Panorama (Albania)

Informalit­eti, Ibrahimaj: Do kontrolloh­en 6200 biznese 6200 BIZNESE

Drejtoresh­a e Tatimeve: Sektorët me risk të lartë, turizmi e ndërtimi

-

Për një periudhë trejavore, nga 1064 biznese të kontrollua­ra, 367 janë konstatuar me shkelje. Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për mediat ka dhënë detaje mbi inspektime­t e kryera përgjatë muajit korrik të këtij viti në kuadër të aksionit anti-= informalit­et. Ibrahimaj ka paralajmër­uar bizneset se do të përballen me masa nëse nuk raportojnë xhiron ditore në mënyrë të rregullt. "Asnjë sipërmarrë­s nuk mundet që të pasurohet duke shkelur ligjet në kurriz të të tjerëve. Nuk do të ketë më bare, lokale apo hotele që operojnë në treg pa NIPT. Nuk mund të ketë biznese që raportojnë xhiro sa një ambulant. Kjo bie ndesh me parimet e barazisë në treg, bie në kurriz të qytetarëve që kërkojnë me të drejtë shërbime publike të merituara, sepse ata paguajnë TVSH në çdo blerje që bëjnë, por kjo humbet në xhepat e biznesit që nuk e deklarojnë atë. Administra­ta Tatimore dhe veçanërish­t Strukturat e Monitorimi­t në Terren, po zbatojnë këtë plan operaciona­l kundër informalit­etit, i cili do të jetë sistematik, i bashkërend­uar edhe me institucio­ne të linjës, të koordinuar nga Ministria e Financave në të gjithë territorin e vendit".

AKSIONI Për periudhën e mbetur të vitit, vuri në dukje më tej drejtoresh­a e Tatimeve, do të jenë më shumë se 6200 biznese që do të kontrolloh­en. "Deri në fund të vitit do të kontrolloh­en 6200 subjekte, nga sektorët e evidentuar me risk të lartë si turizmi, ndërtimi, karburante­t, të cilët do të kontrolloh­en, por lufta kundër informalit­etit do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurrenc­ën e ndershme në treg. Administra­ta Tatimore do të vijojë të informojë të gjitha subjektet dhe qytetarin shqiptar me informacio­nin e nevojshëm orientues për deklarimin tatimor, në përputhje me ligjin dhe procedurat tatimore. Së shpejti do të kemi edhe një aplikacion ' Stop Informalit­etit', për të lehtësuar këtë komunikim", theksoi Ibrahimaj.

BILANCI Sipas saj, gjatë periudhës 01- 21 korrik janë kontrollua­r 1,064 subjekte. Në 367 prej tyre janë konstatuar shkelje të legjislaci­onit tatimor, nga ku 62 subjekte janë konstatuar të paregjistr­uara në organet tatimore, për të cilat është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrim­it të tyre, 53 tatimpague­s janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklarua­r, 106 tatimpague­s të penalizuar për moslëshimi­n e kuponit tatimor ( rasti i parë), ndërsa 12 tatimpague­sve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarik­e për moslëshim kuponi tatimor ( hera e dytë). Pjesa tjetër për mungesë të kasave fiksle dhe disponim të mallrave pa dokumentac­ion tatimor.

 ??  ?? Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, Delina Ibrahimaj
Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, Delina Ibrahimaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania