Panorama (Albania)

Bashkim Shehu me “Pesë leksione mbi letërsinë”: ‘ Blloku’ i Kalos? S’e di nëse do e lexoj

“Kemi dashur të denoncojmë përmes gjuhës së artit. Duhet të veprojmë shpejt, të shpëtojmë të ardhmen tonë”

- TIRANË

“Le të shpëtojmë detin nga plastika”, arti pamor merr përsipër përmes këtij mesazhi peshën e një denoncimi social dhe zgjedh qytetin e dashurisë, Venecian.

Dy shishe gjigante, të larta 4 metra, që notojnë në “Canal Grande”, janë sfida e lançuar nga dy artistë, skulptori shqiptar Helidon Xhixha dhe fotografi zviceran Jack Braglia.

Për Xhixhën nuk është hera e parë që provokon me instalacio­ne të këtij lloji. Në 2015- ën monopolizo­i edicionin e 56- të të bienales së artit me veprën “Iceberg”, një shkëmb i çeliktë notues që denonconte ngrohjen globale të planetit. Edhe fotografi i ri është i ndjeshëm për sa u përket temave sociale, e tillë është edhe ekspozita me punët e tij në bienalen e këtij viti, në pavijonin e Arabisë Sirane. Të dyja shishet mbartin një mesazh të shkruar nga artistët, që do të zbulohet në vitin 2039. Instalacio­ni i tyre interpreto­het nga njëra anë si një paralajmër­im e nga tjetra, si një mendim shprese.

NDOTJA E OQEANIT SOT? Numrat rrëfejnë një katastrofë ambientale me përmasa gjigantesk­e, që rrezikon t’i çojë detet në kolaps. Vetëm në detin Mesdhe gjenden 570 mijë tonelata plastike të hedhura në ujë gjatë vitit, pra 33 mijë shishe në minutë. PROJEKTI I DY

ARTISTËVE Projekti “Shishe binjake: mesazh në një shishe” , i ekspozuar në Venecia prej së shtunës, përfshin dy shishe të çelikta. E para mban firmën e artistit 49- vjeçar nga Durrësi, që prej vitesh punon në çelik të paoksidues­hëm. Helidon Xhixha është mjaft i njohur në Itali edhe për vepra të tjera. Së fundmi, ai ka mbajtur ekspozitën me titull “Lugano: Reflekse drite”. Shishja e dytë, me përmasa më të vogla, është e veshur me foto denoncuese kundër ndotjes, të cilat janë shkrepur në vende të ndryshme të botës.

Sipas dy artistëve, nëse vazhdohet kështu, pas 15 vitesh rrezikohet të ketë më shumë plastikë ssa peshq. “Kemi dashur ta vëmë në dukje këtë problem duke denoncuar përmes gjuhës së artit. Është e nevojshme të bëjmë më shumë për të ndërgjegjë­suar njerëzit. Dhe duhet të veprojmë shpejt”, janë shprehur ata.

Për Xhixhën dhe Braglian, Venecia është vendi i duhur për të ngritur zërin edhe përmes artit. “Duhet të shpëtojmë të ardhmen tonë”, shprehen artistët.

Zvicerani ka tërhequr vëmendjen në bienale me veprat e tij denoncuese për sa i përket temës së emigrimit.

Kemi dashur ta vëmë në dukje këtë problem duke denoncuar përmes gjuhës së artit. Është e nevojshme të bëjmë më shumë për të ndërgjegjë­suar njerëzit. Dhe duhet të veprojmë shpejt”, janë shprehur ata. Për Xhixhën dhe Braglia- n, Venecia është vendi i duhur për të ngritur zërin edhe përmes artit. “Duhet të shpëtojmë të ardhmen tonë”

 ??  ??
 ??  ?? Instalacio­ni “Mesazh në shishe” në Venecia
Instalacio­ni “Mesazh në shishe” në Venecia
 ??  ?? Artisti pamor dhe skulptori Helidon Xhixha
Artisti pamor dhe skulptori Helidon Xhixha
 ??  ??
 ??  ?? Të shtunën gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës në Venecia
Të shtunën gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës në Venecia
 ??  ?? Fotografi zviceran, Braglia dhe artisti shqiptar, Xhixha
Fotografi zviceran, Braglia dhe artisti shqiptar, Xhixha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania