Panorama (Albania)

Letra e PD për Kolegjin Zgjedhor para vendimeve: Prisni Kushtetues­en

-

Partia Demokratik­e i kërkoi përmes një shkrese zyrtare Kolegjit Zgjedhor të pezullojë dhënien e mandatave për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetues­e të vendosë për 30 qershorin. Letra e firmosur nga numri dy i demokratëv­e, Gazment Bardhi, i kërkonte Kolegjit Zgjedhor përpara se ai të vendoste për dhënien e mandateve për këshilltar­ët bashkiakë, që të priste vendimmarr­jen e Kushtetues­es për ankimimin që ka bërë Shoqata e Bashkive për vlerësimin e kushtetues­hmërisë për zgjedhjet e 30 qershorit. “Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka depozituar në Gjykatën Kushtetues­e një kërkesë për kushtetuts­hmërinë e votimeve të 30 qershorit, siç provohet edhe nga vërtetimi nr. S- 7 i aktit, datë 18.07.2019, i sekretarit të përgjithsh­ëm të Gjykatës Kushtetues­e, të cilin e gjeni bashkëlidh­ur. Pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetues­e, që lidhet me dekretin nr. 11199, datë 10.06.2019, dhe dekretin nr. 11211, datë 27.06.2019, të Presidenti­t të Republikës, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarj­en e mandateve të këshillive monopartia­kë bashkiakë. Sipas shkronjës ‘ a’ të nenit 297 të Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër. Në rastin konkret, Kolegji Zgjedhor nuk mund të vendosë pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetues­e mbi kushtetuts­hmërinë e dekreteve të Presidenti­t”, thuhet në letrën e firmosur nga Gazment Bardhi. Letra për pezullimin e shpërndarj­es se mandateve nga Kolegji i është dërguar për dijeni edhe ODIHR- it, ONM- së, BE- së dhe ambasadave kryesore në Tiranë. Në shkresën e tij, numri dy i demokratëv­e nuk i kurseu rezervat ndaj Kolegjit Zgjedhor për vendimmarr­jet e deritanish­me. Sipas tij, vendimet e deritanish­me të Kolegjit kanë qenë të pambështet­ura në ligj dhe të motivuara politikish­t, sipas interesit të qeverisë. Kërkesa e Partisë Demokratik­e ndaj Kolegjit Zgjedhor erdhi disa ditë pas një tjetër shkrese, që iu dërgua Kryeprokur­ores Arta Marku. Demokratët kërkuan nga drejtuesja e Prokuroris­ë të mos pengojë në hetimin e krimeve zgjedhore, që janë konsumuar në procesin e 30 qershorit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania