Panorama (Albania)

"Ose të dënojnë një kriminel, ose të lirojnë një të pafajshëm"

-

Pas daljes nga Gjykata, në një prononcim për mediat Saimir Tahiri u shpreh se gjyqi i tij po zvarritet kot dhe se po kalon çdo limit. Duke renditur arsyet e 4 rasteve që është shtyrë procesi, Tahiri tha se tashmë është kaluar çdo limit dhe duhet të vendoset: ose të dënohet një kriminel, ose të lirohet një i pafajshëm. "Di të them që po zgjatet përtej çdo limiti. Jam i gatshëm ta mbroj veten çdo sekondë, nuk e kuptoj si Prokuroria nuk është e gatshme në minutën më të parë që i jepet arsyeja, të marrë vendimin mbi parimin që, ose të dënojë një kriminel, ose të lërë të qetë një njeri të pafajshëm", tha ai. Çfarë komenti keni për shtyrjen e gjyqit? U bënë dy vite dhe besoj se edhe shtyrja e sotme është e tepërt. Me pretendimi­n se është para gushtit dhe gushti është pushim, më duket akoma më e tepërt. Mendoj se ishin të gjitha kushtet që të bëhej një gjykim i pandërprer­ë, siç e kërkon edhe Kodi, edhe ligji, siç duhet të jetë normalisht për një çështje të tillë. Tani është shtyrë për në shtator kjo histori. Ju nuk u lodhët këto 2 vite që e ndiqni këtë histori? Se unë nuk u lodha se... A mendoni se ka zvarritje të qëllimtë nga Gjykata? Jua thashë edhe radhën e kaluar. Nuk dua t'i vë asnjë emër, thjesht dua të them se po zgjatet përtej çdo limiti të arsyeshëm. Jam plotësisht i gatshëm ta mbroj veten çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë. Nuk e kuptoj se si Prokuroria, që ka dy vite që merret me këtë çështje, nuk është e gatshme ta bëjë këtë në minutën më të parë që i jepet arsyeja, me parimin ose të dënojë një kriminel, ose të lërë të lirë një të pafajshëm. Kaq e thjeshtë. Mua më duket e tepërt. Tani nuk kam çfarë të bëj sepse vendimi u mor. Çfarë kisha për ta thënë, e thashë edhe në seancë. U shty herën e parë për çështje poste, u shty herën e dytë për çështje policësh, u shty herën e tretë për çështje letrash dhe herën e katërt për shkak se gushti është pushim. Për dokumentet e gjetura, çfarë komenti keni? Shyqyr që u gjeten dokumentet. Të uroj Prokurorin­ë që pas gati një jave arriti të gjejë, jo të gjejë se as nuk i gjeti, por për t'i përkthyer prapë. Në shator shkojnë ngelësit, a do të kaloni ju? Unë maksimumi në shkollë kam bërë 20 për qind të mungesave, në vjeshtë nuk kam shkuar ndonjëherë. Nuk shkova unë në vjeshtë, shkoi Prokuroria. Do jeni më i thinjur në shtator? Kjo histori në fillimet e shtetit ka nisur me burra me mustaqe e ka përfunduar me burra me botoks, por unë nuk jam ky model.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania