Panorama (Albania)

Kolegji ricertifik­on 30 qershorin, pranon kërkesat e PS për këshillat bashkiakë

Rrëzohen 5 ankimimet e Bindjes Demokratik­e. Topollari: Kemi ngritur një sistem zgjedhor, ku mbrohet ai që vjedh votat

- ERVIN KOÇI

Kolegji Zgjedhor vendosi dje të shpërndajë mandatet e këshilltar­ëve bashkiakë të 7 njësive vendore, duke i hapur rrugë betimit të kryebashki­akëve të parë, të dalë nga procesi zgjedhor i 30 qershorit.

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor pranuan dje kërkesat e Partisë Socialiste, të cilët kërkuan ndihmën e Kolegjit, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dështoi t’u jepte mandatin këshilltar­ëve. Vendimi i marrë dje nga Kolegji Zgjedhor mund të quhet edhe një ricertifik­im i procesit zgjedhor të 30 qershorit. Kjo, pasi Presidenti i Republikës ka nxjerrë një dekret, i cili anulonte këtë datë dhe caktonte datën 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Por Kolegji Zgjedhor, dje, mori nën shqyrtim kërkesat e Partisë Socialiste për shpërndarj­en e mandateve të këshilltar­ëve bashkiakë, kërkesë e cila u miratua, duke rrëzuar në mënyrë indirekte për herë të dytë Presidenti­n Meta. Partia Socialiste iu drejtua kësaj Gjykate, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka numrin e votave të nevojshme për të marrë vendime të tilla. Kjo, sepse Kodi Zgjedhor ka përcaktuar se shpërndarj­a e mandateve kërkon shumicë të cilësuar të votave të anëtarëve të KQZsë, pra, së paku 5 vota pro. Aktualisht, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë pesë anëtarë, por kryetari Klement Zguri ka kërkuar që të bëhet një hetim i thelluar administra­tiv dhe për rrjedhojë ka dhënë votën kundër për të gjitha kërkesat për shpërndarj­en e këshillave bashkiakë.

ANKIMIMET Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim dje edhe pesë kërkesa ankimore të Bindjes Demokratik­e. Bindja Demokratik­e kishte paraqitur në Kolegjin Zgjedhor kërkesën për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në pesë bashki të vendit. Sipas përfaqësue­sit ligjor të BD- së, Fabian Topollari, vëzhguesit e këtij subjekti zgjedhor kanë konstatuar shkelje gjatë procesit të votimit. Gjyqtarët nga ana e tyre i kërkuan prova Topollarit, por ky i fundit theksoi se provat janë brenda kutive të votimit dhe për rrjedhojë kishte paraqitur kërkesën ankimore pranë Kolegjit Zgjedhor, pasi më herët Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte votuar kundër hapjes së kutive. Pas vendimit të marrë nga Kolegji, i cili rrëzoi të gjitha pretendime­t e BD- së, përfaqësue­si ligjor theksoi se tanimë është ngritur një sistem ku mbrohet ai që vjedh votat. “Partia kryesore ka nevojë të vjedhë vota dhe vjedh vota kur ka një garë minimalist­e. Nga ana tjetër kemi ngritur një sistem zgjedhor ku mbrohet ai që vjedh votat dhe jo transparen­ca”, tha Topollari. Por në replikë me të, përfaqësue­si ligjor i PS- së theksoi para kamerave, se pretendime­t e BD janë të paqarta dhe thjesht politike, pa prova konkrete. “Pretendime­t e BD janë thjesht pretendime politike. Pretendime të një stine vere, që nuk e di se me kë e ka, a e ka me procesin, me votimet, por ju them që vetëm me procesin zgjedhor nuk ka asnjë pretendim”, theksoi përfaqësue­si i PS- së, Eridian Salianji. Kolegji Zgjedhor rrëzoi dje edhe pretendimi­n e kryetarit në detyrë të Bashkisë së Finiqit, Leonidha Hristos, i cili nuk e njeh rezultatin e dalë në këtë bashki, pasi u mund nga kandidati i koalicioni­t të PS- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania