Panorama (Albania)

Xhafaj: Akuzat për drejtësinë, për ta delegjitim­uar

"Prokuroria ishte e mbërthyer nga drejtues të korruptuar"

-

Në kuadër të trevjetori­t të ndryshimev­e kushtetues­e për Reformën në Drejtësi, Kuvendi organizoi një tryezë për promovimin e botimit të dytë parlamenta­r mbi këtë proces. Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, ish- kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamenta­r për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, theksoi se "periudha tranzitore do të kapërcehet shumë shpejt dhe se gjërat do të shkojnë në vendin e tyre, ku të gjithë do të shohin qartazi vlerat e asaj çfarë kemi ideuar dhe ndërtuar përmes vështirësi­ve e pengesave të shumta". Gjatë fjalës së tij, ish- ministri i Brendshëm u ndal edhe te kritikat e opozitës ndaj Reformës në Drejtësi, për të cilat argumenton se "disa vijnë nga mosnjohja, disa nga xhelozia e natyra nihiliste e autorëve, por një shumicë janë në funksion të qëllimit për delegjitim­imin e procesit, zbehjen e vlerave dhe besueshmër­isë së tij". "Dikush qan hallin e drejtësisë së vonuar, duke kujtuar numrin e madh të dosjeve në rafte, disa të tjerë nuk dinë se çfarë kërkojnë dhe çirren se reforma po kapet! Harrojnë se deri dje Gjykata e Lartë ishte aty e tëra dhe ishin mijëra çështje në raftet e saj prej vitesh, ashtu sikundër janë me mijëra dosje në pritje dhe me vite vonesë apo në zvarritje dekadash në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Sigurisht, më mirë një vit vonesë se sa një drejtësi e blerë dhe e shitur si mall nën pushtetin e fuqisë së pushtetit apo të fortit të parasë apo krimit. Ndërkohë që deri dje, Gjykata Kushtetues­e, Gjykata e Lartë dhe çdo institucio­n i sistemit dhe vetë karriera e gjyqtarëve e prokurorëv­e përcaktohe­j nga politika, nga vullneti i pushtetit të radhës, ndërsa drejtësia e re që po ngremë përmes kësaj reforme garanton që qëndrueshm­ëria, karriera dhe promovimi i prokurorëv­e dhe gjyqtarëve nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe pushtetin, po me vlerat dhe integritet­in", nënvizon Xhafaj. Ai bëri një krahasim me drejtësinë e para tre viteve me të tanishmen, duke nënvizuar se: "Prokuroria e djeshme ishte e mbërthyer nga drejtues të paaftë, të korruptuar dhe shërbëtorë militantë politikë dhe nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me institucio­net e reja të drejtësisë penale, me SPAK dhe BKH të formuar me gjyqtarë, prokurorë e policë të skanuar në filtrat e vetingut, të emëruar mbi një proces konkurrimi pa asnjë pikëlidhje me politikën dhe kryesorja nën një monitorim të fortë ndërkombët­ar nga misionet e asistencës të SHBA- ve e BE- së". Fjalë përshëndet­ëse në këtë aktivitet mbajti edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili theksoi se kjo reformë është pa kthim. "Dëshiroj të rikonfirmo­j qëndrimin tim personal dhe të Kuvendit të Shqipërisë se Reforma në Drejtësi është e pakthyeshm­e dhe e panegociue­shme. Për arsyen e thjeshtë se ajo është e dëshiruar për të gjithë qytetarët dhe se destinacio­ni europian, fati dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të negociohen. Por ritheksoj se as Reforma në Drejtësi, as vetingu, as ngritja e institucio­neve të reja të sistemit nuk janë qëllim në vetvete. Sfida e vërtetë e reformës është dhënia e drejtësisë dhe barazia reale e shtetasve para ligjit. Për këtë, secili në këtë sallë e jashtë saj duhet të reflektojë e të zhvillojë përgjegjës­itë e veta", tha ai.

 ??  ?? Dje, gjatë ceremonisë në Kuvend
Dje, gjatë ceremonisë në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania