Panorama (Albania)

“Drejtësia ishte e kapur, donin ta mbanin Shqipërinë prapa”

Mosses: Jemi krah jush, Reforma i jep një formë të re së ardhmes

- ERVIN KOÇI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të qëndrojnë në krah të Shqipërisë deri në vënien në zbatim të Reformës në Drejtësi.

Ky ishte pohimi që bëri dje e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Leyla Mosses, gjatë inaugurimi­t të "Pallatit të Drejtësisë". "Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar krah Shqipërisë dhe i kanë nxitur këto ndryshime të mëdha. Ne qëndruam krah Shqipërisë kur reformat u miratuan njëzëri tre vjet më parë. Ne kemi qëndruar krah Shqipërisë kur filloi rivlerësim­i dhe ndërsa ka pastruar sistemin e drejtësisë. Ne kemi qëndruar krah Shqipërisë gjatë krijimit të Këshillave të Gjyqësorit dhe të Prokuroris­ë. Ne jemi duke qëndruar krah Shqipërisë ndërsa po ngrihet SPAK- u. Jini të sigurt, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Shqipërisë ndërsa Reforma në Drejtësi i jep një formë të re së ardhmes tuaj", theksoi zëvendësam­basadorja e SHBA- së në Tiranë. Në vijim të fjalës së saj, ajo kujtoi miratimin e ndryshimev­e kushtetues­e, ku theksoi se mesnata e 22 korrikut solli ndryshimin e sistemit të dreqësisë që, sipas saj, ishte i kapur me kohë nga korrupsion­i. "Votimi filloi pas mesnatës, më 22 korrik. Ishte unanim- të gjithë votuan për të bërë këto ndryshime historike. Ky votim tregon se çfarë mund të bëjnë udhëheqësi­t e Shqipërisë kur punojnë së bashku për të mirën e përbashkët. Prej orës 1 të mëngjesit, Shqipëria kishte një të ardhme të re, sepse politikanë­t shqiptarë kishin vizionin për të luftuar së bashku korrupsion­in dhe për të ecur përpara drejt realizimit të ëndrrave të pranimit në BE. Kjo ishte tre vjet më parë. Shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë. Shqipëria miratoi ligje për zbatimin e Kushtetutë­s dhe më pas krijoi një Komision dhe një Kolegj Apelimi për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ( vetingun). Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara krijuan Operacioni­n Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. Ky model i rivlerësim­it të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ka qenë themeli për pjesën tjetër të reformave që duhet të ndodhin. Tani, një numër i madh - mbi 15 për qind - i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e janë rivlerësua­r. Disa kanë kaluar rivlerësim­in dhe shumë kanë dështuar. Kjo përfshin gjyqtarët në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetues­e. Disa thonë se ky është një problem, por ne besojmë se kjo tregon që rivlerësim­i po funksionon dhe nënvizon se pse Reforma në Drejtësi ishte e nevojshme: Sistemi i vjetër i drejtësisë ishte kapur shumë kohë më parë. Ishte i kapur nga korrupsion­i dhe nga ata që veprojnë në hije për të mbajtur Shqipërinë prapa. Reforma në Drejtësi e theu atë kapje të paligjshme të sistemit të drejtësisë dhe po ua kthen atë njerëzve", theksoi ajo.

 ??  ?? E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Leyla Mosses
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Leyla Mosses

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania