Panorama (Albania)

Sot Asambleja e PS, Rama llogari për 30 qershorin e rezultatet në çdo bashki

Nga pjesëmarrj­a në zgjedhje, te performanc­a e ministrave, çfarë do të diskutojnë socialistë­t përpara se të nisin zyrtarisht pushimet

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Socialiste u shpall fituese absolute në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, por pavarësish­t kësaj, rezultati i marrë në çdo bashki do të jetë objekt i mbledhjes së sotme të Asamblesë Kombëtare.

Kreu i PS- së, njëherësh Kryeminist­ri Edi Rama, pritet të kërkojë shpjegime nga drejtuesit politikë të PSsë, por edhe kryebashki­akët e zgjedhur për pjesëmarrj­en dhe rezultatet në zgjedhjet e 30 qershorit. “Panorama” ka siguruar axhendën e punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS- së, e cila do të mbahet sot në orën 16: 00. Axhenda Punimet e Asamblesë së PS- së do të nisin me fjalën e Kryeminist­rit Rama, i cili pritet të japë krahas opinioneve të tij për procesin e 30 qershorit, edhe një mesazh politik për kundërshta­rët e tij në opozitë. Një javë më parë, pas mbledhjes së Kryesisë kreu i qeverisë u tregua i gatshëm për dialog me opozitën, për të diskutuar mbi sfidat që ka vendi. “Ne jemi të disponuesh­ëm për t’u ulur në tryezë për të diskutuar për sfidat e vendit dhe çka është e rëndësishm­e në funksion të rregullave të lojës. Për sa i përket Kushtetutë­s, ligjshmëri­së nga njëra anë dhe mandatit tonë qeverisës, nuk janë çështje që i kemi në diskutim me askënd tjetër. Jemi një shumicë që kemi detyrim që të forcojmë kulturën e ligjit dhe ligjshmëri­në në çdo aspekt dhe që kemi detyrim që të mbajmë me nder dhe dinjitet një mandat që na është dhënë deri në 2021", deklaroi Rama. Ndërkohë, pas fjalës së Ramës, socialistë­t do të bëjnë një analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Analiza do pasohet me shqyrtimin dhe miratimin e projektven­dimit për organizimi­n dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithsh­me në parti. Pikë e katërt e rendit të ditës në Asamble do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i projektudh­ëzimit për zgjedhjet e reja të përgjithsh­me në parti dhe në fund do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i projektudh­ëzimit për kriteret përzgjedhë­se për delegatët e Kongresit dhe kryetarët e partisë të bashkive. Socialistë­t në vjeshtë pritet të shkojnë në zgjedhje të brendshme, ku nga kryetari i PS- së Edi Rama dhe të gjithë drejtuesit në rrethe do të kërkojnë një mandat të ri brenda forcës së tyre politike.

QEVERIA Në punimet e sotme të Asamblesë së PS- së pritet që Kryeminist­ri Rama të vlerësojë edhe performanc­ën e disa ministrave, që disa muaj më parë i ngarkoi me detyra specifike. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë, Rama iu la afat ministrave Ogerta Mansterliu dhe Blendi Klosi për të përmbushur detyrat deri në korrik, në rast të kundërt do të bënte ndryshime. Por opsionin e ndryshimev­e në kabinetin e tij qeverisës e rrëzoi vetë Rama një javë më parë, kur tha se s’ka asnjë nevojë për lëvizje. “Nuk ka ndryshime në qeveri, janë fantazi që burojnë nga temperatur­at e larta. Nuk kam deklaruar që do të ketë ndryshime, kam thënë që ka një sërë detyrash që duhen bërë dhe nëse janë plotësuar, s’ka asnjë nevojë për ndryshime”, deklaroi Kryeminist­ri. Ndërkohë, në kampin opozitar janë të bindur se në vjeshtë politika shqiptare do të ketë ndryshime të forta, që do të pasohen me zgjedhje të parakohshm­e. Por për Edi Ramën, mandati i qeverisë është i panegociue­shëm dhe ka garantuar se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në vitin 2021.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania