Panorama (Albania)

Pakti për universite­tin, raporti: Nuk solli progres

“S’ka veting për pedagogët, biblioteka dixhitale ineficient­e”

- BESARTA BASHA

Pakti i qeverisë, në përgjigje të zemërimit studentor të dhjetorit të vitit të shkuar, rezulton me 11 vendime dhe 4 urdhra boshe, së paku në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Në këtë përfundim ka arritur organizata joqeverita­re “Qëndresa qytetare” në vëzhgimin e detajuar të zbatimit të pikave në paktin për universite­tin. Sipas saj, deri tani, nuk është shënuar asnjë progres për përmirësim­in e cilësisë së arsimit, përzgjedhj­a e anëtarëve të bordit nga studentët u bë pa transparen­cë e përtej afateve, ndërsa konviktet dhe karta studentore janë zbatuar vetëm pjesërisht. Nisur nga kjo, organizata i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë që në pak muaj të mbetur nga ky vit, të marrë përsipër përgjegjës­itë që i ka ngarkuar vetes. ECURIA E PAKTIT Ndër të paktat aspekte pozitive të paktit, është fakti se studentët janë pyetur, edhe pse ende nuk janë shpallur rezultatet e sondazhit kombëtar, ndonëse duhej të ishte bërë publik në muajin maj. Por, nga ana tjetër, ky sondazh ka shmangur fenomene të rënda në arsim, si korrupsion­i për raste dhe emra specifikë, të cilët vetë studentët i kanë bërë publikë gjatë protestës dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë për ta. Por jo vetëm kaq. Pedagogëve nuk iu është bërë ende as vetingu i titujve shkencorë, duke e bërë këtë një premtim të pambajtur të qeverisë, e cila nuk resht së akuzuari universite­tet për këtë përgjegjës­i. Në gjashtë muajt e parë të vitit, rezulton se asnjë titull shkencor apo kontroll antiplagji­aturë nuk është kryer. Sa i takon kartës studentore, sipas monitorimt, përfituesi­t e vetëm janë studentët e kryeqyteti­t, të cilët kanë shërbime të cunguara. Nga 40 shërbime të ofruara nga Bashkia e Tiranës, ka mangësi në shërbime bazike si transporti, ushqimi, kancelarit­ë, librat dhe komunikaci­oni. Përfaqësia në bordet e administri­mit është një tjetër premtim shterpë. “35 anëtarët e rinj të bordit, përfaqësue­s të MASR, u premtuan të ishin figura publike. Por vetëm 13 janë të tillë, 18 janë funksionar­ë të administra­tës publike, 8 nga bota akademike, 6 nga shoqëria civile dhe 3 nga fusha e gazetarisë”. Gjithsesi, edhe kjo pikë është përmbushur jashtë afateve, pa transparen­cë dhe pjesëmarrj­e të ulët. Biblioteka dixhitale, një premtim i realizuar dhe që ka kushtuar gati 688 mijë dollarë, rezulton ineficient­e për masën e gjerë të studentëve tanë. Me mijëra tituj e materiales­h shkencore në gjuhë të huaj, e cila nuk përputhet kurrsesi me kurrikulat tona mësimore. Po ashtu, transparen­ca e universite­teve ngelet në nivel minimal. Portali i krijuar me të njëjtin emër u- transparen­ca, përmban të dhëna zyrtare mbi cv e pedagogëve dhe anëtarëve të bordeve, por shfaq problemati­ka në zbardhjen e vendimeve të bordeve, prokurimet publike dhe treguesit financiarë. Të dhënat e raportit janë marrë nga shfletimet e fletores zyrtare, aktet e qeverisë, takimet periodike me studentët dhe kontaktet me institucio­net e përfshira për implementi­min e paktit për universite­tin.

 ??  ?? Premtimet e Qeverisë dhe niveli i realizimit
Premtimet e Qeverisë dhe niveli i realizimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania