Panorama (Albania)

Kopshti Botanik i kalon Bashkisë, FSHN: Të tërhiqet

“Vendim arbitrar i qeverisë, bie ndesh me ligjin e arsimit”

-

Pesë ditë pasi qeveria miratoi vendimin për të kaluar në pronësi të Bashkisë Tiranë një sipërfaqe toke të Kopshtit Botanik, ku pedagogët e Shkencave të Natyrës kryenin punën kërkimore- shkencore vjen reagimi i ashpër i fakultetit. Në një mbledhje të jashtëzako­nshme, ata shprehen unanimisht kundër këtij vendimi, duke i kërkuar qeverisë të tërhiqet me shpejtësi. Në të kundërt, do të ndërmarrin hapa të tjerë. “Kjo deklaratë është hapi i parë i reagimit zyrtar dhe publik të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universite­tit të Tiranës në kundërshti­m të këtij vendimi, me besim që reagimi i qeverisë për tërheqjen e tij të jetë sa më i shpejtë. Në të kundërt, ne jemi të vendosur për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për anulimin e kësaj VKM- je në mbrojtje të Kopshtit Botanik, si aset kombëtar kërkimor dhe mësimor i pazëvendës­ueshëm”. Në deklaratën e pedagogëve thuhet se vendimi arbitrar bie ndesh me VKM- në e vitit 1965 për krijimin e Kopshtit Botanik e madje dhe me ligjin aktual të arsimit të lartë, ku cenohet rëndë autonomia dhe liria akademike. “Vendimi për kalimin në pronësi dhe administri­m të Bashkisë jo vetëm cenon rëndë autonominë dhe lirinë akademike, duke rënë ndesh me ligjin e arsimit të lartë, por dhe do të bënte të pamundur funksionin e këtij institucio­ni, produkt i punës së përkushtua­r mëse 60- vjeçare të brezave të pedagogëve e studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës”. FSHN është shumë skeptike me fatin e pronës në fjalë, duke përmendur një sërë përvojash të hidhura të ngjashme që ka pasur, si me Muzeun e Shkencave të Natyrës, Departamen­tin e Bioteknolo­gjisë e deri te godina 2- katëshe po në Kopshtin Botanik, që sot nuk është më. Gjithsesi, sot për sot kemi vetëm një vendim qeverie, ku citohet se bashkia do t’i përdorë ato për ushtruar funksionet e veta dhe asnjë deklaratë nga ana e saj që e specifikon atë. Sipas vendimit, Bashkia e Tiranës dhe universite­ti lidhin një marrëveshj­e me qëllim garantimin e ushtrimit të aktiviteti­t mësimor e të veprimtari­ve kërkimore- shkencore të universite­tit në pasurinë që prej pak ditësh i kaloi bashkisë. Po ashtu, kjo e fundit nuk lejohet të ndryshojë destinacio­nin e saj apo t’i tjetërsojë pronat e marra me vendim qeverie.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania