Panorama (Albania)

Tradhtuan PD e LSI, sa para morën nga Ruçi deputetët e opozitës së re

Ruçi dorështrën­guar me të tijtë, i mban rrogën Gjiknurit, Xhafajt për mungesat në komisione

- ERVIN KOÇI

Që prej katër muajsh në Kuvendin e Shqipërisë janë ulur deputetët që zëvendësua­n mandatet e PD- së dhe të LSI- së.

Në media u komentua se ata pranuan mandatin e deputetit dhe dolën kundër linjës së partisë vetëm për përfitime financiare. Por sa para kanë marrë ata? Gazeta "Panorama" sjell të zbardhur pagesat që janë bërë në thesarin e shtetit për rrogat e secilit prej deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe përfitimet financiare që ata marrin për shkak të statusit të deputetit. Në një llogaritje të thjeshtë, një deputet i Kuvendit të Shqipërisë merr afërsisht 260 mijë lekë në muaj që vijnë nga rroga fikse si edhe përfitimet e tjera si rimbursim karburanti, telefoni, qiraje, hotele, honorarë për pjesëmarrj­e në punimet e komisionev­e apo të seancave plenare etj.. Periudha për të cilën janë publikuar të dhënat është edhe fushata elektorale ku Ruçi duket se nuk i toleruar deputetët që nuk morën pjesë në punimet e komisionev­e dhe s, eancave plenare duke i bërë publike edhe mungesat e tyre, por edhe sanksionet financiare. Nga dokumenti rezulton se Ruçi u ka mbajtur pagën shumë prej deputetëve socialistë, të cilët janë fokusuar në qarqet e tyre në kuadër të fushatës elektorale. Një nga më të penalizuar­it është pikërisht Damian Gjiknuri, të cilit vetëm për muajin qershor i janë mbajtur 10 mungesa. Pas tij, në këtë muaj vijnë Lefter Koka, Elda Hoti me 9 mungesa, kjo e fundit ka munguar për shkak se kur mori mandatin e deputetes ishte në prag të lindjes. Edhe Fatmir Xhafaj është ndër deputetët me më shumë m u n g e s a , me 8. Rroga mujore fikse e tyre është reduktuar për këtë periudhë, nga 120 mijë lekë në rreth 60 mijë lekë. Por edhe deputetët që hynë rishtaz në Parlament duket se kanë marrë përfitime të majme. Ata që morën mandatin të parët, rrjedhimis­ht, kanë përfituar edhe më shumë para, por edhe kanë qenë strikt në pjesëmarrj­en e tyre gjatë punimeve të komisionev­e, duke rritur përfitimet që vijnë nga statusi i deputetit. Këto përfitime, në shumicën e rasteve, kalojnë edhe rrogën bazë që kanë deputetët. Ilirjan Pendavinji, Edmond Leka, Edlira Bode, Xhevit Bushaj, Fadil Nasufi, Luan Harusha, Ediola Braha, Halil Jakimi, Nikolin Staka janë edhe deputetët që marrin më shumë dieta, qira banese etj., duke marrë në muaj rreth 180 mijë lekë. Por në listën e deputetëve të rinj bie në sy Erion Piciri, i cili hyri nga listat e PD- së, por ka refuzuar marrjen e pagës së deputetit si edhe bonuset e tjera.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Deputetët e Grupit Demokrat në Parlament
Deputetët e Grupit Demokrat në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania