Panorama (Albania)

Basha: Kush është pjesë e aferës së Teatrit, e pret burgu

“Gropa që po mendojnë se do t’i hapin Teatrit, do jetë gropa e tyre”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka paralajmër­uar këdo që do të angazhohet në projektin e prishjes së Teatrit Kombëtar dhe rindërtimi­t të tij, se do të përgjigjen para drejtësisë për korrupsion­in masiv që po kryejnë. Ndërkohë që godina e Teatrit Kombëtar ka nisur të boshatiset nga pajisjet e brendshme dhe Bashkia e Tiranës ka hapur një tender për prishjen e godinës, Basha ka akuzuar kreun e qeverisë për zhvillimin e një projekti kriminal. “Projekti i Teatrit Kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i Unazës, ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psikik, që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë. Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendës, çdo funksionar­i, çdo drejtuesi nga më i parëndësis­hmi te Edi Rama, se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po u bëjnë pasurive dhe parave publike”, tha Basha. Kreu i opozitës ka garantuar se në qeverisjen e PD- së, të gjithë ata që po abuzojnë me paratë publike të shqiptarëv­e, i pret burgu. “Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’u them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e Teatrit, do të jetë gropa e tyre”, theksoi kreu i demokratëv­e. Në një postim në “Facebook’, Basha ka rikujtuar edhe një herë mënyrën përmes së cilës demokratët do të zbulojnë korrupsion­in në nivelet e larta nga zyrtarët e PS- së. “Ndiq paranë: 4 hapa për zhdukjen e ndikimit dhe pasojave të grabitjes së vendit nga Rama me një grusht kriminelës­h dhe oligarkësh. Do të ndjekim, gjurmojmë dhe zbulojmë origjinën e parave të përdorura. Do të zbulojmë destinacio­nin e parave të marra nga buxheti”, ka premtuar kryedemoka­ti.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania