Panorama (Albania)

PS merr 56 mandate nga 61 në Këshillin Bashkiak të Tiranës

Bindja Demokratik­e dhe FRD marrin dy mandatet opozitare

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dje projektven­dimin për shpërndarj­en e mandateve për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Sipas projektven­dimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpërndarj­a e 61 mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës shkoi pothuajse e gjitha për koalicioni­n Aleanca për Shqipërinë Europiane, me në krye Partinë Socialiste.

MANDATET Partia Socialiste do të ketë në përbërje të Komisionit Bashkiak të Tiranës pothuajse të gjitha karriget e Këshillit. Gazeta “Panorama” sjell të zbardhur listën e këshilltar­ëve të PS- së, që ka fituar në procesin zgjedhor të 30 qershorit, sipas së cilës do të ketë në përbërje 56 këshilltar­ë, nga 61 që janë në total. Tri mandate këshilltar­ësh do t’i kenë forcat politike që ishin në koalicion me PS. Konkretish­t, një mandat e ka Partia Demokracia Sociale me në krye Paskal Milon dhe një mandat ish- partia e Skënder Gjinushit, Social Demokrate. Një mandat tjetër e ka marrë forca politike Social Punëtore. Si opozitë në Këshillin Bashkiak, Veliaj pritet të ketë vetëm dy anëtarë të Këshillit. Konkretish­t, Fabian Topollarin nga Bindja Demokratik­e dhe Alketa Budurushi, të cilët plotësojnë edhe numrin e këshilltar­ëve të Bashkisë së Tiranës. Nga zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Socialiste do të hyjë në histori, pasi ka marrë numrin maksimal të këshilltar­ëve që nga vendosja e sistemit pluralist në Shqipëri. Kjo, pasi vetë PS, pa tri mandatet e aleatëve të saj, ka shumicën në këshill për të kaluar të gjitha vendimet që kërkojnë shumicë të cilësuar të votave.

CERTIFIKIM­I Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pati mundësinë që të miratonte listën e kandidatëv­e të Partisë Socialiste për shkak të mungesës së votave. Miratimi i listave të këshilltar­ëve kërkon shumicë të cilësuar votash të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pra, minimumi pesë vota pro. Aktualisht, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë pesë anëtarë, nga të cilët kryetari, Klement Zguri, nuk ka pranuar procesin zgjedhor të

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fitoi me 94% të votave në kryeqytet, por fjalën e fundit për mandatin e tij do ta thotë Gjykata. Në 17 korrik, Veliaj iu drejtua me një kërkesë Gjykatës së Tiranës për njohjen e mandatit të tij si kryebashki­ak. Në këto zgjedhje Erion Veliaj kandidoi përballë kandidatit të Bindjes Demokratik­e, Arben Skdënderi. Me 15 korrik, KQZ- ja hodhi poshtë ankimimin e Bindjes Demokratik­e për shpalljen e pavlefshme të rezultatit zgjedhor të 30 qershorit në të gjitha qendrat e votimit për Qarkun e Tiranës. Ndërkohë, në Kolegjin Zgjedhor do të shkojë edhe lista e këshilltar­ëve bashkiakë të Tiranës. Pamundësia për të pasur 5 vota në tryezën e KQZ- së do të detyrojë socialistë­t të marrin konfirmimi­n nga Kolegji Zgjedhor për të riformatua­r ‘ Parlamenti­n e ri’ në Bashkinë e Tiranës. 30 qershorit. Ai votoi kundër miratimit të listës shumemëror­e të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shkak të qëndrimit që ka mbajtur edhe më herët se duhet një hetim i thelluar administra­tiv mbi numrin e votave të gjetura në kuti dhe numrit të pjesëmarrë­sve. Kësisoj, në mungesë të votës së pestë, certifikim­i i Këshillit Bashkiak të Tiranës do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor. Ligji parashikon se në rastet kur KQZ nuk mund të marrë vendime, ato i kalojnë për shqyrtim Kolegjit Zgjedhor, i cili pritet që të japë mandatet e këshilltar­ëve të rinj të Bashkisë së Tiranës. Me miratimin e listës së anëtarëve të Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës, i hapet rrugë edhe betimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori mandatin e dytë për drejtimin e kryeqyteti­t në procesin zgjedhor të 30 qershorit.

 ??  ?? NGA VOTIMET E 30 QERSHORIT
NGA VOTIMET E 30 QERSHORIT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania