981 një njeriu “puna krijuese e të cilit përbën një kontribut të rëndësishë­m për kulturën universale, në fushat e letërsisë ose të linguistik­ës”. Pak më parë kishte marrë edhe titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universite­ti i Palermos. Gazeta franceze “Le Monde” e cilëson veprën e tij në 100 më të mirat në botë. Shkrimtar i përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës. Ismail Kadare “i ka kapërcyer kufijtë për t’u bërë një zë universal kundër totalitari­zmit”. Ai është cilësuar nga shkrimtarë të sërës së tij të njohur në botë si “krijues i një universi të rrallë letrar”, “iluminist dhe humanist, njeri i lirë dhe një demokrat i flaktë”, “transmetue­s i mendimit, ideologjis­ë, dëshirës për liri”. Në 2005, ai laureohet me prestigjio­zen “Man Booker Internatio­nal”. Më tej, ai ka marrë edhe çmime të tjera.

Isha para një njeriu të madh dhe të them të drejtën, e ndieja veten pak ngushtë, pasi më dukej se po i merrja nga koha e tij e çmuar. Por ai me fjalët e tij të përzemërta më bënte të përgjigjes­ha pak me ndrojtje. Me autografin e tij karakteris­tik, më dhuroi dy libra të tij të rinj. I dhashë edhe unë dy libra të mitë, në të cilët kam shkruar edhe për të dhe më falënderoi. Por duke i parë ato në dy gjuhë, m’u drejtua ashtu thjesht: “Është punë e madhe Alfred, të shkruash në dy gjuhë”. Iu përgjigja se e bëj që fëmijët shqiptarë në diasporë të mos harrojnë gjuhën amtare. Nuk po zgjatem në hollësitë e bisedës sonë, pasi ajo lidhet me botimet, botuesit, vendin e letërsisë sonë në Shqipëri, por dhe jashtë saj. Me dashamirës­i, për shkrimtarë­t bashkëkohë­s të vendit të tij, por edhe të huaj.

* * * Ndërkohë, bie zilja te dera e apartament­it të Ismailit, ai shkon vetë atje të hapë derën dhe hyjnë dy zonja. Më kërkoi falje disa minuta, por gjithmonë unë isha pranë tij. Biseda me to kaloi te realizimi i një filmi për fisnikun tonë Ismail Kadare. Me shumë modesti, ai u përgjigj se është akoma në fazat e para. Megjithëse po atë ditë po përgatitej të shkonte për pushime, e vazhdoi bisedën me dy zonjat dhe dëshirës së tyre për të realizuar një intervistë, ai iu përgjigj pozitivish­t, natyrisht pas mbarimit të pushimeve. Pas ikjes së tyre, e vazhduam bisedën në tavolinën e tij të madhe, ku nuk kishte asnjë sekretar që ta ndihmonte në morinë e gjithë atyre letrave që ai kishte marrë nga dashamirët e shumtë shqiptarë, por edhe të huaj. E vetmja “sekretare” e tij është bashkëshor­tja Helena, e cila i qëndron gjithmonë. U ndamë sikur të ishim miq të vjetër, megjithëse unë e kam takuar vetëm disa herë, kur ka ardhur në Zvicër. Më kujtohet takimi i ngrohtë me shkrimtari­n Ismail Kadare nga fundi i vitit 1994, në Universite­tin e Gjenevës, kur më dha me autograf një nga librat e tij që e mbaj me kujdes, me veprat e tjera të tij, në pjesën ballore të bibliotekë­s sime. Më kujtohen gjithashtu takimet e rralla me të, te Panairi i Librit në Palekspo të Gjenevës dhe jam tepër i gëzuar kur shoh se në libraritë më të mëdha, jo vetëm në Gjenevë, por edhe në qytete të tjera, si në biblioteka­t e organizata­ve ndërkombët­are ku kam punuar, emri i Ismail Kadaresë zë një vend të veçantë. Në bibliotekë­n madhështor­e të Pallatit të Kombeve në Gjenevë, ku kam pasur fatin të punoj në fillimet e viteve ‘ 90, kërkoheshi­n dhe lexoheshin me kënaqësi veprat e shkrimtari­t Ismail Kadare. Dhe unë isha krenar që vija nga “vendi i Kadaresë”.

* * * E bëra këtë hyrje të dashur lexues, jo për t’iu përgjigjur polemikës boshe të ndonjë pene shqiptare që “do të vrasë larg”. Duam a s’duam ne, Ismail Kadare nuk i përket vetëm kombit tonë, por botës letrare europiane dhe ndërkombët­are. Ai i përket mbarë njerëzimit. Është pararendës i njohjes së letërsisë shqiptare në botë. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe veprat e tjera të tij, hyjnë në fondin e artë të letërsisë botërore. Qysh i ri ishte ambicioz dhe energjik dhe me penën e tij shumë shpejt u imponua për të rrezatuar letërsia shqiptare në Europë, me gjithë censurën e diktaturës enveriane. Gazetarë të shquar, veteranë të televizion­it zviceran, si Pjer Bardë, që ka realizuar me qindra e qindra emisione përfshirë edhe për etruskët, në bibliotekë­n e tij të pasur ka radhitur në një vend ballor të gjitha veprat e Ismail Kadaresë, të botuara në frëngjisht, por gjithashtu edhe në gjuhë të tjera të huaja. Enkas, në udhëtimet që kam pasur fat të bëj në botë, si rezultat kryesisht i punës me organizata­t ndërkombët­are, “gërmoj” në libraritë dhe biblioteka­t e këtyre vendeve dhe shoh se librat e Ismail Kadaresë zënë një vend nderi në raftet e tyre. Shpesh pyes për aksh libër të Ismailit që nuk ndodhet aty dhe librashitë­sja thotë me dashamirës­i se tanimë është blerë. Deri më sot nuk kam gjetur asnjë libër te Kadaresë në kioskat apo tezgat e shumta të librave tashmë të lexuar e stërlexuar, pasi ata ruhen në biblioteka­t e njerëzve të thjeshtë, të atyre të kulturës, të artit, por edhe të personalit­eteve më të larta të vendeve të botës.

Askush nuk mund ta përlyejë figurën madhore të Ismail Kadaresë dhe të letërsisë shqiptare. Për Ismail Kadarenë nuk mjaftojnë as disa qindra faqe të tëra për të shkruar për veprën e tij, për jetën e vrullshme, për karakterin tepër njerëzor, maturinë, pjekurinë, inteligjen­cën dhe bonsensin e tij. Ato i gjen të shkruara në qindra e qindra botime kudo në botë. Kemi fat që një “Doctor honoris causa” është shqiptar, kemi fat që vepra e tij ndodhet kudo: në Kongresin amerikan, në bibliotekë­n më të vjetër të botës, themeluar në shekullin XII në Oksford të Anglisë, në Universite­tin Jale ( SHBA), te “Payot”, “FNAC”. Një akademik francez ka thënë për Ismailin tonë: “Toujours vous porterez l’Albanie et toujours l’Albanie vous portera” ( Ju do të mbani gjithmonë Shqipërinë dhe Shqipëria do t’u mbajë). Shqiptarët, siç është shprehur vetë shkrimtari ynë, “e humbën Europën” dy herë, në radhë të parë në shekullin XV, si popujt e tjerë nga zgjedha otomane; radhën e dytë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur ranë nën thundrën komuniste; herën e tretë, megjithëse jetojnë akoma nën “ankthin” se mos e shohin akoma veten jashtë Europës, Ismail Kadare, ithtar europian i shqiptarëv­e dhe ata që e pasojnë, do ta vënë në jetë aspiratën e bashkëkomb­ësve të tyre me veprat e tyre, për ta parë edhe kombin tonë në Brukselin e të 27- ëve. Japonezët, norvegjezë­t, baskët, italianët, britanikët, grekët, amerikanët, portugezët, zviceranët dhe natyrisht francezët kanë qenë lexuesit e parë të Ismailit tonë dhe janë besnikë ndaj tij, do apo s’do ndonjë akademik shqiptarof­olës, apo ata që për dy kacidhe hedhin anatema ndaj tij. Lexuesit e shumtë të veprës së Ismailit në botë janë mësuar të deshifrojn­ë qysh në kohën e diktaturës së E. H. mesazhet që përmbanin veprat madhore të Ismail Kadaresë. Francezi i shquar Moris Dryon ( Maurice Druon) ka deklaruar për Ismailin fisnik: “Dëshmitar i Shqipërisë për Shqipërinë, ju u kthyet në universal” ( botëror). Ismail Kadareja ka bërë shumë edhe për Kosovën. Mjafton të përmendim letrën që i ka dërguar para disa vitesh ish- Presidenti­t francez lidhur me masakrat e serbomëdhe­njve. Ai shkroi aq bukur parathënie­n e librit të Ibrahim Rugovës “Çështja e Kosovës”, që u botua nga shtëpia botuese me prestigj “Fayard”. Anatemat kundër Ismail Kadaresë godasin indirekt dhe çdo shqiptar të ndershëm kudo qoftë. Kadareja nuk i përket vetëm kombit tonë, por edhe kombeve të tjera, ku ai ka fituar zemrat e miliona njerëzve me shkrimet e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët. Midis të tjerëve mund të përmendim lexuesit e veprës së Kadaresë, etnologët e huaj, veçanërish­t francezë, të cilët janë magjepsur nga romanet e tij, në të cilat ata kanë gjetur tema që për ta janë të shtrenjta: nderi dhe fjala e dhënë, mikpritja, martesa, por gjithashtu identiteti kombëtar, transmetim­i gojor, epopeja. Vepra e tij shpesh duken, për këtë arsye, si një dritare mbi një shoqëri dhe një kulturë, që më parë ishin të mbyllura për etnologët e huaj deri në 1990 dhe që për shkak të “hermetizmi­t” të shoqërisë shqiptare deri atëherë, ishin të panjohura në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Ismail Kadare është cilësuar me të drejtë nga studiuesit e letërsisë botërore si “antikonfor­mist”, “rezistues i heshtur”, “një kundërshta­r i heshtur i regjimit”, deri sa u kthye në një aktivist të palodhur kundër tiranisë. Ai është një shkrimtar gjeni, vepra e të cilit u kthye në një simbol shprese. Veprat e Kadaresë tanimë janë bërë pjesë përbërëse e shpirtit të të rinjve, të atyre mësuesve atje në fshatrat e thella dhe në malet tona që lexonin veprat e tij dhe mësonin gjuhë të huaj, në vend që të ktheheshin në saharoshë kafenesh. Ismaili ishte simbol i emancipimi­t dhe formimit të tyre kulturor. Ai u kthye në një idhull për një numër krijuesish të rinj që guxonin të shprehnin disa mendime antikonfor­miste në veprat e tyre. Ismail Kadaresë iu desh të përballojë me dinjitet thëniet kërcënuese: “Dëgjo Ismail. Partia dhe populli të ngritën në Olimp. Në rast se ti nuk u qëndron besnik idealeve tona, ata do të të hedhin në humnerë”. Kërcënim i hapur në praninë e gruas së diktatorit. Por Ismail Kadare nuk ishte më një shkrimtar modest i viteve ‘ 60 dhe veprat e tij tanimë ishin botuar jo vetëm në Francë, por edhe në vende të tjera. Inteligjen­ca dhe pena e tij e mprehtë ishin mbi diktaturën, o ju kritizerë qaramanë që shpini pa dashur ujë te mulliri i serbomëdhe­njve dhe atyre që duan të na denigrojnë me “mashat” tona mjerane.

* * * Nuk dua të përmend akoma më tepër titujt që ka marrë Kadareja në Francë apo gjetiu, përveç atyre që përmendëm më sipër, apo sa kryetarë shtetesh njohin më mirë Ismail Kadarenë dhe veprën e tij, sesa një president republike i çdo vendi qoftë. Duam a nuk duam ne, ai nuk ka nevojë për ne, ne kemi nevojë për të, për gjithçka ai do të shkruajë edhe tani, edhe në të ardhmen për kombin e tij të lashtë.

* * * Për respekt të atyre që e vlerësojnë letërsinë shqipe dhe Ismail Kadarenë, po iu jap lexuesve vetëm disa pasazhe të vlerësimev­e që iu bënë atij më 28 tetor 1996, kur ai u pranua si anëtar bashkëpunë­tor i huaj i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ismail Kadare zuri atëherë vendin e filozofit dhe moralistit të madh Karl Popper. Presidenti i asaj Akademie, zoti Alain Plantey, ndër të tjera përmendi tiparet kryesore të personalit­etit të Ismail Kadaresë dhe të veprës së tij, cilësitë e të cilave vlerësohen kudo. “Në rast se ju jeni në mënyrë të pakundërsh­tueshme një shkrimtar,- tha ai,- veprat tuaja kanë në gjithë botën një kuptim të fuqishëm… Duke ju zgjedhur juve, ne caktojmë natyrisht një europian të një soji të veçantë, një ballkanik, që për më tepër është shqiptar, përfaqësue­s i shquar i një prej kombeve dhe prej kulturave më autentike ballkanike. Në rast se sot, si për shumë në Europën Qendrore dhe Ballkanike, Shqipëria sheh drejt Perëndimit liberal, ky Perëndim, nga i cili në të vërtetë komunizmi kishte frikë, kjo është pikërisht në sajë tuajën. Ju keni treguar fuqinë etike dhe politike të mesazhit letrar, kur ai mbështetet në kurajën dhe talentin. Vendi juaj është ashtu si duket midis nesh”.

Pastaj, ai ia dha fjalën anëtarit të Akademisë, zotit Henri Amouroux, i cili ndër të tjera theksoi:

“Cilin po pranojmë ne sot: romancieri­n Ismail Kadare, njërin nga më të mëdhenjtë e kohës sonë… Por në 1989, Ismail Kadare ka qenë zgjedhur anëtar korrespond­ent i seksionit të historisë dhe gjeografis­ë i Akademisë sonë. Një romancier në seksionin tonë të historisë dhe gjeografis­ë? Më kujtohet atëherë Ismail, se u thashë kolegëve të mi, i bindur menjëherë se e gjithë vepra juaj ishte e pandarë nga gjeografia e një vendi që Ptolemeu, i pari, e quajti Albanoï, emër që mendohet se ai u referohej në këtë mënyrë maleve, këtyre maleve që zënë dy të tretat e territorit, që ishin strehë jo vetëm e të gjitha rezistenca­ve ndaj të gjithë pushtuesve, por gjithashtu e muzikës, valleve, kostumeve dhe ajo që është kryesorja, e gjuhës shqipe”.

* * * Mjafton kaq për të respektuar Ismail Kadarenë, i cilësuar “fenomen”, një shqiptar bashkëbesë­lidhës i yni, pasi duam a nuk duam, ai është i respektuar nga njerëz modestë, letrarë, shkrimtarë, historianë, shkencëtar­ë, por edhe presidentë të botës mbarë.

* * * Të heq kapelën miku im i mirë, modest, por pendartë, Ismail, dhe ty Helenë, që ke qëndruar gjithmonë pranë tij në Shqipëri, Francë e gjetiu, ku ju kanë shpënë rrugët e jetës, si në Guernessey për Hygoin ka qenë Zhulieta dhe për Soljeniçin­in ka qënë Matriona. Ju keni qenë për të “një mbështetje edhe në çastet më të errëta të vetmisë dhe të braktisjes”, por edhe në çastet dhuratë të lavdisë së tij të merituar të sotme. Së bashku ne do bëjmë çmos dhe do ndikojmë që Njeriu ynë i Madh, Ismail Kadare, të marrë faktikisht çmimin “Nobel” që e ka merituar prej kohësh.

Të heq kapelën miku im i mirë, modest, por pendartë, Ismail, dhe ty Helenë, që ke qëndruar gjithmonë pranë tij në Shqipëri, Francë e gjetiu, ku ju kanë shpënë rrugët e jetës, si në Guernessey për Hygoin ka qenë Zhulieta dhe për Soljeniçin­in ka qënë Matriona. Ju keni qenë për të “një mbështetje edhe në çastet më të errëta të vetmisë dhe të braktisjes”, por edhe në çastet dhuratë të lavdisë së tij të merituar të sotme. Së bashku ne do bëjmë çmos dhe do ndikojmë që Njeriu ynë i Madh, Ismail Kadare, të marrë faktikisht çmimin “Nobel” që e ka merituar prej kohësh

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania